Sipas të dhënave zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ushtruar kontroll te “Birra Tirana”, ku janë gjetur një sërë parregullsish dhe shkeljesh ligjore. Mësohet se “ Birra Tirana” e Irfan Hysenbelliut ka detyrime tatimore, që arrinin në vlerën e 1.7 milionë eurove.

Një skandal i biznesmenit Irfan Hysenbelliu, që bën moral në mediat e tij, ka dalë në dritë ditën e sotme, ku zbulohet pse Irfani ishte tërbuar ndaj tatimeve e doganave.
Sipas të dhënave zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ushtruar kontroll te “Birra Tirana”, ku janë gjetur një sërë parregullsish dhe shkeljesh ligjore.
Mësohet se “Birra Tirana” e Irfan Hysenbelliut ka detyrime tatimore, që arrinin në vlerën e 1.7 milionë eurove.
Ndonëse çdo ditë në mediat e tij na bën moral duke denoncuar për interesat personale drejtuesit e institucioneve, ish-kapteri i diktaturës ka lënë pa paguar 1.7 milionë euro detyrime vetëm në një kompani.
Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë muajve janar – prill 2022, ka rezultuar se “Birra Tirana” ka kryer shitje të produkteve pa dokumentacion tatimor në vlerën 18 milionë lekë, të konstatuara në kushtet e flagrancës.
Konkretisht biznesi i Hysenbelliut ka kryer shmangie të detyrimeve tatimore dhe doganore bazuar në diferencat në inventar në:
1. Lëndë të parë Malto;
2. Produkt i gatshëm;
3. Ambalazhe;
4. Mallra pa dokumentacion tatimor (faturë tatimore) te distributorët.
Lidhur me shkeljet e konstatuara, DPT ka kryer kallëzim penal pranë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë.
Detyrimet e “Birra Tirana” lidhen me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatim-Fitimin, Tatimin e Mbajtur në Burim, ndërsa kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve nuk janë paguar që prej vitit 2019.
Detyrimet e këtij viti duhet të ishin shlyer brenda tre muajve të parë të vitit 2020 dhe ato përfshinin:
Rreth 127 milionë lekë TVSH e paderdhur bashkë me gjobën për shkak të vonesës, nga të cilat rreth 82 milionë lekë TVSH e pashlyer dhe 44 milionë lekë gjoba për tejkalim të afateve;
Rreth 15.6 milionë lekë detyrime, që burojnë nga tatim-fitimi, bashkë me gjobën për shkak të vonesës;
Rreth 5.6 milionë lekë Tatimi në Burim, bashkë me gjobën për vonesat;
Rreth 39 milionë lekë detyrime të papaguara të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve, bashkë me gjobën përkatëse për vonesat.
Ndërkohë, kujtojmë se Irfan Hysenbelliu është hedhur në sulm personal me anë të mediave ndaj disa instiutucioneve, pasi i kanë zbuluar evazionin fiskal në bizneset e tij.
Duke bërë si denoncues i skandaleve, Hysenbelliu po përdor mediat e tij duke ngritur një sërë akuzash ndaj institucioneve, përfshirë këtu Drejtorinë e Doganave dhe Drejtorinë e Tatimeve.
Akuzat e ngritura deri më tani nga Hysenbelliu janë hedhur poshtë nga institucionet./ B.A. - CNA.al
Pasi hakuan dhe publikuan materiale nga email-i i kryemini...
Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e festës më të madhe...
Avokati Genc Gjokutaj ka inskenuar një çështje gjyqëso...
"Top Channel" ka nisur fushatën e sulmeve ndaj platformës ...
Mediat italiane i kushtuar artikuj aktit tragjik që nd...
Për shkak se edhe Gjermania po përballet gjithnjë e më shp...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një emision televiziv...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presid...
Ministria e Mbrojtjes ka pasqyruar situatën e zjarreve...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përkujtuar Havzi Nelën në 3...
Partia Demokratike vijon me pyetjet në lidhje me aferë...
Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja, dyshohet se ka gënjyer...
Anija e ngarkuar me 6 mijë ton grurë, e nisur para dy javë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ditët e fundit...
Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë se ky sezon ...
Pasi plani i emergjencës së gazit u publikua të hënën (08.08...
Albert Nasto, kryetari i shoqatës së biznesit të vogël...
Akademiku Artan Fuga ka folur për tragjedinë e 2 gusht...
Viti i ri akademik për arsimin e lartë do të nisë në 1...
Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë së Sigurisë Publike t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...