
Dje në mëngjes, fadromat e IKMT-së kanë shkuar për të zbatuar ligjin në “Prestige Resort”, në një nga pronat e Irfan Hysenbelliut.
Ministria e Brendshme deklaroi se ishin rreth 4 mijë metra katrorë, ku ishte ndërtuar pa leje dhe duhej të rikthehej në gjendjen e mëparshme.
Ndërtim i cili ishte pa leje, sepse ishte dhënë një dokument për të plotësuar disa kritere, për të paguar taksat, etj por këto nuk u bënë kurrë.
Pra, objekti nuk ka leje. Irfan Hysenbelliu, sipas institucioneve, zyrtarisht ka ndërtuar pa leje.
Pa folur këtu për bllokimin e plazhit, pra kalimin në breg bllokuar me blloqe betoni.
Vetë Irfani dhe mediat e tij kanë filluar një fushatë të madhe, duke thënë se sulmi nuk është ndaj një hoteli dhe ndaj një pishine, por ndaj linjës editoriale të “News 24”, “Balkan Web” dhe gazetës “Panorama”.
Në fakt kjo është qesharake, pasi përse duhet ta sulmonte Edi Rama dhe Qeveria “News 24” apo mediat e Irfan Hysenbelliut, kur ato prej nëntë vitesh, ndoshta edhe më shumë, janë mëngjes, drekë, darkë në shërbim të kryeministrit.
Le të dalë ndonjë nga analistët, gazetarët, opinionistët e “News 24”, të na thotë cilat janë denoncimet e bëra nga mediat e Irfan Hysenbelliut.
A ka folur Irfan Hysenbelliu dhe mediat e tij për inceneratorët në 7-8 vite apo kanë marrë para prej tyre?
A ka folur Irfan Hysenbelliu dhe ka denoncuar ministra apo kur ka pasur ndonjë shkrim e denoncim ka qenë për hir të interesave të tij?
A e ka sulmuar ndonjëherë Irfani kryeministrin apo e ka trasmetuar live sa herë i ka dashur qejfi?
A ka shkruar ndonjëherë apo raportuar kundër Erion Veliajt apo i duhej për të ndërtuar semaforë dhe trafikndarëse për hotelet e tij në kryeqytet?

Pra, linja editoriale e “News 24”, “Balkan Web”-it dhe “Panoramës”, nuk janë asgjë tjetër thjesht një shërbim që Irfan Hysenbelliu i ka bërë Qeverisë.
Pra, Irfani i shërbente Qeverisë, i bënte reklamë, e të gjitha këto dhe merrte benefitet që i jepeshin.
Dhe ka marrë jo pak. Ka zyrat e televizionit në një pronë publike, ka marrë godinën e konviktit të një shkolle shtetërore dhe e ka kthyer në universitet privat, e kështu me radhë.
Pa folur për ndërtimet që ka bërë në Golem e shumë investime të tjera, që kryesisht kanë lidhje me Qeverinë.
Pra, Irfani ka qenë një shërbetor i paepur i Qeverisë.

Kur një institucion, siç janë tatimet, i çoi një shkresë për të paguar taksat, pasi nuk i paguante prej vitesh, atëherë Irfani iu hodh në fyt.
Irfani e sulmoi, shteti u përgjigj në zbatim të ligjit.
Tani, të dalë një analist, nga këta që rrinë në pishinat e “Prestige Resort” të Irfanit apo nga këta kumarxhijtë e jetës politike shqiptare që mëkohen me para nga Ilir Meta, me paratë e korrupsionit dhe skandaleve të inceneratorëve apo vetë qeverisë dhe aferave të saj e të thotë se cila është linja editoriale e “News 24”-ës, që i ka prishur punë Qeverisë.


Se askush nuk di në këto 9 vite që Irfan Hysenbelliu të ketë qenë kundër kësaj qeverie, gjithmonë ka qenë një ushtar i saj.
Pa folur më tej për faktin se sa ka përfituar ai si individ. Ndoshta këtu është për t’u kitikuar qeveria dhe shteti, pse e kanë lejuar Irfan Hysenbelliun që të mos paguajë taksat dhe të abuzojë me çdo hapësirë që i jep ligji.


Prandaj edhe sulmi ndaj tij, siç e quan Irfani, nuk është ndaj linjës editoriale, por zbatimi i ligjit, lirimi i hapësirave dhe detyrimi për të paguar taksat.
Linjën editoriale aty e ka, po vazhdon 24 orë në 24. Çfarë i prishin pishinat linjës editoriale të Irfanit? Asgjë. Thjesht dhe vetëm Irfani do t’i përdorë ato për të shpëtuar nga "mbytja" e pashmangshme./CNA.al
Sot në mëngjes IKMT shkoi të zbatonte ligjin. Pas shumë ko...
Dje u shkarkua drejtori i përgjithshëm i policisë, Gledis ...
Qeveria Rama ka filluar një iniciativë që fillimisht ka ar...
Largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së shtetit ...
Në një dalje mediatike sot, Ilir Meta, dikur i quajtur...
Ilir Meta njihet për kërcimet e tij, trampolinat spekt...
Në 30 vjet karrierë politike, i ardhur nga strukturat ...
Më vjen keq (dhe fare nuk më vjen) që prej një shekull...
Prej disa javësh disa nga mediat kryesore në vend, "Ballka...
35 tendera me vlerë mbi 1 miliard lekë. Janë përfitime...
Shumë gazetarë, politikanë, biznesmenë, kanë shprehur ...
Irfan Hysenbelliu, ish-kapteri-biznesmen, është kthyer në ...
Një ditë më parë Drejtoria e Tatimeve njoftoi për 1.7 mili...
Nëse do të pyesnim kryeministrin, për arritjet e tij më të...
Policia u ka shpallur luftë mjeteve detare argëtuese, si g...
Si rrallë herë a thua se Shqipëria është ende në moratori...
Një ngjarje e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Himarë. Një...
Rilindja, projekti i kryeministrit Edi Rama, njeriut që do...
Në 30 vjet ka bërë një karrierë të shkëlqyer politike në k...
Nuk bën habi mbrojtja që po i bëhet Ilir Metës nga Petrit ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...