LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas email-eve të Ramës/ Hakerat publikojnë të dhëna nga ambasadat shqiptare

10 Gusht 2022, 18:03, Aktualitet CNA

Pas email-eve të Ramës/ Hakerat publikojnë të dhëna nga

Pasi hakuan dhe publikuan materiale nga email-i i kryeministrit Edi Rama, grupimi i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, ka vënë në target Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Faqja ka publikuar 578 dokumente të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat janë shkëmbim email-esh mes këtij institucioni dhe ambasadave shqiptare.

Disa nga email-et e publikuara janë të emigrantëve drejtuar ambasadave shqiptare në disa shtete të huaja, konkretisht në Athinë, Shkup dhe Moskë. Shumica e email-eve të qytetarëve janë kërkesa për pajisje me karta identiteti si dhe për prokura.

Ashtu si edhe herën e parë, “Drejtësia e Atdheut” njofton se targeti i radhës u zgjodh nga qytetarët me anë të një sondazhi në faqen e tyre të internetit https://homelandjustice.ru/.

Grupi i hakerave paralajmëron se do të vazhdojë të publikojë materiale./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga