Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës abuzimet me fondet e shëtitores përgjatë lumit Drin në Lezhë, shëtitore e cila vetëm sa “ha” para publike! Në korrik të vitit 2022, emisioni investigativ faktoi se për ujërat e zeza të Lezhës ishin investuar rreth 25 milionë euro, por ato ujëra hidhen në Lumin Drin, që kalon mes për mes qytetit.
Ndërkohë, Fiksi investigoi edhe fondet që janë akorduar për rregullimin e shëtitores në të dy anët e lumit. Në vitin 2014, Ministria e Mjedisit njoftoi nisjen e punimeve për projektin e rehabilitimit dhe pyllëzimin e shëtitores “Bregu i Drinit në Lezhë”. Një investim prej 30 milionë lekësh të rinj, që synonte rehabilitimin e Drinit në të dy anët e tij, ndërtimin e shëtitores me një gjatësi 2 kilometra, vendosjen e stolave dhe të ndriçimit. “Do ta shndërrojnë shëtitoren nga një zonë të degraduar në një ambient të pastër, të bukur dhe në shërbim të qytetarit. Për gjelbërimin e Shëtitores do të mbillen 1000 fidanë të llojit rrap dhe 2600 fidanë dekorativ me ngjyra të ndryshme” tha ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka.
Projekti përfundoi, por gjithmonë kishte probleme në trotuare, në lumë apo edhe në “mobilimin” urban. Fiksi bëri një vëzhgim të gjendjes ekzistuese, ku rezulton me pllaka të hequra, pa asnjë stol, siç edhe u premtua. Ndërkohë, ndarëset e trotuarit me lumin kanë qenë të drunjta. Por edhe ato janë degraduar, disa të kalbura. Pjesë – pjesë të hequra, të shqyera.
Gazetarët biseduan me banorë të Lezhës, të cilët thanë se në atë vend ishte investuar, por ato investimet vetëm sa “i kishte marrë lumi”. “Vetëm vjedhin. Disa pjesa i heqin njerëzit” thonë ata.
Ndërkohë, kamera e Fiksit filmoi edhe disa investime, të cilat ishin bërë si donacion në dhjetor të vitit 2021. Sipas një dokumenti, vlera e këtij projekti ishte 38 milionë lekë, nga të cilat 32 ishin donacion dhe vetëm 6 milionë nga Bashkia e Lezhës. Projekti parashikonte ndërtimin e dy urave për këmbësorë me konstruksion metalik dhe dekorativ. Gjithashtu, ndërtimin e dy moleve të vogla për aktivitete sportive ujore dhe riparimi i gardheve mbrojtëse dekorative të ndërtuara përgjatë shëtitores.
Pra, deri më tani, për shëtitores, ishin hedhur plot 68 milionë lekë të rinj. Por, a kanë mjaftuar?! Jo, pasi 1 vit pas investimit të fundit dhe 8 vite pas ndërtimit të parë, Bashkia e Lezhës ka hapur një tjetër tender me objekt “Rehabilitimi i Shëtitores dhe Lulishtes mbi lumin Drin”. Bëhet fjalë për të njëjtin vend ku investoi Ministria e Mjedisit dhe u dha donacioni. Nga investimi i parë, në atë të fundit, fondi është trefishuar dhe shuma ka shkuar në plot 94 milionë lekë të rinj. Ose me TVSH, shuma shkon në rreth 1 milionë euro!
Në dokumentet e tenderit parashikohen të ndërtohen të njëjta “mobilime” si në vitin 2014. Madje, synohet gjelbërimi, mbjellja e pemëve, vendosja e stolave që nuk u vendosën në vitin 2014. Sërish shtrirja është e njëjta, rreth 2 kilometër. Pra, ato që s’u bënë në vitin 2014, po ribëhen në vitin 2022!
Gazetarët e iu drejtuan Bashkisë së Lezhës, duke bërë një kërkesë për informacion që në datën 6 tetor 2022. Megjithëse kanë kaluar 40 ditë nga ajo kërkesë, ku ka kaluar çdo afat kohor, kjo bashki ende s’na ka kthyer asnjë përgjigje!/ tch
Më 6 Gusht 2022, 71-vjeçarja, Milkë Kroza, është aksid...
Një 40-vjeçar, përdorues prej shumë vitesh i hashashit, rr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ndërsa ka paralajmëruar të tje...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka denoncuar me video një ...
Sipas nenit 21 për kriteret e pranimit në Gardën e Republi...
Një qytetar, i cili kërkon të mbetet anonim, na tregon se ...
Monika Kryemadhi, deputetja e PL-së, në një deklaratë për ...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan' ka trajtuar një konflikt pron...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal që...
Gjendja është po e njëjtë edhe sot pas 81 vitesh nga 8 nën...
Në 7 Shtator “Stop” solli historinë e një zonje, që iu dre...
Një qytetar nga Puka, i quajtur Zamir Puka, ka denoncuar n...
"Fiks Fare" solli në vëmendjen e të gjithëve një fenomen m...
Eleni Marsela, vetëm 10 vjeçe, jeton në qytetin e Shijakut...
Në 5 Korrik të këtij viti, emisioni Stop në Tv Klan trajto...
Rrjeti që ka marrë para nga inceneratorët, nga afera më e ...
Në qershor 2022, emisioni "Stop" në "Tv Klan" trajtoi ...
Një qytetar në Dibër është ankuar pranë emisionit "Stop" n...
Banorë të fshatit Orizaj, të Njësisë Administrative Otllak...
Një 75-vjeçar nga Librazhdi u ankua në redaksinë e "Fiks F...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...