Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Pas negociatash të gjata me në fund Komisioni Europian dhe RCC drejtuar nga Sekretarja e Përgjithshme Majlinda Bregu, kanë arritur një marreveshje me operatorët e telefonisë celulare në Europë e Ballkan për të nënshkruar deklaratën e dakordësisë për nisjen e uljes së çmimeve të Roaming BE - Ballkan Perendimor brenda vitit 2023.
Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet në Samitin e Tiranës që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.
Pritshmëritë nga Samiti i Tiranës janë të larta, pikërisht prej këtyre lajmeve të mira që vijnë për qytetarët e rajonit, nga Samiti i Procesit të Berlinit në fillim të nëntorit – kur liderët e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM), nënshkruan tri marrëveshje të rëndësishme (për Lirinë e Lëvizjes me Kartë Identifikimi, për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë dhe për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale për Doktorët e Mjekësisë, Stomatologët dhe Arkitektët), të koordinuara dhe të ndërmjetësuara nga RCC.
Tashmë, marrëveshjet do të hyjnë në procedurën e ratifikimit në nivel kombëtar, sipas kërkesave të parashikuara nga legjislacioni përkatës i secilës prej Palëve. RCC është në kontakt të rregullt me të gjithë nënshkruesit e marrëveshjeve në lidhje me proceset e ratifikimit. Është në interesin e të gjithëve që Marrëveshjet të fillojnë zbatimin e tyre sa më shpejt, ndaj jemi optimistë se kjo do të ndodhë në kohën më të shkurtër të mundshme.
Megjithatë, puna jonë për zbatimin e CRM vazhdon.
Që prej hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Rajonale të Roaming-ut në Ballkanin Perëndimor, duke mundësuar në rajonin tonë roaming me tarifa 0, “Fol si n’shpi” që nga korriku 2021, RCC ka punuar në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Europian, Bashkimin Europian dhe operatorët e Ballkanit Perëndimor, si dhe autoritetet në rajon, për reduktimin e roaming-ut edhe mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Që nga korriku 2021, janë mbajtur një sërë takimesh konsultimi me operatorët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.
Sipas statistikave nga draft raporti i trafikut të të dhënave në roaming, numri i përdoruesve të roaming në rajon është rritur me 100%.
Kur krahasojmë gjysmën e dytë të vitit 2021 me gjysmën e parë të të njëjtit vit, numri i minutave të kryera në thirrjet zanore dalëse u rritën deri në 237%, ndërsa thirrjet zanore hyrëse u rritën deri në 173%. Në të njëjtën kohë, vëllimi i trafikut të të dhënave u rrit deri në 459%.
Të dhënat e roaming nga raporti i të dhënave Roaming, bazuar në të dhënat e vitit 2021:
Trafiku i përdorimit nga kosovarët, gjatë roaming në BP në gjysmën e dytë të vitit 2021 krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2021:
• Thirrjet zanore dalëse (numri i minutave): 45% rritje
• Thirrjet zanore hyrëse (numri i minutave): 147% rritje
• Volumi i trafikut të të dhënave (MB): 80% rritje
Këto janë shifra të jashtëzakonshme që shkojnë në favor jo vetëm të bashkëpunimit rajonal në tërësi, por flasin shumë edhe për një klimë më të mirë në të gjithë rajonin. Për sa i përket perspektivës ekonomike, sipas raportit të Bankës Botërore, rajoni vlerësohet të regjistrojë një rritje ekonomike prej 3.4% këtë vit.
Çdo arritje dhe rezultat nën agjendën e Tregut të Përbashkët Rajonal është një hap përpara drejt krijimit të një klime investimi mikpritëse që mund të tërheqë investime me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme.
Prandaj, ulja e tarifave të roaming ndërmjet BE-së dhe rajonit tonë do të jetë një arritje e rëndësishme po të merret parasysh fluksi tashmë i lartë i udhëtimeve turistike nga Ballkani Perëndimor drejt vendeve te BE-së dhe anasjelltas, veçanërisht duke pasur parasysh komunitetet e rëndësishme të diasporës. Përfitimet janë të shumta. Do të kursente para për qytetarët e të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe BE, si dhe do të ulte kostot e funksionimit të biznesit; do të inkurajonte të bërit biznes jashtë kufijve të tyre, por gjithashtu do t’i jepte një shtysë edhe më të madhe turizmit tonë.
Pikërisht për të gjitha këto arsye Samiti BE-BP në Tiranë më 6 dhjetor 2022 është i rëndësishëm në shumë nivele – nga këndvështrimi i BE-së i BP- së, agjendës së Gjelbër të BP- së, sigurisë së energjisë dhe ushqimit, rinisë e deri te trajtimi i dezinformimit dhe i kërcënimeve kibernetike dhe padiskutim dhe ulja e tarifave të roaming. Rritja e zbatimit të Planit të Veprimit të Përbashkët Rajonal të Tregut është me rëndësi të madhe dhe ne shpresojmë të shohim rezultate pozitive dhe të prekshme për qytetarët në lidhje me uljen e tarifave të roaming midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor./CNA.al
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karbura...
Ambasada amerikane ka paralajmëruar qytetarët lidhur me pr...
Pothuajse 20% e fëmijëve emigrantë shqiptarë të pashoqërua...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është duke i përcjellë m...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kosov...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rru...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Mad...
6 dhjetori do ta gjejë të blinduar Tiranën, ku pjesa më e ...
Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku në Konferencë për ...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është shprehur pro prote...
Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka kë...
IKMT po çliron bregdetin nga ndërtimet e paligjshme. Opera...
Në orën 11:30, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtet...
Udhëtarët në Bashkimin Europian së shpejti mund të jenë në...
Një ditë më parë është hapur rruga e re që të çon në aerop...
Ekspozimi i hershëm i fëmijëve ndaj dhunës dhe tolerimi i ...
Javën e kaluar, isha në një konferencë në qytetin verilind...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar ...
Shumica e shqiptarëve mendojnë që vendimi i qeverisë p...
Një vaj i madh ka plasur mbrëmjen e sotme në “Top Chan...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...