"Fiks Fare"/ Vjedhja e pensioneve në Korçë, OPGJ “akuza” prokurorisë: S’po e hetojnë, as hajdutin dhe as drejtorin!
Në datën 6 tetor 2022, "Fiks Fare" transmetoi një investig...

Në vitin 2019, “Stop” ka publikuar rastin e Luan Nikollarit, i cili denonconte ndërtuesen Drita Daci, për shitje dy herë të apartamentit, që e kishte blerë me kredi në vitin 2015. Çifti Nikollari ka ndërruar jetë, por ndërtuesja Daci vijon të shkaktojë probleme pa i hyrë gjemb në këmbë.
Banorët e dy pallateve të ndërtuar nga Drita Daci denoncojnë këtë të fundit, pasi ajo ka braktisur objektet dhe banorët janë detyruar, të zgjidhin bashkë energjinë, ujin, ashensorin dhe hipotekën e apartamenteve.
“Këtë pallat e përfunduam ne banorët me investimet tona. Kjo nuk zbatoi projektin, nuk solli as ujë, as ashensor, as shkallë dhe ne u detyruam sepse kishim paguar paret. Dy ashensorët që janë vënë dhe montuar, bashkë me sistemin e ujit të pijshëm, bashkë me energjinë elektrike kanë shkuar afërsisht 50 e ca mijë Euro. I kanë paguar vetë banorët, përveç çmimit që e kemi blerë”, u shpreh një qytetar.
“Asnjë gjemb në këmbë nuk i ka hyrë asaj”, u shpreh një qytetare.
Një tjetër tha se shtëpinë e tij ndërtuesja e kishte shitur 3 herë.
“Kam qenë në gjyqe me të. Drita Daci nuk u dënua”, tha qytetari.
Më në fund, në 2021-shin, këto dy objekte u legalizuan me kërkesën e banorëve dhe me shpenzimet e tyre. Në një ceremoni pompoze certifikatat u dhanë nga kreu i Kadastrës Artan Lame.
Por legalizimet u anuluan, pasi Drita Daci bëri një denoncim në SPAK me pretendimin, se banori që u mor me legalizimin ka marrë para. Banorët e penalizuar nga abuzimi dhe pandëshkueshmëria, përballen me ndërtuesen problematike, duke ia numëruar në fytyrë të gjitha problemet.
Drita Daci: Janë bllokuar se janë bërë në mënyrë të paligjshme nga administratori i pallatit zoti Naim Peka.
Gazetari: Po këto hyrjet që i keni shitur nga dy herë, tre herë?
Drita Daci: Nuk ka hyrje të shitura nga dy herë.
Gazetari: Pse e keni braktisur këtë pallat dhe është bërë nga banorët? Kush e ka vënë ashensorin?
Banorja: Ashensorët iu vumë vetë. Prit të flas unë tani. Ashensorin e vumë vetë?
Banorja: Dritat i lidhëm vetë?
Drita Daci: Kush tha? Unë të them. Të gjithëve u është zbritur në këstet e fundit që kanë pasur.
Gazetari: Janë banorët këtu zonjë, mos gënje se është turp. Zotërisë ia ke shitur tri herë ke qenë në gjyq dhe nuk të ka hyrë gjemb në këmbë? S’është e vërtetë? Hajde ikim pyesim zotërinë.
Gazetari: Ja të vijë zotëria. Ti je ndërtuese. Ja zotërisë ia ke shitur apartamentin tri herë.
Drita Daci: S’është e vërtetë!
Banori 1: Si nuk është e vërtetë? Ka qenë fierakun, me ty. I ke letrat aty moj zonjë.
Drita Daci: I kam letrat aty të gjitha.
Banori 2: Dy vjet që nuk paguan shkallën, do ia ndërpresim me ujë e me drita.
Banorja: Na ke vjedhur tërë kohën.
Drita Daci: Ti je pa kontratë fare.
Gazetari: Miqtë e “Stop” kjo është ndërtuesja Drita Daci. E patë edhe debatin, ajo gënjen haptazi. Ka shitur hyrje deri në tre herë./tvklan.al
Në datën 6 tetor 2022, "Fiks Fare" transmetoi një investig...
Një ngjarje e pazakontë ka çuar emisionin “Stop” në Dimal,...
Tre persona janë ankuar në redaksinë e "Fiks Fare" se janë...
“Stop” u ndal në familjen e zotit Ilir Krekeza, i cili vet...
Prej disa muajsh emisioni “Stop” transmeton problemet e pa...
Bashkia Kukës bashkë me Entin Kombëtar të Banesave për...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës ndryshimet e pr...
Fatma Banka tregon për emisionin investigativ “Stop” s...
Në mes të Qershorit emisioni investigativ “Stop” në Tv...
Rina Qyra (Hajrie) është debitore pasi nuk ka shlyer dot n...
Gëzim Ndou nga Puka tregon se djali i tij ka ndjekur për 4...
Shkolla 9-vjeçare e fshatit Barç të Skraparit është e kyçu...
Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për 11 urdhër-arre...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës abuzimet me fond...
Më 6 Gusht 2022, 71-vjeçarja, Milkë Kroza, është aksid...
Një 40-vjeçar, përdorues prej shumë vitesh i hashashit, rr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ndërsa ka paralajmëruar të tje...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka denoncuar me video një ...
Sipas nenit 21 për kriteret e pranimit në Gardën e Republi...
Një qytetar, i cili kërkon të mbetet anonim, na tregon se ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...