LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hysenbelliu jashtë kontrollit, shantazhon dhe sulmon pa ndalur/ Si gënjen për lejen e ndërtimit

3 Dhjetor 2022, 09:01, Aktualitet CNA

Hysenbelliu jashtë kontrollit, shantazhon dhe sulmon pa ndalur/ Si

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm aksionin për çlirimin e bregdetit nga ndërtimet pa leje në "Prestige Resort" me pronar Irfan Hysenbelliun.

Bëhet fjalë për një hapësirë prej 4 mijë metrash katrorë rërë e det të kthyera në beton, siç ka raportuar më herët Ministria e Brendshme, pas akuzave të Hysenbelliut se aksioni është hakmarrje për shkak të linjës editoriale.

“Ndërhyrja për rikthimin e rreth 4 mijë metrave katrorë rërë e det të kthyera në beton, përpara resorti ku një pjesë e zhvillimeve edhe në brendësi të zonës së pishave janë ndërtime të paligjshme për qëllime fitimi, është trajtuar nga mediat e zotit Irfan Hysenbelliu si sulm ndaj linjës editoriale të tyre.

Nuk është hera e parë që mediat 'News24', 'BalkanWeb, dhe 'Panorama' synojnë të mbulojnë problemet e pronarit të tyre me ligjin, duke marrë rolin e viktimës së lirisë së shtypit. Edhe më keq se kaq, këto media e kanë bërë mesa duket rrugë përdorimin e shantazhit, shpifjes dhe denigrimit ndaj autoriteteve shtetërore, sa herë zoti Irfan Hysenbelliu ka rënë në rrjetën e kontrolleve ligjore. Pre e kësaj mënyre të ulët të keqpërdorimit të mediave si imunitet ndaj ligjit të pronarit, kanë rënë kohët e fundit drejtori i tatimeve dhe më pas drejtori i doganave”, thuhet në një reagim të mëhershem të Ministrisë së Brendshme.

Edhe në aksionin që ka rinisur Hysenbelliu dhe opozita vijojnë ta cilësojnë si hakmarrje dhe pa paralajmërim.

Në fakt, aksioni derisa ka qenë i lënë përgjysmë ka qenë edhe i paralajmëruar.

Hysenbelliu pretendon se ka leje ndërtimi. Kujtojmë se me 2 shtator, Ministria e Brendshme ishte e qartë kur tha se nuk kishte leje ndërtimi dhe se po manipulon opinionin publik me një dokument me firmën e kryeministrit.

“Pretendimi i mediave të zotit Irfan Hysenbelliu se ndërhyrja e sotme e IKMT është e paligjshme pasi resorti paska leje të miratuar është një tjetër manipulim i opinionit publik.

Dokumenti i nxjerrë në mediat në fjalë me firmën e kryeministrit Edi Rama si kryetar i KKT provon të kundërtën e pretendimit.

Hysenbelliu jashtë kontrollit, shantazhon dhe sulmon pa ndalur/ Si

Hysenbelliu jashtë kontrollit, shantazhon dhe sulmon pa ndalur/ Si

Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi t? plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse.

Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave”, thuhet në reagim.

Hysenbelliu jashtë kontrollit, shantazhon dhe sulmon pa ndalur/ Si

Ndërkohë që një ditë më parë mediat e Hysenbelliut kanë nisur një sulm të fortë kërcënues ndaj kreut të IKMT-së Fatmir Metaj.

Gjithashtu sulm dhe shantazh kanë ushtruar edhe ndaj Gjykatës Administrative në Durrës.

Skandali u dha "live" në "News 24", kur ushtrohej presion dhe shantazh me kamera, me ulërima dhe të bërtitura ndaj sekretares së gjykatës./CNA.al

Lajmet e fundit nga