E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

E zuri COVID-i dhe shkoi 10 ditë me vonesë për të tërhequr ndihmën ekonomike. Jo vetëm që e hoqën nga ndihma ekonomike për këtë vonesë, por i thanë që duhet t’i kthente shtetit 460 mijë lekë të vjetra “T’i kemi dhënë gabimisht”. Falë ndihmës së "Fiks Fare" problemi i familjes zgjidhet.
Gjyste Petoku iu drejtua emisionit "Fiks Fare", në emër të vjehrrës Dava Petoku. Ato kishin aplikuar për ndihmë ekonomike të cilën e kishin fituar pasi dhe i shoqi është tetraplegjik. Kur ndihma ekonomike i doli Gjystja nuk shkoi ta tërhiqte, pasi kishte sëmur me COVID-19 dhe burrin dhe vjehrrën.
Tërheqja e ndihmës ekonomike kishte afat kohor 10 ditë, por zonja prej sëmundjes nuk kishte mundësi të shkonte ta tërhiqte, kështu që pasi kaloi sëmundja shkoi tek administratori. Ky i fundit i kishte thënë se me një raport te mjekut i cili vërtetonte se kishin kaluar COVID-in në datat që shpërndahej ndihma ekonomike, mund të riaplikonin sërish për ta rimarrë atë muaj.
E kështu ndodhi, më pas zonja e tërhoqi dhe një vit në mënyrë sistematike. Një ditë kur paraqitet në sportele për të rimarr pagesën e radhës mujore i thonë se e ka përfituar ndihmën ekonomike pa të drejtë. Sipas punonjësve auditi kishte kapur ‘shkeljen’, por pa parë dokumentin mjekësor që zonja kishte dorëzuar. Kështu ajo automatikisht doli debitore, pasi shërbimi social e kishte orientuar se dokumenti që kishte dorëzuar nga mjeku kjo zyrë e kërkonte t’i shkonte zyrtarisht nga bashkia. Zonja Petoku e dërgon këtë dokument me postë në bashki si dhe duke aplikuar tek e-Albania. “Ka afro gjashtë muaj që e kam dorëzuar, por asnjë reagim. Kam 6 muaj pa ndihme ekomomike” shprehet Petoku.
"Fiks Fare" iu drejtua Shërbimit Social Shtetëror, Durrës. Specialisti i financës z. Drilon Kapllani, i cili thotë se auditi ka konstatuar që familjes së Dave Petokut nga bashkia i është arkëtuar vlera e muajit përkatës të cilin nuk e ka tërhequr. Në bazë të VKM nr. 597 në moment që familja nuk e tërheq ndihmën ekonomike sipas aftatit duhet të largohet nga ndihma ekonomike. Në këtë rast kjo është bërë. Dhe Auditi Drejtorisë Rajonale e ka konstatuar këtë në 2022 dhe I është lënë të arkëtohet shuma 46.140 lekë.
Pyetjes së gazetarit se zonja e ka një dokument ku e justifikon mosparaqitjen në kohë të tërheqjes së ndihmës ekonomike z. Kapllani shprehet se nëse dokumenti është dorëzuar tek pushteti vendor, ky i fundit i drejton një shkresë Drejtorisë rajonale të Shërbimit Social se zonja ka dokument justifikues. Dokument të cilin pushteti vendos nuk ua kishte dërguar. ” Deri në këto momente që flasim nuk e kemi një dokument të tillë dhe në momentin e parë që vjen në zyrën tonë zonja nuk do të jetë më debitore dhe do marri parat” theksoi specialisti.
"Fiksi" iu drejtua edhe Shërbimit Social në Bashkinë Durrës, për të kuptuar pse i është ndërprerë ndihma ekonomike familjes. Drejtoresha Meme Xhaferaj tha se nga auditi ishte kapur shkelja dhe detyrimisht nga kjo zyrë i ishte ndaluar pagesa. Për sa i përket raportit mjekësor që familja ka paraqitur drejtoresha pohon se dorëzimi i tij është bërë mbrapa dhe sapo të akordohen edhe me zyrat e tjera lekët do t’i rikthehen familjes./ tch
“Stop” rikujton mënyrën, se si ish-prokurori Emëror Kasaj ...
Në vitin 2019, “Stop” ka publikuar rastin e Luan Nikollari...
Në datën 6 tetor 2022, "Fiks Fare" transmetoi një investig...
Një ngjarje e pazakontë ka çuar emisionin “Stop” në Dimal,...
Tre persona janë ankuar në redaksinë e "Fiks Fare" se janë...
“Stop” u ndal në familjen e zotit Ilir Krekeza, i cili vet...
Prej disa muajsh emisioni “Stop” transmeton problemet e pa...
Bashkia Kukës bashkë me Entin Kombëtar të Banesave për...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës ndryshimet e pr...
Fatma Banka tregon për emisionin investigativ “Stop” s...
Në mes të Qershorit emisioni investigativ “Stop” në Tv...
Rina Qyra (Hajrie) është debitore pasi nuk ka shlyer dot n...
Gëzim Ndou nga Puka tregon se djali i tij ka ndjekur për 4...
Shkolla 9-vjeçare e fshatit Barç të Skraparit është e kyçu...
Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për 11 urdhër-arre...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës abuzimet me fond...
Më 6 Gusht 2022, 71-vjeçarja, Milkë Kroza, është aksid...
Një 40-vjeçar, përdorues prej shumë vitesh i hashashit, rr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ndërsa ka paralajmëruar të tje...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka denoncuar me video një ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...