E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Njësinë Administrative Dajt në Shtish-Tufinë për një problem prone. Fatmir Qafmolla tregon se është një ndër 18 pronarët e kësaj prone që disponojnë me certifikatë rreth 2700 m2.
Por prona është zënë nga Saimir Allushi, administrator i Njësisë 12, duke i vënë një gardh dhe një kontejner pa asnjë shkresë. Fatmiri tregon se i ka bërë edhe kallëzim, por Komisariati Numër 4 e ka mbyllur çështjen.
Në këto kushte i drejtohet gjykatës, ku Gjykata e Apelit ia njeh pronën, por vendimi nuk merret parasysh nga institucionet e tjera.
Denoncuesi: Jam trashëgimtar i familjes Qafmolla.
Gazetarja: Bëhet fjalë për këtë pronën këtu? Sa metra katorë është?
Denoncuesi: 7 mijë e 700 e 91.
Gazetarja: Dhe këtu shoh një certifikatë pronësie ku thuhet: Numri i pasurisë 491 fraksion 1, zona kadastrale 34-26, lloji i pasaurisë pyll, totali 7 mijë e 700 e 91 mijë metra katorë në Tufinë. Certifikata është personale e Fatmir Qafmollës, ndërkohë kemi dhe bashkëpronarët ku janë ët 18 bashkangjitur dhe me hartën përkatëse.
Denoncuesi: E ka zabtuar Saimir Allushi, është administrator i Njësisë 12 Qesarak. E ka zaptuar me zardh dhe ka vendosur dhe një kontenjer.
Gazetarja: A ka ndonjë dokuemnt për këtë pronë?
Denoncuesi: Asnjëlloj dokumenti nuk ka se kjo është e familjes Qafmolla.
Denoncuesi: Shkova në Polici në Rajonin Numër 4. Komisariat nuk e ndaloi fare dhe nuk i përzuri as punëtorët dhe tha “të vazhdojë se ka dokumenta”. Pastaj i bëra kallëzim. Prokuroria ka vendosur pushimin e çështjes.
Nga ana tjetër, Saimir Allushi mohon të jetë zaptues i asaj prone, por ia delegon pa letra kushëririt të tij, ndonëse pronarët Qafmolla e kanë gjetur atë duke thurur gardhin.
Administratori Saimir Allushi: Në rast se do të kontaktosh me djalin e hallës, që e ka në pronësi atë pjesë, ok. Të jap numrin e tij. Kontakto me atë, se ai e ka atë nuk e kam unë!
Gazetarja: Në momentin që e ka në pronësi çuni i hallës tënde, pse je ti në gjyq me qytetarin?
Administratori Saimir Allushi: Sepse qytetari më ka hedhur mua në gjyq, nuk e di. Nuk e kam unë.
“Stop” bisedon me një nga përfaqësueset e Bashkisë Tiranë lidhur me këtë çështje.
Bashkia Tiranë: Përkundrazi, ne kemi konsideruar zaptues zotin Saimir Allushi sepse nga të dhënat që kemi ne, në këtë pronë janë gjetur persona të kontraktuar nga Saimir Allushi. Kur ia është thirrur në Polici, nuk e ka mohuar që ka qenë ai që e ka cënuar pronën, madje ka dhënë pretendimin që ka një akt përdorimi që nuk e ka paraqitur as në Polici. Kjo mund të verifikohet shumë thjeshtë nëpërmjet vendimit që ka nxjerrë Prokuroria për procedimin penal dhe gjithashtu në procesin civil është paraqitur pikërisht përfaqësuesi ligjor i Saimir Allushit, i cili thotë se prona është e zënë prej tij nëpërmjet një kontrate qiraje. Nuk mohohet asnjëherë se është pikërisht ky individi që ka vendosur të gjitha këto ndërhyrje dhe punime në pronën e familjes Qafmolla.
Ndërkohë, Admir Meta kushëriri i Saimir Allushit pretendon se toka është e tij dhe pse nuk ka asnjë document që e vërtetëon këtë, teksa thotë se kjo çështje pronësie duhet zgjidhur me “pleqtë e zonës”.
Gazetarja: Kam një ankesë nga Fatmir Qafmolla, i cili thotë “unë kam me cetitifkatë pronësie këtë tokën këtu dhe ma ka zaptuar Saimir Allushi”.
Gazetarja-Fatmir Qafmollës: Kush ta ka zaptuar këtë?
Fatmir Qafmolla: Saimiri e ka zaptuar, jo ky.
Gazetarja: Po pse del ky zotëria?
