E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Prej disa muajsh emisioni “Stop” transmeton problemet e panumërta me spitalin “Sante Plus”, që për pak i mori jetën një gruaje, që shkoi të rimodelonte barkun. Një komision i ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë, reagoi duke i pezulluar licencën spitalit në fjalë, duke ia përcjellë vendimin edhe Inspektoratit dhe QKL-së, ku statusi i këtij subjekti është pezulluar në 9 Nëntor 2022. “Stop” shkoi në spitalin “Sante Plus”, ku gjeti personel. Administratorja tha se nuk i ka shkuar vendimi i pezullimit.
Geriana Arapi: Dil, se do thërras policinë! Dil përjashta! Beni, të lutem!
Gazetarja: Sot është pezulluar licenca e këtij aktiviteti. Pse jeni të hapur?
Geriana Arapi: Nuk besoj, se duhet të marr këtë informacion nga ty.
Gazetarja: Ju ka ardhur informacioni sepse po vij nga Ministria e Shëndetësisë. Nuk po vij nga kafja.
Geriana Arapi: Po vij nga Ministria e Shëndetësisë, jo nga ndonjë kafe. Ju ka ardhur!
Gazetarja: Ju ka ardhur pra, këtë po ju them.
Geriana Arapi: Kur të më vijë, hajde të jap prononcim!
Gazetarja: Zonjushë ju ka ardhur njoftimi!
Geriana Arapi: Domenika të lutem largohu!
Pasi “Stop” vuri në dijeni “Sante Plus” dera e spitalit u mbyll. Nga ana tjetër në 14 Nëntor u zhvillua një ballafaqim mes mjekut turk dhe qytetares tek Urdhri i Mjekut. Kirurgu turk Murat Akbaba mohoi të kishte bërë ai ndërhyrjen, që për pak i mori jetën zonjës. Ekziston një video e sallës së operacionit, ku duket një tjetër kirurg turk, Serkan Aslan.
Gazetarja: Ju jeni Murat Akbaba?
Murat Akbaba: Po unë jam Murat Akbaba. Më 23 Prill operacioni u krye nga një kirurg, që “Sante Plus” e kishte sjellë nga Turqia. 2 ditë pas operacionit, infermierët më kërkuan, duke më thënë, që një paciente kishte probleme. Ju thashë të flasin me kirurgun, që ka bërë operacionin, por më thanë, që nuk është. Ai ishte larguar nga Shqipëria. Pas 2-3 ditësh erdhën sërish tek unë dhe më thanë, që pacientja po përkeqësohet. Fola me Serkanin dhe i shpjegova situatën, por bëri disa rekomandime nga telefoni.
Gazetarja: Si e mbroni veten, pasi emri juaj është në dokumente?
Murat Akbaba: Por nuk ka firmë timen, do ju tregoj videon e operacionit të zonjës, ja ku është doktor Serkan. Pas pak javësh unë dhashë dorëheqjen sepse nuk ishte një spital serioz, por amator. Shumë doktorë vinin dhe iknin, pacientët i linin me probleme. Zonja më ka parë mua pas operacionit, sepse gjendesha aty dhe falë lëvizjeve, që kërkova të bëheshin ajo është gjallë sot.
Edhe vetë zonja që ka udhëtuar drejt Shqipërisë për këtë ballafaqim thotë se nuk e njeh kirurgun që po e operonte, pasi nuk ishte konsultuar me të para ndërhyrjes.
Gazetarja: Përpara se të futeshe në operacion ke takuar ndonjë mjek të huaj?
Denoncuesja: Jo nuk më kanë dhënë asnjë mjek. Më kanë futur në sallë, më kanë futur në narkozë dhe kanë punuar sikur u ka dashur qejfi.
Gazetarja: Kemi edhe këtë videon këtu. A jeni ju kjo këtu?
Gazetarja: Para operacionit nuk keni bërë një konsultë me kirurgun?
Denoncuesja: Jo, jo, jo në mënyrë absolute. Vetëm me drejtoreshën.
Gazetarja: Mos është kjo personi?
Gazetarja: Me këtë person i ke bërë konsultat përpara operacionit?
Denoncuesja: Gjithçka, gjithçka. Nuk kam parë doktor me sy. Pas operimit kam parë doktor Muratin. Njëherë fliste turqisht dhe një herë fliste anglisht sepse stafi nuk dinte asnjë fjalë të përkthente.
Gazetarja: Sot si paraqitet gjendja juaj?
Denoncuesja: Shumë e rëndë. Si psikologjikisht dhe fizikisht. Nga këtu më dhemb, shikoje. Duket qartësisht si është fryrë këtu.
Gazetarja: Ju kanë lënë pa kërthizë?
Po kështu doktor Mihali i anestezisë pretendon, se ka qenë në sallën e operacionit, por zonja shprehet, se anestezinë ia ka bërë një mjek i quajtur Igli.
Gazetarja: A ka qenë, anestezisti gjatë gjithë operacionit në sallë?
Gazetarja: Po kush është një Igli që i ka qëndruar tek koka gjatë kohës së operacionit zonjës?
Urdhri i Mjekut: Murati ka qenë pjesë e stafit, që a bërë ndërhyrjen që pretendohet nga pacientja për këtë abdomino plastikën.
