web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I shpërblyer nga pushteti/ Carlo Bollino i "sulet" biznesmenëve për reklama

11 Janar 2024, 18:21, Aktualitet CNA
I shpërblyer nga pushteti/ Carlo Bollino i "sulet"
Carlo Bollino

Gazetari Elvi Fundo ka bërë një sërë deklaratash në lidhje me botuesin Carlo Bollino, se si ky i fundit ka përfituar prona publike, ka marrë para publike, ka përfituar nga tendera dhe projekte.

Por gjithashtu, gazetari ka treguar se si në shumë raste janë sulmuar biznesmenë që të telefonohej Carlo Bollino dhe më pas të gjendeshin reklamat.

I ftuar në emisionin “Task Forcë”, gazetari Elvi Fundo,  u shpreh se kemi të bëjmë me një individ të cili i është vënë në dispozicion qeveria dhe thekson se ka prova të pandalshme për përfitimet e Carlo Bollinos.

“Në shumë raste disa biznesmenë janë sulmuar që të telefonohej Carlo Bollino. Pas kësaj shfaqet e famshmja Vilma Theodhosi për të gjetur reklamën.

Kemi të bëjmë me një individ që i është vënë qeveria në dispozicion.

Zoti Bollino është përfitues me fonde, projekte që lidhen me administratorë. Carlo Bollino është “Zëri i Popullit” “Zëri i PS”, është një i shpërblyer i pushtetit. Është e vetmja media që thotë se inceneratori i Fierit është në punë.

Për këtë propagandë Bollino shpërblehet me fonde, troje, projekte e të tjerë.  

Ka dhe të tjerë zullumqarë. Ka fakte dhe prova të pandalshme për përfitime të zotit Bollino.

Ai ka marrë shpërblime. Ka marrë fonde me projekte, ka marrë para publike”, është shprehur gazetari./ CNA





Lajmet e fundit nga