
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu është pjesë e dosjes hetimore mbi një ngjarje kriminale të ndodhur në bllok në kryeqytet më 26 qershor të vitit 2014.
SPAK-u ka rihapur më shumë se një vit më parë, në 18 maj të vitit 2021, hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo. Kjo dosje u rihap pas 7 vitesh dhe deri në atë moment nuk ka pasur asnjë person të akuzuar, dy persona të ndaluar pas ngjarjes u lanë të lirë për mungesë provash.
CNA ka mësuar nga burime zyrtare në SPAK se një nga emrat që është pjesë e kësaj dosjeje hetimore është edhe biznesmeni Irfan Hysenbelliu. Ky i fundit ka qenë ortak me bankierin Santo te “Focus Group”, kompania që zotëron televizionin “News 24”, gazetën shqiptare dhe radio “RASH”.

Në dosjen hetimore janë përfshirë disa mesazhe të ashpra deri dhe kërcënuese që Artan Santo ka marrë nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu. Në dijeni të këtyre mesazheve ka qenë edhe një rreth i ngushtë miqsh dhe gazetarësh të bankierit.
Në kohën kur ndodhi ngjarja Hysenbelliu premtoi se mediat e tij nuk do të ndaleshin deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, por duket se nuk ka ndodhur kështu.
Dosja tashmë është në SPAK, ku në fashikujt e saj janë edhe mesazhet që Hysenbelliu i drejtonte Santos, mes tyre ka pasur një debat të ashpër për aksionet e “Focus Group”, të cilin në fund e mori Hysenbelliu. Ende nuk ka persona të akuzuar zyrtarisht për vrasjen e banksierit Santo, një nga ngjarjet më të rënda kriminale në vend, pasi ndodhi në mes të kryeqytetit, në shkallët e bankës.
Santo u ekzekutua më 26 qershor të vitit 2014. Sapo ai zbriti nga makina për t’iu drejtuar zyrës në selinë qendrore të bankës që drejtonte, dy persona me motor ju afruan dhe e qëlluan për vdekje. Kjo u cilësua si një ndër ngjarjet më të rënda në vend, pasi Santo ishte një emër mjaft i njohur dhe me njohje të shumta në politikë.
Raportet nga media

Në një analizë të datës 14 tetor 2014 me titull: Ç’konflikt ka pasur Santo me Irfanin?, portali Lapsi i Andi Bushatit dhe Armand Shkullakut shkruan, "Bankieri i ndjerë Artan Santo dhe botuesi Irfan Hysenbelliu nisën në prill 2011 një sipërmarrje të përbashkët ku aksionet u ndanë 50% me 50%. Deri atëherë Santo njihej si një bankier i përfshirë edhe në botën e medias, nëpërmjet angazhimit në TV “Scan”. Por, pas disa kohësh sidomos pas ndryshimit të pushtetit, mes tyre lindën mosmarrëveshje të thella për drejtimin e grupit mediatik “Focus grup”. Janë të shumtë dëshmitarët e sherreve të tyre deri në kërcënime. Janë të shumtë gjithashtu njerëzit që Santo ka kontaktuar deri në ditët e fundit të jetës së tij për t'i dhënë një zgjidhje drejtimit të grupit me tri media. Situata bëhej me e vështirë se kredinë, që Irfan Hysenbelliu të blente 50 përqind të aksioneve, Santo e kish dhënë nga banka që drejtonte. Ndaj ai po përpiqej për një zgjidhje".
Gazetari Mero Baze në një raportim të tij dëshmon për djeninë që ka pasur në sherrnajën mes Santos dhe Hysenbelliut.
Gazeta “SOT” në një shkrim të datës 18 maj raporton se “ka shumë aludime mbi arsyet e eliminimit të tij, ndërsa ka dyshime se në këtë mes mund të jenë përfshirë dhe politikanë. Fakti që dosja për 7 vite qëndroi e mbuluar nga pluhuri dhe askush nuk u arrestua, ka dyshime se pas kësaj ngjarjeje janë të përfshirë emra me pushtet dhe të rëndësishëm”./CNA.al
Një nga gazetat më të mëdha britanike "Sunday Express"...
Pas vizitës së tij në Uashington, kreu i SPAK-ut, Arbe...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas qëndri...
Sipas Bankës Botërore Shqipëria është vendi me nivelin...
Deri në mesditë Shqipëria do të mbizotërohet nga moti ...
Komisioni Europian ka paralajmëruar edhe një herë Shqipëri...
Nëpërmjet mediave të tij, Irfan Hysenbelliu ka nxje...
Megjithë alarmin e ngritur nga Qendra ALERT për import...
Dosja nr 122 e cituar nga Arben Kraja në shkresën dërg...
Euronews Albania interviston njërin nga shokët e Svetl...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas...
Sot publiku është në dijeni të tre akuzave, njëra publ...
Bonusi i qirasë për të dëmtuarit nga tërmeti në qyteti...
Gjykata e Elbasanit vendosi sot masën e sigurisë “Arrest m...
Avokati i shtetasit ukrainas Fedir Alpatov i kapur në ...
Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë për dy rus...
Një javë më parë ditën e mërkurë startoi Festa e Birrës në...
Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Austri ku do të marr...
Teksa janë mbushur 6 muaj nga lufta në Ukrainë, ka ard...
Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...