Doktori: Atje vijnë shumë mjekë, dhe nuk i mbaj mend të gjithë. Ka mundësi dhe ai mund të ketë qenë dhe se kanë.
Gazetarja: Situata rëndohet pasi Murat Akbaba ka qenë i vetmi mjek turk i deklaruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nga “Sante Plus”. Serkan Aslan është pa licencë dhe i padeklaruar.
Denoncuesja: Ka qenë një çun i dobët dhe i hollë, nuk ka qenë doktori fare, nuk e kam parë asnjëherë përpara. Nuk e njoh doktorin përpara.
Mosregjjistrimin e Aslan-it e konfirmon edhe Urdhri i Mjekut. Por ata kërkojnë ta verifikojnë këtë nga Turqia dhe nuk shkojnë dot deri në spitalin “Sante Plus” për të vërtetuar gjithçka.
Një doktor turk, ish-punonjës i “Sante Plus”, u vetëofrua të jepte dëshminë e tij, pas publikimit të rastit në “Stop”. Ai thotë se u largua nga puna, pasi spitali në fjalë nuk plotësonte asnjë standard.
Gazetarja: Ke qenë kirurg në spitalin “Sante”, prej sa kohësh?
Gazetarja: Çfarë ndodhi, që u larguat?
Doktori turk: Ka shumë parregullsi, paaftësi. Mangësi në pajisje dhe staf. Nuk ka mjek specialist, që të ekzaminojë pacientin para operacionit dhe pas për parametrat dhe situatën që ndodhet. Infermierët nuk kanë eksperiencë. Të gjitha këto bëjnë që operacionet të mos japin rezultate dhe të mos kryhen sipas parametrave. Mungon kujdesi post operacion për pacientet. Kjo sillte një rrezik të madh për mua si kirurg, të bëja operacionin, pasi pacienti nuk ekzaminohej siç duhej përpara. Këto probleme nuk morën zgjidhje dhe u largova. I thua shefit, që janë këto probleme, por atij nuk i intereson që t’i zgjidhë.
Gazetarja: Kush ishte shefi juaj?
Doktori turk: Bilal Kara! Kishte raste, që duhej, që pacienti të dërgohej në kujdes intensiv, që mungon, apo na duheshin pajisje të veçanta për ndërhyrje dhe këto mungonin. Personalisht i kam dërguar pacientët në spitale të tjera, për shkak të mangësive, në mënyrë që të shpëtonin. Nuk ka mjekë të specialiteteve, vetëm anestezist dhe kardiolog ndonjëherë, që vjen nga jashtë dhe ky është një risk i madh për kirurgun.
Drejtoria e Tatimeve nuk ka dhënë ende shpjegime për evazionin e spitalit “Sante Plus”, që ka deklaruar emra mjekësh që nuk punonin aty.
“Mesa duket në përgjigjen e ardhur çdo gjë ka shkuar shumë mirë në inspektim, janë gjetur bilancet, faturat, kontratat, janë gjetur gjithashtu çmimet e shërbimeve që ofron ky spital, etj., etj. Në shtator të vitit 2022 ky spital ka deklaruar 39 punonjës, ku 7 prej tyre janë mjekë, 15 infermierë dhe pjesa e mbetur sanitarë dhe recepsionistë. Nuk më dalin llogaritë pasi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve janë deklaruar vetëm 7 punonjës specialistë ndërsa në ISHSH, jo pak, por 19 kontrata mjekësh të specialiteteve të ndryshme. Në përfundim të kësaj në të gjitha këto kontrata nuk ka qoftë një kontratë të një mjeku të huaj, pavarësisht se publiciteti në rrjetet sociale bëhet që operacioni kryhet nga mjekët më të mirë të Turqisë. Referuar edhe dëshmive, burimeve për emisionin “Stop” këto kontrata të gjitha janë fiktive dhe ajo që bën “Sante” është mashtrim ndaj institucioneve shtetërore sepse në këtë spital ka mungesë të theksuar të mjekëve specialistë dhe pasojat i vuajnë qytetarët”, tha gazetarja. /tvklan.al
Bashkia Kukës bashkë me Entin Kombëtar të Banesave për...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës ndryshimet e pr...
Fatma Banka tregon për emisionin investigativ “Stop” s...
Në mes të Qershorit emisioni investigativ “Stop” në Tv...
Rina Qyra (Hajrie) është debitore pasi nuk ka shlyer dot n...
Gëzim Ndou nga Puka tregon se djali i tij ka ndjekur për 4...
Shkolla 9-vjeçare e fshatit Barç të Skraparit është e kyçu...
Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për 11 urdhër-arre...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës abuzimet me fond...
Më 6 Gusht 2022, 71-vjeçarja, Milkë Kroza, është aksid...
Një 40-vjeçar, përdorues prej shumë vitesh i hashashit, rr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ndërsa ka paralajmëruar të tje...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka denoncuar me video një ...
Sipas nenit 21 për kriteret e pranimit në Gardën e Republi...
Një qytetar, i cili kërkon të mbetet anonim, na tregon se ...
Monika Kryemadhi, deputetja e PL-së, në një deklaratë për ...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan' ka trajtuar një konflikt pron...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal që...
Gjendja është po e njëjtë edhe sot pas 81 vitesh nga 8 nën...
Në 7 Shtator “Stop” solli historinë e një zonje, që iu dre...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...