LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Irfani, përtej shembjes së hotel “Prestige”

4 Dhjetor 2022, 17:01, Denoncim CNA
Irfani, përtej shembjes së hotel “Prestige”
Irfan Hysenbelliu

“Prestige Resort” u shemb sot si një ndërtim pa leje nga IKMT-ja. Pamjet ndoshta dikujt i lënë një shije të keqe, dikush tjetër ndoshta fërkon barkun, janë thjesht shije shqiptarësh.

Por le të shohim Irfan Hysenbelliun përtej ngjarjes që i ka ndodhur apo përtej këtij konflikti që ai pretendon se plasur për shkak të linjës editoriale me Edi Ramën.

Le ta quajmë sikur fajin e ka Edi Rama. Ia ka shembur Edi Rama për shkak të linjës editoriale të Irfanit.

Sfidojmë publikisht të gjithë gazetarët, stafin e “News 24” dhe të gjithë kolegët e medias. Të na gjejnë kronika, investigime, lajme të forta, kritike, të qëndrueshme ndaj kryeministrit, ndaj qeverisë, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj përpara se të ndodhte përplasja për “Prestige Resort”.

Irfani, përtej shembjes së hotel “Prestige”

Të gjejnë një kronikë të “News 24”, të “BalkanWeb” apo gazetës “Panorama”, një sulm ndaj Erion Veliajt, një sulm ndaj Edi Ramës, një sulm ndaj PPP-ve, shembjen e teatrit kombetar, një shkrim kundër inceneratorëve, kujdes kohët.

Gjithçka ka filluar pasi Drejtoria e Tatimeve i kërkoi të paguante taksat, Drejtoria e Doganave i zbardhi gjobën, Irfani filloi luftën, Qeveria iu përgjigj dhe pas kontrolleve përfundoi këtu ku përfundoi.

Shembja mund të lërë shije të keqe pa asnjë diskutim. Dikush thotë të bëhet spital, dikush qendër sociale e të tjera si këto.

Fakti është që ishte pa leje. Fakti është që ai njeri që është pronar i saj, i cili del në ekran dhe thotë është për shkak të linjës editoriale, duhet të na tregojë cilat janë lajmet e linjës editoriale të tij para se të fillonte ky konflikt, pasi për 8 vite rresht i ka mbajtur ison Edi Ramës. Është njeriu që ka deklaruar dikur, në vitin 2013, koalicioni Rama-Meta ka bekimin tim.

Irfani, përtej shembjes së hotel “Prestige”

Irfan Hysenbelliu është njeriu që luftoi më parë me ministrin e ndjerë Sokol Olldashi, i cili atëherë i tregonte pallatin pa leje, por Irfani iu vërsul me mediat e tij.

Sulmoi asokohe ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode pikërisht për pullën fiskale të birrës që kontrollonte evazionin fiskal, por edhe për taksën e vendosur në mënyrë të diferencuar që mbronte në fakt prodhimin e birrës vendase. I shkoi deri në fshat te tezja 80-vjeçare.

Sulmoi Majlinda Bregun se ashtu i duheshe Lulzim Bashës. Dilte lart e poshtë e deklaronte se Luli ishte i bukur si Enver Hoxha dhe do ta rrëzonte Edi Ramën, por kjo do donte pak kohë.

Irfani, përtej shembjes së hotel “Prestige”

"Unë jam Berlusconi shqiptar", deklaronte Irfan Hysenbelliu dhe qëndroi me Edi Ramën vite të tëra në pushtet dhe ndërtoi dhe atë hotelin në bregdet kur “Mak Albania” nuk kishte godina të tilla, të gjitha ishin me tre kate. Mori një dokument provizor për zhvillim, nuk zbatoi kushtet dhe më pas ia shembën.

Pasi u përplas për lajmet?

Jo kurrë. Nuk i është shembur asgjë Irfanit për linjë editoriale dhe për lajme sepse nuk ka pasur linjë editoriale dhe kritike kundër qeverisë Irfan Hysenbelliu.

Asnjë ditë nuk ka qenë kritik ndaj Erion Veliajt dhe bashkisë së Tiranës Irfan Hysenbelliu. Për interesat e tij ka qenë me Erion Veliajn dhe dikur sulmonte Saimir Tahirin.

Irfani, përtej shembjes së hotel “Prestige”

Mos harrojmë kur Irfani çante trafikndarësen në unazën e Tiranës, te kryqëzimi “Jordan Misja” për tu kthyer te hoteli i tij, 100 metra më lart ndodhet shkolla “7 Marsi”. Banorët e zonës dhe fëmijët janë të riskuar nga trafiku se ka vetëm vija të bardha, nuk ka semafor dhe trafikndarësja te hoteli i Irfanit u ça. U bë dhe “luftë”. Sulmonte Irfani Saimir Tahirin.

Në fakt, më lart fëmijët çdo ditë rrezikojnë jetën, nuk ka semafor.

Pse? Se ai është Irfani, ka hotel, ndërsa fëmijët nuk janë Irfani.

Prandaj këto janë standartet e këtij njeriut, këto janë standartet e këtij individi që mund të jetë biznesmen dhe sipermarrës, por përpara se të dalë dhe të kërkojë moral, duhet të shohë veten dhe të shohë moralin e tij në këto vite që ka qenë pronar mediash. Se si uzurpoi “Festën e Birrës” në Korçë, se i mori aksionet e “News 24”, se si e kërcënonte Artan Santon. Mesazhet janë në dosje, i dinë të gjithë.

Se si sulmoi dhe akuzoi çdokënd, gjyqtarë, prokurorë, kur i ngelej qejfi Irfanit. Se si donte të rrëmbente me vendime gjykatash me mijëra katrorë në birra “Korça”. Se si nuk paguante taksa dhe u kap nga Tatimet dhe u dërgua në prokurori.

Irfani, përtej shembjes së hotel “Prestige”

Irfani i sqetullës së Ilir Metës, Irfani i sqetullës së Lulzim Bashës, Irfani i sqetullës së Edi Ramës. Hyri në çdo sqetull për të përfituar dhe për të abuzuar me pushtetin që të jep media. Tashmë dhe ai u godit, por ndryshe nga të tjerët ai nuk mund të bëjë dhe nuk mund të kërkojë moral në këtë histori shpërdorimesh, ortakërish dhe abuzimesh që i ka bërë vetë me dorën e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga