Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Gazetari Ermal Mulosmani ka ngritur shqetësimin për një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit, rrugën “Myslym Shyri”.
Në një postim ai ka evidentuar se si është katandisur rruga, duke vënë në dukje pllakat që lëvizin, që mbushen me ujë dhe baltë në mot të keq.
Sipas gazetarit rruga “Myslym Shyri” është treguesi se sa i vlerëson bashkia këmbësorët, shumicën e banorëve të Tiranës!
Postimi i plotë i Ermal Mulosmanit
Rruga “Myslym Shyri” është një nga më të bukurat e Tiranës. Po ta shikosh nga sateliti, sigurisht. Me trotuare të gjera, pemë anash dhe plot dyqane, duket e tillë.
Ah, nëse ju bie rasti ta bëni në këmbë, ditëve me shi, është një toturë pllaquritje, me pllaka mashtruese të zhytura në pellgje uji e balte që këmba ime e pafajshme i kthen në ujëvara pisllëku që përplasen me këmbën tjetër e të futen në palcë! Është e kotë çdo tentativë për tu ruajtur! Isha me sytë poshtë, me shpresën se do të shpëtoja ç’të mundja nga një driblim inteligjent pllakash por përfundova i dorëzuar plotësisht pas 100 metrash!
Nja tridhjetë pllaka të puthitura në dukje, të përzgjedhura me kujdes nga ana ime, më shpërblyen në shatërvane uji që më nxorën nga shpirti sharje të vetmevetshme që shastisën kalimtarët. Ndërkohë, korsia e biçikletave, nja 2 m e gjatë dhe pa asnjë çiklist në të, ma bënte me sy! Aty nuk kishte pllaka që lëshonin stërpikë deri në Kashar por asfalt i ngjyrosur që të joshte Doja të futesha në të por e dija se do çudisja dynjanë! Ndonjë çiklist që mund të vinte do më shihte si pronari ekskluziv i asaj korsie, ndërsa unë si ndonjë humbameno të sapombërritur në metropol! Ashtu i bërë qull i dola në krye i betuar që për asnjë arsye nuk do e kaloja më atë rrugë në kohë me shi! Isha me çadër, me këpucë me qafa, dhe përfundova i bërë qull! Mallkova shtetin e biçikletave, Bashkinë e propagandës dhe punëmbaruarit mashtrues që na shesin sapunin për djathë!
Rruga Myslym Shyri është treguesi sesa i vlerëson Bashkia këmbësorët, shumicën e banorëve të Tiranës!
Edhe diçka në fund. Ajo rrugë e bukur e ka nënvlerësimin qysh në fillim fare. Emri iu vu në nderim të një ish hamalli I cili iu bashkua lëvizjes Nacionalçlirimtare në vitin 1942 si partizan në çetën e Pezës. U vra në një betejë në Dibër. Kaq mund të lexoja për të pas kërkimeve. Si është e mundur që rrugës kryesore të Tiranës t’i vihet emri i një figure kaq periferike?! Ia vuri Enver Hoxha me propozim të Myslym Pezës në vitin 1969. Aso kohe rrugët e Tiranës numëroheshin me gishta. Absurde më duket!
Meqë është edhe kohë fushate le ta fillojnë punën nga kjo rrugë.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blu...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve me “...
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT...
IKMT në bashkëpunim me forcat e policisë së Shtetit do...
Ish-kryeparlamentarja dhe koordinatorja e Partisë Demo...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e opozitë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pak ditë më parë b...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste "live" u është...
Në 110-vjetorin e krijimit të Frocave të Armatosura Sh...
Në datën 6 dhjetor do të mbahen dy ngjarje paralele, s...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet so...
Avokati Jordan Daci ka folur për rastin e vrasjes së g...
Koncerti madhështor që po mbahet në Pallatin e Kongres...
Dan Biçaku, 80 vjeç ka treguar se e ushtron ende profe...
Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Vatikan ë...
Ervin Salianji, i cili rrezikon burgun për shpifje me ...
“Deri vonë, personazhet më të njohur të Shqipërisë ish...
Pasi "BBC" publikoi lajmin se 39 fëmijë shqiptarë janë zhd...
Akti i Skllavërisë Moderne u prezantua nga Theresa May, at...
Pas negociatash të gjata me në fund Komisioni Europian dhe...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...