Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Irfan Hysenbelliu foli dje publikisht duke tentuar të shfaqet i moralshëm, parimor, i ndershëm, mediat e tij kishin bërë namin ndaj qeverisë, ai kishte dhënë urdhra, kishte leje, dokumente dhe sulmi ndaj tij ishte i padrejtë.
Hall të madh kishte t’i kërkonte falje Taulant Ballës, apo të tregonte histori me Lulin, Ramën e Liken. Irfani ishte biznesmeni i ndershëm, ai ishte "Hirushja" këta ishin princërit që i qëndronin pranë.

Hirushe apo shtrigë? Më poshtë lexoni disa fakte për Irfan Hysenbelliun, biznesmenin e shtratit të politikanëve, njeriu që “fle” me Metën, zgjohet me Ramën, ëndrrat i ka me Lulin dhe frikërat me Saliun.
Gazeta “Panorama” dhe mediat e Irfan Hysenbelliut sulmuan ashpër për ditë e javë me radhë ish-ministrin e punëve publike Sokol Olldashi. Parimore? Jo aspak, ministri sulmohej për ndërtimet pa leje nga Irfani. Mediat, morali i Irfanit?
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, u shpall armik nga Irfani kur Bode vendosi pullën fiskale në birrë, kjo për shkak të evazionit të madh fiskal, por në atë kohë u vendos edhe një fashë mbrojtëse për prodhimin vendas. Por Irfani ka inat edhe kur nuk i kupton përfitimet si prodhues vendas. Bode u sulmua me breshëri nga mediat e Hysenbelliut deri te tezja e tij 85-vjecare në një fshat në kufijtë e Shqipërisë.
Lëvdohej e mbrohej Luli? Pse? Dhëndri drejtor, leje ndërtimi për pallate

Sulme dhe akuza Saimir Tahirit sapo u bë ministër. Për moral me fakte? Jo. Sulme dhe akuza për bllokimin e prishjes të trafikndarëses 50 metra më poshtë se kryqëzimi i rrugës “Jordan Misja” me Unazën e Tiranës. Konflikt e përplasje por në fund Irfani prishi trafikndarësen dhe vuri semafor te hyrja e pallatit dhe hotelit të tij. Pallati me 8 kate pa leje më as të legalizuara. 100 m më lart ndodhet shkolla 9-vjeçare “7 Marsi” çdo ditë rrezikohet jeta e fëmijëve, nuk ka semafor aty, por te pallati i Irfanit.
Sulmohet gjyqtari Stavri Kallço, për korrupsion apo paaftësi? Jo, sulme me ditë e javë sepse Kallço nuk pranoi të jepte vendim pro Irfanit për marrjen prej tij në mënyrë të padrejtë për gati 20 mijë m2 truall në kufijtë e birra “Korçës”.
Politike, morale, korrupsion? Jo aspak për interesat e atij që e quante Luke, po për Lulzim Bashën që Irfanin e quante Berluskoni shqiptar.

E deklaroi vetë dje Hysenbelliu se e ka pasur mik kryeministrin. Ne 8 vite Irfani ka bërë çfarë i ka dashur qejfi, ka marrë edhe leje zhvillimi që i ka kthyer në ndërtime pa leje. Pse po hëngre e pive me Ramën duhet të bësh pallate e ndërtime pa leje sepse ti hesht për aferat apo skandalet e qeverisë?
Universitet privat në godinë publike
Për një copë bukë Hysenbelliu ka marrë konviktin e Gjuhëve të huaja për universitetin e tij privat. Sulmoi ish-ministrin Ahmetaj, çdo institucion që kishte në dorë firmosjen e kontratës. Universiteti Tiranës s’ka ambiente e zyra, auditore për studentët e saj, por pronën publike e merr Irfani dhe e shfrytëzon si të dojë. Publikja është publike, Irfani mund të ndërtojë godina për universitetin e tij sa të dojë jo të shfrytëzojë publiken. Sulmet, akuzat dhe shpifjet për shumë zyrtarë u bënë thjesht për këtë përfitim.

Lali Eri ka lejet e ndërtimit Irfani kërkon gjithmonë ta ketë mirë me kryebashkiakun, pa lejet e ndërtimit Irfani falimenton, shumë nga bizneset e tjera janë me borxhe kredi e humbje. Mjafton të vëzhgosh mediat e Irfanit që transmetojnë edhe kur Lali shkon në tualet dhe sa bukur duket.
Për çfarë ka folur Irfani, për banorët e unazës? Për skandalet korruptive të qeverisë? Cili është rasti? Të thotë dikush cili është skandali i denoncuar nga Irfani dhe mediat e tij?
Po hoqi Ylli Rakipin kur denoncoi inceneratorët dhe unazën. Mori Sokol Ballën kur ja çoi Rilindja. Heshti për aferën e inceneratorëve, ka dhe kontratë për blerjen e heshtjes, është paguar 13.500 euro në muaj.
Irfan Hysenbelliu flet për moral në media? Është njësoj si ta kërkosh moralin në një shtëpi publike.

Sa taksa ka paguar dhe si? Kur janë paguar, sa taksa i janë falur? Këto nuk i thotë fare Fania, as evazionin me birrën, as përfitimet që ka marrë 8 vite nga qeveria e Ramës. Qytetarët paguajnë taksat edhe pse me biznese simbolike Fania do t’i paguajë kur të dojë. Çdo gjë dhe kur i thanë paguaj tatim fitimin u çmend aq shumë sa donte të prishte edhe festën e birrës në Korçë më mendimin se atë ditë shembej Rama si kryeministër, por e shtyu afatin në janar pa përcaktuar vitin.
Të na thonë ku është një akt denoncimi ndaj Edi Ramës deri ditën që tatimet i dërguan një letër dhe Fania vërsuli mediat e tij që i përdor për shantazh e presion ndaj zyrtarëve të shtetit. Një denoncim të vetëm.
Jo vetëm kaq por deklaroi publikisht se kishte dhënë urdhër të mos denoncoheshin ndërtimet pa leje. Urdhër për të fshehur paligjshmëri, krimin urban të çdo ditë./ CNA.al
Gazetari Endri Xhafo ka bërë me dije se emisioni i tij...
Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, është shprehu...
Tirana është përfshirë në parapërgatitje për Samitin BE-Ba...
Në datë 01/12/2022, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës ...
Biznesmeni Mohamed Alabbar ka reaguar në lidhje me deklara...
Bashkimi Europian shprehu të hënën shqetësimin e tij nga r...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku deklaroi se në rast do të...
Tirana do të jetë kryefjala e mediava të huaja ditën e nes...
Gjashtë vite pas regjistrimit të një procedimi penal ndaj ...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku u shpreh në një intervist...
Policia ka njoftuar se ditën e nesërme rrugët do të blloko...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve q...
Tirana International Airport ka njoftuar të gjithë pasagje...
27 liderë europianë pritet të vijnë sot pasdite dhe nesër ...
Prokuroria e Posaçme raportohet se ka mbyllur këtë të hënë...
Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sandër Simoni janë 3 emra që ...
Ekspertja rrugore, Olta Lami, tha se masat e marra për dit...
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ndryshe nga presidenti s...
Në kuadër të masave për samitin e nesërm BE-Ballkani Perën...
Këtë javë Komisioneri Europian për Zgjerimin Oliver Varhel...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...