
Dosja nr 122 e cituar nga Arben Kraja në shkresën dërguar KQZ, ka lidhje me njërin prej kallëzimeve të depozituara në SPAK nga ish deputeti Halit Valteri.
Më poshtë janë elementët e atij kallëzimi të depozituar dhe regjistruar me këto të dhëna:
"Tiranë, më 07.06.2022
KALLËZIM PENAL
KALLËZUES:Halit Xhezar Valteri, lindur më datë 21.05.1991 në Fier dhe banues në Tiranë .
KUNDËR:
1. Z. Ilir Meta -President i Republikës së Shqipërisë,
2. Znj. Monika Kryemadhi – Deputete e Kuvendit të Shqipërisë
3. Z. Vangjel Tavo – Ish Deputet i Kuvendit të Shqipërisë,
4. Z. Iraklis T. Fidetzis – Administrator i kompanisë “Dorelita Limited” me selinë Qipro.
BAZA LIGJORE: Kodi i Procedurës Penale të RSH: Nenet 25, 75/a, 149, 150, 151, 152, 153 deri
165, 228, 229, 244, 277, 279/a, 280, 281, 283, 287, 304, 331, 390.
Kodi Penal i RSH: Nenet 25, 164/a, 164/b, 180, 181, 248,257/a, 259, 287.
DREJTUAR: Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar."
Këto janë "kredencialet" e kallëzimit penal që i përket dosjes 122 të cituar nga Arben Kraja në shkresë.

Nga të dhënat rezulton që jo vetëm Ilir Meta (Metaj), por edhe Monika Kryemadhi figuron me të njëjtin status si bashkëshorti ish-President.
Kallëzimi ka lidhje me pagesat e lobimit të bëra nëpërmjet ish-deputetit Vangjel Tavo, duke përdorur një kompani offshore në Qipro.
Nëse Arben Kraja lidh kërkesën për formularin e dekriminlizimit të plotësuar nga Ilir Metaj për KQZ, me këtë kallëzim atëherë çështja bëhet intetesante.
Për çfarë i duhet Arben Krajës formulari i dekriminalizimit të shtetasit Ilir Metaj?
Pse nuk ka kërkuar nga KQZ edhe formularin e dekriminalizimit të plotësuar nga Monika Kryemadhi, meqë edhe ajo përmendet në të dhënat e regjistrimit të kallëzimit të Halit Valterit?
Pse Arben Kraja zgjedh të verifikojë Ilir Metajn dhe jo Monika Kryemadhin dhe pse zgjedh që të pyesë KQZ-në për 1 formular që nuk ka lidhje me akuzat e Halit Valterit?

Pse Kraja nuk kërkoi nga KQZ dokumentacionin e depozituar në KQZ nga LSI e që lidhet drejtpërdrejt me akuzat e Valterit, apo do e bëjë këtë pasi të analizojë muaj të tërë nëse është e sigurtë që Ilir Meta është i njëjtë me Ilir Metajn dhe nuk janë 2 persona të ndryshëm?
SPAK e ka kapur demin nga brirët dhe po e nis me verifikimin e identitetit të të kallëzuarit Ilir Meta. Për këtë verifikim do i duhen muaj të tërë studimi dhe shqyrtimi të dokumentacionit. Ashtu siç di të verifikojë SPAK mirë e mirë.
Ndërkohë Ilir Meta = Ilir Metaj doli sot dhe e cilësoi Arben Krajën si "spurdhjak".
Problemi i Arben Krajës nuk është ai cilësim i dalë sot nga goja e Ilir Metës.
Arben Kraja ka sot një çështje të madhe për të ndarë. Nuk ka nevojë të përpiqet t'i mbyshë mendjen Ilir Metës që nuk është spurdhjak.
Duhet tu mbushë mendjen shqiptarëve që ajo që deklaron Meta nuk është e vërtetë. Ky është problemi i madh i Arben Krajës./ CNA.al
Euronews Albania interviston njërin nga shokët e Svetl...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas...
Sot publiku është në dijeni të tre akuzave, njëra publ...
Bonusi i qirasë për të dëmtuarit nga tërmeti në qyteti...
Gjykata e Elbasanit vendosi sot masën e sigurisë “Arrest m...
Avokati i shtetasit ukrainas Fedir Alpatov i kapur në ...
Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë për dy rus...
Një javë më parë ditën e mërkurë startoi Festa e Birrës në...
Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Austri ku do të marr...
Teksa janë mbushur 6 muaj nga lufta në Ukrainë, ka ard...
Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vj...
Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar sot se lundr...
Sot në orën 11:00 do të zhvillohet seanca në gjykatën ...
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta dom...
Gazetari Eni Ferhati gjykon se ngjarja me dy shtetasit rus...
Eksperti i sigurisë, Ardian Shtuni tha në një intervis...
Tatimet kanë përfunduar listën me 100 më të pasurit në Shq...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka kritikuar qëndrim...
Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, ka ...
Luiza Gega u shpall dy ditë më parë kampione Europe në...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...