Lajthitja e Policisë që shkatërron më tej turizmin

4 Gusht 2022, 13:32, Editorial CNA

Lajthitja e Policisë që shkatërron më tej turizmin

Një ngjarje e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Himarë. Një polic me pistoletë në skaf, me uniformën e hequr, por me ligjin dhe Maliqin në krahun e tij, hyri në një territor, ku ndalohej lundrimi i skafeve dhe vrau një fëmijë 7 vjeç.

Një vajzë, bijën e disa emigrantëve, të cilët kishin ardhur në Shqipëri për të pushuar, një i marrë, një polic, një shtet i paaftë i mori jetën.

Por, policia duket se po harliset, po çmendet edhe më tej.

Gledis Nano pati një reagim korrekt, shkarkoi zinxhirin komandues, ata që duhej të kontrollonin bregdetin.

Lajthitja e Policisë që shkatërron më tej turizmin
Gledis Nano

Pra, ata që duhej të ishin në kufijtë e atij gardhi, siç pretendon dikush.

Në fakt, askush në asnjë vend të botës nuk rri në kufijtë e kufizimeve që vendosen në det, në zonat ku kalojnë mjetet lundruese.

Ka shumë zona të tjera në vende të ndryshme të Shqipërisë, ku parkohen skafe, gomone, motorë, ku askush nuk e kalon gardhin. Jo se kanë frikë, por respektojnë kufijtë.

Kurse, në këtë rast nuk kishim të bënim me një njeri të zakonshëm, kishim të bënim me një njeri me uniformë.

Një ngjarje tjetër e rëndë ndodhi në Jalë, disa javë më parë, por kishte një ndryshim thelbësor.

Dy persona u përplasën nga gomonia, por nuk ishte i ngjashëm me këtë rast. Ai ishte rasti kur mund të thoshe, po, ka aksident.

Lajthitja e Policisë që shkatërron më tej turizmin

Por, është edhe ana tjetër e medaljes, pasi me dhjetëra roje bregdetare, të cilët paguhen nga taksat e shqiptarëve duhet të jenë në krye të detyrës.

Ndërkaq, policia duket se është çmendur fare.

Ka shkuar dhe ka bllokuar çdo mjet lundrues në zonën e jugut, duke iu thënë se duhet të paraqiten në Porto-Palermo.

Lajthitja e Policisë që shkatërron më tej turizmin

Atje do të bëhet verifikimi i mjeteve nga dy policë. Pra, 100 motorë uji, gomone apo skafe të pajisura me dokumente dhe të licencuar tashmë nuk do të lundrojnë, nuk do të ketë më sporte uji, sepse policia jep një urdhër.

Ka zgjedhur dy nga kapterët e saj që të bëjnë verifikimin e 100 mjeteve të lundrimit, si gomone, skafe, apo motorë uji.

Procedurë të cilën nuk e përfundojnë dot këta dy persona para fundit të shtatorit.

Nuk mjafton klientela e muguar, braktisja e plazheve, por duhet shkatërruar edhe pjesa e sportit në ujë për ta shkatërruar turizmin.

Sepse një polic i çmendur vrau një fëmijë e tani çmendet policia dhe shkatërron sportet ujore. Është njësoj si të ndodhte një aksident në rrugë dhe policia të ndalonte qarkullimin e mjeteve dhe të fillonte verifikimin e tyre nga e para në çdo komisariat të Policisë Rrugore.

Lajthitja e Policisë që shkatërron më tej turizmin

Kjo është një idiotësi dhe çmenduri e radhës e kësaj policie, e cila në fakt, nuk duhet të bëjë më të tilla çmendurira, por duhet të shkojë te standardet e Bashkimit Europian.

Mjete lundruese duhej të ishin kontrolluar që në fillimin e sezonit turistik. Mjetet duhet të kontrollohen edhe kur sezoni ka filluar, por kjo nuk bëhet me dy persona në Porto Palermo, por bëhet në mënyrë të vazhdueshme çdo ditë, çdo orë, çdo minut e çdo sekond në det me trupën e policisë kufitare në lëvizje.

Duhet të kontrollohen të gjitha subjektet e licencuara për sportet ujore, të kontrollohet çdo kompani që ofron shërbimin në bregdet si dhe të kontrollohet çdo subjekt që ka në pronësi një skaf, një gomone apo diçka tjetër.

Nuk bëhet duke mbledhur mjetet lundruese në një vend, thjesht dhe vetëm për t’i verifikuar dy policë, pasi ndodh një aksident.

Kjo është një tjetër çmenduri, siç e theksuam më lart, e policisë, e cila kërkon tashmë të qëndrojë mënjanë një akti të paprecedentë që ndodhi para tri ditësh.

Në fakt, me lëvizjen e fundit, policia po e zhyt veten më thellë në çmenduri duke shkatërruar një sezon turistik “të plagosur”, “të vrarë”,  që kryeministri Edi Rama pretendon se është më i pasur dhe më i suksesshëm.

Por, realiateti është tjetër, ka më pak njerëz, është më i shtrenjtë dhe ka më shumë viktima përfshirë këtu dhe paaftësi dhe çmenduri të tllojit, që të mbledhin të gjitha mjetet lundruese, se pati një aksident.

Nuk është zgjidhje të bllokosh makinat kur bëjnë aksidente apo skafet kur bëjnë aksidente. Kontrolli duhet të jetë i vazhdueshëm, duhet të jetë i pandalshëm dhe verifikimet nuk duhet të bëhen me fushata dhe operacione që në finale janë dështim dhe sjellin vetëm një raport, kurse aksidentet dhe pasojat e  tyre vazhdojnë të jenë tragjeditë e sezoneve turistike.

E këto tragjedi të bëra me dorën e Policisë së Shtetit, po shkatërrojnë më tej sezonin turistik duke “vrarë” edhe sportet e ujit apo duke ndaluar argëtimet, si një pengesë tjetër që i vihet turizmit shqiptar në këtë sezon kaq “të vrarë” dhe kaq të dështuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga