LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Zana" mposht "Zara"-n, Kotrri tregon detaje nga gjyqi me gjigantin e modës

10 Gusht 2022, 21:50, Aktualitet CNA
"Zana" mposht "Zara"-n, Kotrri tregon detaje nga gjyqi me
Amber Kotrri

Amber Kotrri, butiku i së cilës fitoi një gjyq kundër gjigantit të modës, Zara, tregoi më shumë detaje për procesin në një intervistë ekskluzive për "Euronews Albania".

Ajo tregoi edhe për lidhjen e veçantë që ka jo vetëm marka e saj, por edhe ajo me Shqipërinë.

Marka juaj e vogël e modës “House of Zana” fitoi një gjyq kundër "Zara"-s. Dhe ju morët shumë mbështetje. Si ndiheni?

Ndihem shumë e lumtur, natyrisht, ishte fitore për mua dhe për biznesin tim, por gjithashtu edhe për shumë njerëz të tjerë në botë. Duket sikur të gjithë po festojnë së bashku.

Si ndodhi procesi gjyqësor? Kur filloi?

A: Më shumë se 1 vit më parë, mora një letër nga avokatët e Inditex, të cilët kanë në pronësi "Zara"-n, dhe ishte një letër ku më kërkohej të riemërtoja ose të mbyllja dyqanin. Dhe nëse nuk do ta bëja këtë, ata do të ndërmerrnin veprime ligjore. Natyrisht që nuk e firmosa letrën, unë nuk doja ta mbyllja dyqanin dhe ata morën veprimet ligjore. Ne shkuam në gjyq, por në fund fituam.

Emri i butikut tuaj frymëzohet nga fjala shqipe “zanë”. Çfarë përfaqëson marka juaj?

Bashkëshorti im është shqiptar. Është shumë e rëndësishme për mua që fëmijët tanë të mësojnë shqipen. Ndjej një lidhje të fortë aty. Marka u krijua në Shqipëri, ndaj dhe emri natyrisht erdhi nga fjala “zana”, së cilës ju ia dini kuptimin. Ka një rëndësi të veçantë për mua, ndaj kur "Zara" më tha se po e përdorja atë emër për t’i kopjuar, për t’i përdorur biznesin, m’u duk qesharake, sepse emri “Shtëpia e Zanës” ka shumë kuptim për mua dhe për familjen time.

Keni qenë në Shqipëri? Çfarë mendoni për vendin tonë?

Kam qenë shumë herë. Sapo jam kthyer nga Shqipëria në Angli, qëndruam 6 javë. E dua vendin tuaj. Zë një vend shumë të madh në zemrën time.

Çfarë ju pëlqen te Shqipëria?

Çfarë më pëlqen? Ka kaq shumë gjëra. Kryesisht, dua njerëzit. Kur vij aty, më duket vetja si në shtëpi, të gjithë janë mikpritës. Është një ndjesi që nuk mund ta shpjegosh. U them njerëzve këtu sa i mrekullueshëm është vendi juaj. Mendoj se është një nga vendet e mia më të pëlqyera. E dua.

Mendoni ta sillni markën tuaj edhe në Shqipëri?

Çdo gjë punohet me dorë në Shqipëri, ndaj ka lidhje shumë të forta aty. Të gjithë njerëzit fantastikë që punojnë për rrobat, gjithë skuadra, janë të gjitha zonja në Tiranë, të cilat punojnë çdo gjë me dorë. Kemi rrënjë të forta aty./ Euronews Albania

Lajmet e fundit nga