Fatmir Qafmolla: Që të ta mbushë mendjen.
Gazetarja: Adem Meta, ku e ke cerifikatën e pronësisë për këtë tokë?
Adem Meta: Nuk kam bërë certifikatë, nuk kam pasur mundësi. Ky më tha se kam paguar shumë lekë për të bërë cerifikatën e pronësisë. Pse nuk ka certifikatë nuk do të thotë se ti më merr certiifkatën mua .
Gazetarja: Unë nuk ta marr tokën, por padite pra, ta marrësh me vendim gjykate.
Adem Meta: Të lutem Odeta, do ta zgjidhim këtë punë meqë erdhët këtu: Të merren pleq, nëse është se nuk jam unë, iki unë.
Gazetarja: Ka ikur koha e pleqve, është zyra e regjistrimit.
Adem Meta: Atëherë ta zgjidhim me gjyq. Kthimi i pronës nuk më njihka mua? Unë nuk di asgjë. Unë nuk marr vesh se çfarë po bëhet me këtë shtet, kanë vënë gjyq mbi gjyq. Këtu ka burra që e ndajnë këtë punë.
Gazetarja: Po të ishe ti në vendin e Fatmir Qafmollës?
Adem Meta: Të merrte 3 burra këtu e nëse do të më thoshin nuk e ke, do të ikja.
Gazetarja: Do e heqësh gardhin dhe konteinerin apo të vi me polici?
Gazetarja: Unë them ta heqësh gardhin.
Adem Meta: Ta heq unë gardhin se ai e ka me certifikatë?
Gazetarja: Po, pastaj ti padite dh bëj çfarë të duash.
Adem Meta: Jo, më mirë të vijë dhe ta heqë policia.
Gazetarja e “Stop” i drejtohet Komisariatit Numër 4, por nuk merr shpjegim për situatën.
Gazetarja: Unë si qytetar vij tek ju dhe të paraqes këto letra, ti a thërret palën tjetër dhe e shikon ka apo nuk ka letër dhe nëse nuk ka çfarë bën ti si Komisariat?
Komisariati Numër 4: Vij dhe paarqes kallëzim në lidhje me situatën.
Gazetarja: Ka bërë 2 herë kallëzim këtu.
Komisariati Numër 4: Është shprehur Gjykata në lidhje me këtë… Ju falenderoj.
Gazetarja: Mos më falendero fare, por më sqaro.
Në këtë pike “Stop” i drejtohet zëdhënësit të policisë Genti Mullai, i cili vë në lëvizje strukturat. Pas ndërhyrjes së “Stop”, IMT ndërhyri me inspektorët e saj duke prishur gardhin pa leje, hequr kontinierin dhe liruar vendin nga makinat e parkuara.
Fatmir Qafmolla: Shumë faleminderit Stopit. Kishim 7 vjet që e kërkonim këtë dhe nuk po e zgjidhnim dot. /tvklan.al
Një qytetar nga Berati denoncoi në emisionin "Fiks Fare" s...
Bashkia Lushnjë bën kontrata jo në përputhje me njëra-tjet...
“Stop” ka shkuar në Peshkopi për një çështje që ka nisur n...
Lidhur me problemin e ndërtimit pa leje në zonën e Urës së...
Dajana Prifti dhe Gjergji Kola, të dy banorë të Njësisë Nu...
Në datën 19 shtator 2022, "Fiks Fare" transmetoi problemat...
Anëtarët e familjes thanë për "Fiksin" se nuk e njihnin ku...
Plarent Berxha ka dërguar një video mesazh në redaksinë e ...
“Stop” ishte në Fllakë të Durrësit për shqetësimin e zotit...
E zuri COVID-i dhe shkoi 10 ditë me vonesë për të tërhequr...
“Stop” rikujton mënyrën, se si ish-prokurori Emëror Kasaj ...
Në vitin 2019, “Stop” ka publikuar rastin e Luan Nikollari...
Në datën 6 tetor 2022, "Fiks Fare" transmetoi një investig...
Një ngjarje e pazakontë ka çuar emisionin “Stop” në Dimal,...
Tre persona janë ankuar në redaksinë e "Fiks Fare" se janë...
“Stop” u ndal në familjen e zotit Ilir Krekeza, i cili vet...
Prej disa muajsh emisioni “Stop” transmeton problemet e pa...
Bashkia Kukës bashkë me Entin Kombëtar të Banesave për...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës ndryshimet e pr...
Fatma Banka tregon për emisionin investigativ “Stop” s...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...