LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas skandalit të audiopërgjimeve/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet për Adriatik Doçin

25 Mars 2023, 12:00, Aktualitet CNA
Pas skandalit të audiopërgjimeve/ Prokuroria e Tiranës nis
Gazetari, Adriatik Doçi

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për gazetarin Adriatik Doçi, për të cilin janë publikuar të paktën 4 audiopërgjime, këto të fundit janë bërë publike prej dy ditësh.

Audiopërgjimet kanë nxjerrë zbuluar si shantazhues, kërcënues dhe gjobaxhi, Adriatik Doçin, i cili tregon me zë se si në rolin në gazetarit me një portal anonim në emër të dikujt tjetër, vendosen  gjoba politikanëve, bizneseve, gjyqtarëve e prokurorëve.

Pas fillimit të hetimeve për audiopërgjmin, disa personazhe të tjerë jopublike dhe të botës së biznesit, kanë ngritur kallëzime ndaj Doçit dhe “Prapaskenës” së tij.  Në Gjykata ka pasur disa kallëzime penale e civile ndaj Adriatik Doçit, që janë në process por edhe dënime.

Ndërsa bëhet me dije se dhe një tjetër kallëzim po cohet në SPAK, duke kërkuar hetimin e Adritik Doçit dhe disa gazetarëve të tjerë, si njerëz të paguar dhe përdorur nga njerzit e inceneratorëve për shantazh dhe kërcënim, apo fshehje e së vërtetës dhe devijim i hetimeve.

Skandali me përgjimet

Sipas audiopërgjimit të parë që është publikuar në këtë link, del qartazi pse sulmohen dhjetëra biznese dhe cilat janë interesat e një gazetari, i cili punon dhe paguhet nga Carlo Bollino, që në fakt portalin e Doçit e ka quajtur një media gjobëvënëse.

Në audiopërgjimin e dytë, që mund ta ndiqni në këtë link, Doçi tregon hapur se si sulmon zyrtarë, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, drejtorë dhe ministra për interesat e tij.

Doçi që punon dhe paguhet nga Carlo Bollino, tregon se nuk ka rëndësi nëse informacionet janë të sakta apo jo dhe se lajmet i përpunon vetë.

Ndërsa audiopërgjimii të tretë, që mund ta gjeni në këtë link, implikon edhe më tepër gazetarin.

Këtë herë ai flet për shumat e parave që merr nga reklamat, duke listuar edhe çmimet që mund të marrë nga personat, të cilët merren me drogë dhe jo vetëm.

Sipas Doçit, ai ka marrëveshje biznesi në formë reklamash dhe merr nga ato, shuma që variojnë nga 300-2000 euro.

Në audiopërgjimin e radhës, i cili është i katërti në rradhë dhe mund ta gjeni në këtë link, gazetari Adriatik Doçi rrëfen se si shantazhoi gjyqtarin e gjykatës Elbasan për llogari të një grupi kriminal droge.

Doçi tregon se një gjyqtar në Elbasan, mori para nga grupet kriminale të drogës dhe kërkonte favore seksuale nga vajza të mitura.

Duke shfrytëzuar këto informacione, Doçi e publikoi skandalin për llogari të grupeve kriminale dhe e çoi gjyqtarin te miku i tij, që ishte pjesë e grupit kriminal të drogës, për të bërë marrëveshje.

Pas publikimit të dy audiopërgjimeve të para, gazetari gjobëvënës ka sharë, ofenduar dhe kërcënuar, gazetarin që ka bërë publik dy audiopërgjimet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Naim Noka, gazetari dhe redaktori i portalit ku janë publikuar audiopërgjimet, shkruan se nuk shantazhohet dhe as frikësohet nga “sms”-të e Doçit./CNA

 

 
 

 

Lajmet e fundit nga