
Irfan Hysenbelliu, njeriu i cili ka marrë para nga afera më e madhe korruptive, ajo e inceneratorëve, është shndërruar në një provë krimi për drejtësinë.
Siç ka raportuar CNA.al, duke iu referuar dokumenteve, Hysenbelliu dhe kompanitë e tij mediatike rezultojnë të jenë paguar qindra miliona lekë nga kompanitë e inceneratorëve të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.
Vetëm në gjysmën e parë të 2021-shit “Focus Media News" e Irfan Hysenbelliut me NIPT K21909002K, ka marrë gati 100 milionë nga kompania e Klodian Zotos, të inceneratorëve.
Kujtojmë se afera me inceneratorët është në duar të SPAK-ut, pronarët e tyre janë në kërkim, që do të thotë se në xhepat e Irfan Hysenbelliut kanë shkuar paratë e korrupsionit.
Pra, është mbuluar një aferë e pistë mafioze në formë reklame.
Një tjetër çështje që e bën Irfan Hysenbelliun provë krimi janë edhe detyrimet e papaguara në organet tatimore.
Nuk janë pak, por miliona euro detyrime të papaguara që i përkasin kompanisë “Birra Tirana”.
Vlera e borxhit shkon 1.7 milionë euro.
Një qytetar i thjeshtë me një biznes të vogël për një shumë tejet më të ulët do të kishte përfunduar në pranga prej kohësh.

Por Hysenbelliu, sulmon çdo ditë organet tatimore, nuk e ndal fushatën e shantazhit dhe kërcënimit ndaj drejtuesve të tatimeve në përpjekje për t’i shpëtuar drejtësisë.
Por tashmë ka një kallëzim penal ndaj tij, siç njoftonte një ditë më parë Drejtoria e Përgjithme e Tatim-Taksave.
“Detyrimet e këtij viti duhet të ishin shlyer brenda tre muajve të parë të vitit 2020 dhe ato përfshinin:
Rreth 127 milionë lekë TVSH e paderdhur bashkë me gjobën për shkak të vonesës, nga të cilat rreth 82 milionë lekë TVSH e pashlyer dhe 44 milionë lekë gjoba për tejkalim të afateve;
Rreth 15.6 milionë lekë detyrime, që burojnë nga tatim-fitimi, bashkë me gjobën për shkak të vonesës, njofton Drejtoria e Tatim-Taksave.
I ashtuquajturi biznesmen që fshihet pas mediave të tij, Irfan Hysenbelliu, është i mbytur në borxhe, madje ka lënë peng në banka edhe mediat e tij.
Pas një kohe të gjatë, prej vitesh, për herë të parë këtë muaj Hysenbelliu ka paguar gazetarët e tij në datën e caktuar, me 4 gusht 2022.
Ndërkohë që 1.7 milionë euro ua ka borxh tatimeve, është i zhytur edhe në kredi.
Sipas dokumenteve që në CNA.al ka publikuar më herët, shoqëria “Focus Group SHPK”, e Irfan Hysenbelliut në vitin 2018, ka nënshkruar një marrëveshje “barrë siguruese” me një bankë të nivelit të dytë.

Hysenbelliu, biznesmeni, i cili ka marrë qindra mijëra euro nga inceneratorët, ka lënë peng mediat e tij për shkak të borxheve./CNA.al
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar rregulloren për...
Në fillim të këtij muaji Jonada Avdia, një vajzë shtatëvje...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje...
Amber Kotrri, butiku i së cilës fitoi një gjyq kundër ...
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Beli...
Më datë 8 gusht, Digitalb koordinoi publikimin e dy kr...
Avokati Ndue Pjetra ka treguar shifrën e shqiptarëve t...
Një skandal i biznesmenit Irfan Hysenbelliu, që bën moral ...
Pasi hakuan dhe publikuan materiale nga email-i i kryemini...
Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e festës më të madhe...
Avokati Genc Gjokutaj ka inskenuar një çështje gjyqëso...
"Top Channel" ka nisur fushatën e sulmeve ndaj platformës ...
Mediat italiane i kushtuar artikuj aktit tragjik që nd...
Për shkak se edhe Gjermania po përballet gjithnjë e më shp...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një emision televiziv...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presid...
Ministria e Mbrojtjes ka pasqyruar situatën e zjarreve...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përkujtuar Havzi Nelën në 3...
Partia Demokratike vijon me pyetjet në lidhje me aferë...
Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja, dyshohet se ka gënjyer...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...