
Deputetë, anonimë të opozitës, janë mbytur në pishinat e Irfan Hysenbelliut.
Ata i janë bashkuar Hysenbelliut, duke dalë pro ndërtimeve pa leje, për të cilat më në fund u zbatua ligji për prishjen e tyre, ashtu siç bëhet për qytetarët, që rregullojnë një çati, një oborr apo që ngulin një gozhdë në murin e shtëpisë së tyre.
Që nga e premtja e javës së shkuar po ulërasin e po bëjnë zallamahi me pretekstin se po sulmohet biznesi i Irfan Hysenbelliut, i cili i ka shërbyer denjësisht pushtetit, ka ngrënë e ka pirë me rilindas, siç po e dëshmon ditët e fundit.
Qesharakë në maksimum, deputetët e opozitës pretendojnë se prishja e pishinave në hapësirën e zaptuar prej 4 mijë katrorësh rërë dhe det, nga Irfan Hysenbelliu, është dhunim i fjalës së lirë.
Cilën fjalë të lirë i kanë penguar Hysenbelliut, a mund ta thonë cilin denoncim për pushtetin apo cilën aferë që ka lidhje me pushtetin, nuk i kanë lejuar Irfan Hysenbelliut dhe mediave të tij, që ta bëjnë publike?

Mediat e Irfan Hysenbelliut, për aq vite sa është Rilindja në pushtet, nuk mbahen mend të kenë publikuar një skandal, një denoncim apo investigim ku implikohet pushteti.
Jo se nuk ka pasur të tilla, po se Irfan Hysenbelliu dhe mediat e tij kanë qenë në shërbim të Qeverisë, ashtu siç dëshmuan me foto kohët e fundit, hanin e pinin së bashku në “Prestige Resort”.
Ose këta deputë shantazhohen ose janë “derdimenë”, që mbyllin sytë para këtij fakti.
Mediat e Hysenbelliut, “News 24” dhe të tjera, nuk kanë qenë ndonjëherë kritike me Qeverinë, përveçse tani që i dolën borxhet ndaj institucioneve në Tatime, evazioni fiskal në dogana apo qira të papaguara të ambienteve shtetërore.
Dhe të mos paguash detyrimet ndaj shtetit dhe të ndërtosh pa leje në rërë publike, quhesh media e lirë, dhe kur shteti nuk të lë më të mos zbatosh rregullat quhet shkelje e lirisë së medias?!
Këtë logjikë vetëm ky soj deputetësh mund ta përdorë.
Po mirë Irfani se këtë e njohim, por këta bedelë deputetë të opozitës si mund të pranojnë të bëhen lolo e të përdoren nga Irfani për pishinat pa leje, ku deri dje drekonte Taulant Balla me Arben Ahmetajn, e ndonjëherë edhe Edi Rama?

Nuk mund të mohohet, është fakt se Qeveria është përgjegjëse dhe ka shkelur ligjin pasi e ka lënë vite me radhë të mos paguajë sigurimet shoqërore të punonjësve te birra “Tirana”.
Institucionet dhe Edi Rama janë përgjegjës pse e kanë lënë Irfanin të ndërtojë pa zbardhur lejen e ndërtimit dhe pa paguar taksën e infrastrukturës prej kaq kohësh.
Qeveria është përgjegjëse pse e kanë lënë Irfanin të mos paguajë prej 6 vjetësh qiranë e zyrave të gazetës “Panorama”.
Qeveria është përgjegjëse se Irfani nuk paguante qiranë se rrinte në resort me Qeverinë, se Irfani nuk zbardhte lejen e ndërtimit e ai ndërtonte pa leje se rrinte në tavolinë me Qeverinë. Ai nuk paguante sigurimet shoqërore të punonjësve se rrinte në pishinë me Qeverinë.
Tani që qeveria nuk i shkon në resort, Irfani habitet e ngre gjithë mediat e tij në këmbë, armatën e njerëzve që paguan që të bërtasin nga mëngjesi në darkë se po dhunohet fjala e lirë, media e lirë, liria e fjalës, liria e shprehjes, liria e editorialit e përralla si këto.
Dhe habiten aq shumë dhe moderatorët e spikerat e televizionit të tij kur me naivitet rrëfejnë që Edi Rama na zgjodhi dhe ngjyrat e fasadave të resortit e tani po na prish pishinat.
Se faktin që Rama u ka zgjedhur ngjyrat e konsiderojnë leje ndërtimi dhe s’ka nevojë të plotësojnë dokumente e kushte të lejes.
Këto e të tjera janë faje të Qeverisë, të cilat tani e çudisin Irfanin./CNA.al
Pas zbatimit të ligjit nga INUK për prishjen e disa pi...
Dje në mëngjes, fadromat e IKMT-së kanë shkuar për të zbat...
Sot në mëngjes IKMT shkoi të zbatonte ligjin. Pas shumë ko...
Dje u shkarkua drejtori i përgjithshëm i policisë, Gledis ...
Qeveria Rama ka filluar një iniciativë që fillimisht ka ar...
Largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së shtetit ...
Në një dalje mediatike sot, Ilir Meta, dikur i quajtur...
Ilir Meta njihet për kërcimet e tij, trampolinat spekt...
Në 30 vjet karrierë politike, i ardhur nga strukturat ...
Më vjen keq (dhe fare nuk më vjen) që prej një shekull...
Prej disa javësh disa nga mediat kryesore në vend, "Ballka...
35 tendera me vlerë mbi 1 miliard lekë. Janë përfitime...
Shumë gazetarë, politikanë, biznesmenë, kanë shprehur ...
Irfan Hysenbelliu, ish-kapteri-biznesmen, është kthyer në ...
Një ditë më parë Drejtoria e Tatimeve njoftoi për 1.7 mili...
Nëse do të pyesnim kryeministrin, për arritjet e tij më të...
Policia u ka shpallur luftë mjeteve detare argëtuese, si g...
Si rrallë herë a thua se Shqipëria është ende në moratori...
Një ngjarje e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Himarë. Një...
Rilindja, projekti i kryeministrit Edi Rama, njeriut që do...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...