web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vuçiç, në dilemë për të ardhur në Samitin e BE-së në Tiranë/ Brnabiç e nxit: Duhet të shkojë

5 Dhjetor 2022, 09:53, Aktualitet CNA

Vuçiç, në dilemë për të ardhur në Samitin

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ndryshe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, mendon se ky i fundit duhet të marrë pjesë në Samitin e BE-së, në Tiranë.

Sipas saj, Vuçiç duhet të shkojë në Samit, pasi pjesëmarrja e presidentit serb në Samit është me rëndësi për vendin.

“Kjo është mënyra më e mirë për t’u përballur me hipokrizinë”, tha Brnabiç.

 “Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç”, tha kryeministrja serbe në emisionin “Hit Tweet” në televizionin TV Pink, duke iu referuar përplasjeve me Kosovën.

Më tej ajo tha se shpesh pyet veten se si një person ka nerva, tolerancë dhe durim si Aleksandër Vuçiç./CNA.al





Lajmet e fundit nga