
Ka një konflikt të madh brenda mediave, ata që raportojë, investigojnë apo denoncojnë dhe pjesa tjetër që është media e korruptuar, media e aferave, e pushtetit, media e korrupsionit dhe hajdutëve, media anonime, media e atyre që mohojnë atë që kanë shkruar, media e atyre që në fakt nuk duhet të quhet e është e tillë, por është thjesht një llum.
Ne në CNA duhet t’u bëjmë qejfin atyre, duhet të shkruajmë për ato që duan ata, jo për ata që janë përfitues koncesionesh, hajdutë pushteti, pushtetarë, politikanë, vjedhësit e Shqipërisë. Aq të pështirë janë sa donin t’u mbushnin mendjen shqiptarëve se afera qindra miliona euro e inceneratorëve nuk ekzistonte dhe inceneratori ishte ndërtuar. Kjo më minimalja se ju bëjnë lavazh trush përditë me sukseset e pushtetit. (Lexo këtu)

Në qoftë se ne nuk shkruajmë për ata, ata janë të lumtur, duhet të bëjmë marrëveshje me ta sepse duhet t’u themi se nuk shkruajmë për hajdutin filan që të paguan ty, për hajdutin fistek që s’të paguan ty.
Ne s’duhet të shkruajmë për dosjen “5D”, as për inceneratorët, s’duhet të shkruajmë as për Erion Veliajn, as për ligjin e Arsimit të Lartë, s’duhet të shkruajmë as për Sandër Lleshajn, as për “BMW” dhjetëra mijëra euro, s’duhet të shkruajmë për korrupsionin e qeverisë, s’duhet të shkruajmë për skandalet e Edi Ramës, s’duhet të shkruajmë për ministrat e tij, s’duhet të shkruajmë për Frida Krifcën, për Ilir Beqajn, s’duhet të shkruajmë për çdo personazh tjetër, edhe për ata që janë në burg, qoftë. Ne duhet të shkruajmë dhe themi çfarë thonë ata, banda mediatike e kapur e pushtetit dhe langonjtë e lirë të Rilindjes, që sillen sikur kafshojnë, por në fakt prej kohësh u kanë rënë dhëmbët e krimbur. (Lexo këtu)

Po nuk shkruam për ta, ne jemi më të mirët, ne nuk do të kemi probleme e në rast se shkruajmë për hajdutët, korrupsionin, skandalet e pushtetit, gjobaxhinjtë, për të droguarit e kapur me armë, për ata të cilët janë në hetim dhe për ata të dënuar për shpifje dhe fyerje është problem i madh.
Është e thjeshtë për ta kuptuar. Duhet të jesh pjesë e sistemit të marrëveshjes së medias sepse kështu funksionon në Shqipëri.
Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën, atë fytyrën e ndyrë të korrupsionit, të pisllëqeve, të qelbësirllëqeve që ndodhin ditë e natë e që janë dhimbja e shpirtit të shqiptarëve. Shqipëria e bukur e vjedhur çdo ditë. (Lexo këtu)
Duhet të jesh pjesë e këtyre marrëveshjeve, ndryshe ke luftë, ndryshe sulmohesh, anatemohesh për kauzat, për çështjet që flet, duhet të zgjedhin ata për kë ti duhet të investigosh, për kë do të flasësh.

Në rast se ata marrin lekë te një kompani, e cila fiton koncesione në cash ti duhet të heshtësh, në rast se ti flet për inceneratorët nga të cilët ata kanë marrë para ti duhet të heshtësh, në rast se ti flet për kallëzimet e tyre të rreme ti duhet të heshtësh, në rast se flet se ata janë kapur me armë dhe drogë ti duhet të heshtësh, në rast se flet se ata përfitojnë para pushteti, buxheti, taksat e shqiptarëve ti duhet të heshtësh, se po nuk heshte ata t’i bëjnë të gjitha. E kush po shqetësohet se çfarë thonë ata? Thjesht fërkojnë barkun e tyre të llumosur.
Dikush është Rilindas, dikush 99-ç, dikush lëpirës i prapanicës së zdromsit të Tiranës e dikush tjetër gjoja opozitar. Në finale ka vetëm një dekoratë, dekorata e tyre është dekorata e qelbësirave të korrupsionit të pushtetit, klientelizmit dhe asgjë më shumë sesa kaq, ndaj dhe vazhdojnë flasin, pëllasin, çirren e grinden.
Ky llum që tashmë është bërë një grup i madh, një grup përndjekësish, një grup gjobaxhinjsh, një grup të droguarish që nuk ndalen së lëpiri prapanica, duke ia bërë zdromsit aq të pastër sa ta ketë gati për te vendi që e pret.

Atje ku duhet të shkojnë ata që kanë abuzuar dhe kanë vjedhur fondet, me tenderët, me taksat e shqiptarëve të varfër, të cilët i kanë futur në xhepat e tyre. Emra janë pafund, mëkatarë në këtë jetë janë të shumtë, por ata të cilët zgjedhin që mëkatin dhe ndyrësinë ta kenë dekoratë le ta marrin si fitore.
Një fitues me dekoratë në qafë, me llumin e lëpirjes të gjobës, të shantazhit, krimit dhe kërcënimit nuk është asgjë më shumë sesa një individ apo grup individësh që thjesht dhe vetëm duhet neveritur, dhe nga ana tjetër duke e lënë mënjanë, kur e shikon në rrugë nuk ka nevojë ta pështysh, mjafton që pështymën të mos e hedhësh në trotuar për të treguar sërish se ke etikë dhe edukatë, nuk je si pështymat që ata i kanë në surratin e tyre./ CNA
Njihet si një frikacak në polikë, prej muajsh i trembu...
Deri ditën që Erion Veliaj u bë kryetar i Bashkisë Tir...
Sezoni paralamentar në pjesën e parë të këtij viti u m...
Kontrollit të Lartë të Shtetit prej 4 muajsh po i bëhe...
Çdo ditë po qartësohet se si Komisioni “Xhafaj” në bas...
Gjithnjë e më shumë po konfigurohet një grup brenda Partis...
Një ditë më parë u njoftua ardhja në Shqipëri e të nga...
Në fakt nuk duhet quajtur një realitet i humbur i o...
Që prej gushtit të vitit 2023, David Wisner është amba...
Ish-zëvendëskryeministri, ish-deputeti i PS-së, ish-mi...
Është një histori e vjetër “Alibaba me 40 hajdutë”, në...
Erion Veliaj, kryebashkiaku skandaloz i Tiranës, i aku...
Një komision me një qëllim politik, goditjen e SPAK-ut...
Më shumë se 6 muaj më parë CNA raportoi se gjoja në em...
Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend pasi bëri lid...
Po sikur të gjithë të jemi ngatërruar? Zelli me të ci...
Kreu i SPAK-ut ka qenë ditën e hënë në Kuvend ku për 4...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton në ...
Opozita dje thirri një protestë. Sali Berisha qëndron ...
Drejtorët hajdutë të Erion Veliajt u denoncuan publiki...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...