
Një ditë më parë, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, depozituan një padi në SPAK për tokën tek “ish-Reparti i Orëve”, në të cilën sot Carlo Bollino ka ndërtuar godinën për televizionin që ka në pronësi.
Padia në SPAK nuk është bërë vetëm për Bollino-n, por edhe ndaj kryeministrit Edi Ramës, ish-ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Arian Kraja, Ledia Totas, ish-Drejtore e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.
Sipas PD-së, Bollino, Rama dhe zyrtarët e mësipërm akuzohen për 10 vepra penale: “Shpërdorimi i detyrës”, "Mashtrimet”, "Përpilimi i deklaratave të rreme”, “Dhënia e informacioneve të rreme”, ”Falsifikimi i dokumenteve”, “Përfitimi i paligjshëm i interesave”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, “Moskallëzimi i krimit”.
Shkeljet, sipas PD-së:
Sipas PD-së për procedura nis me buletinin Nr.29 datë 22.07.2019 të Agjencisë së Prokurimit Publik, ku Ministria e Financave dhe Ekonomisë shpalli njoftimin për “Dhënien me qira të pasurisë 7/649 me sipërfaqe të përgjithshme 4021.5 m²”.
Më pas Anila Denaj si ministe e Financave dhe Ekonomisë shpalli fitues Carlo Bollino-n, duke i propozuar Këshillit të Ministrave që ai të mos paguante 6,300 euro qira në muaj, por ta përfitonte atë me vetëm 1 euro.
Por çfarë ndodhi me miratimin e lejes së ndërtimit?
Sipas PD-së, paligjshmëria fillon më 13 janar 2020, ku Këshilli Kombetar i Territorit, me kryetar Edi Ramën, miraton një leje ndërtimi për një godinë të vetme. Kontrata e qirasë percaktonte fare qartë se Carlo Bollino do të duhej të rikonstruktonte 3 godina, e më pas t’ia kthente ato shtetit shqiptar. Por në fakt, me VKM-në e radhës u vendos që kjo godinë të prishej dhe të ndërtohej një e re.

4 VKM-të:
Në padi nënvizohet se Këshilli i Ministrave me VKM Nr. 157, datë 19.02.2020, ia dha zotit Carlo Bollino të drejtën e qiramarrjes për katin e dytë të godinës, me një tjetër vendim, po Këshilli i Ministrave vendosi që kjo godinë të mos ekzistojë më, por të prishet.
Me vendim të Këshillit të Ministrave nr.368, datë 6.5.2020, “Për shëmbjen e tri objekteve të dhëna me qira është vendosur: Shembja e 3 objekteve me emërtimet “Objekti nr.1” 2 kat, “Objekti nr.2” 1 kat, “Objekti nr.3” 1 kat, me sipërfaqe totale ndërtimore 2497.06 m2, të dhëna me qira me kontratën e qirasë nr.2604 rep, nr.727 kol, datë 14.10.2019, me tarifën 1 euro kontrata, ndryshuar me aneks-kontratën nr. 479 rep, nr.189 kol, datë 28.02.2020, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “MTSC”, sh.p.k, si qiramarrës.
Me pas, konkretisht në korrik të vitit 2020, miratohet vendimi i Këshillit të Ministrave, VKM 589 datë 22.07.2020. Përmes kësaj VKM-je, ndryshon objekti i kontratës së qirasë, ndërkohë që asnjë godinë e qiradhënësit shtet, tashmë nuk ekzistonte, sepse vetë qiradhënësi, me VKM kishte vendosur shembjen totale të tyre.
Konkretisht me propozim të zonjës Anila Denaj, Këshilli i Ministrave, miraton VKM nr. 589 datë 22.07.2020, përmes të cilës ndryshon Nenin 2 të kontratës së qirasë.
Pra, Neni 2 “Qëllimi i Përdorimit” dhe pika 5.7 e nenit 5 “Të drejtat dhe detyrimet e qiramarrësit”, fjalët “rikonstruksion total” zëvendësohen me “rikonstruksionin minimalisht të totalit”.
Më 4 gusht 2020, firmoset nje Aneks Kontratë e re ku si bazë ligjore është po e njëjta VKM e muajit korrik 2020. Nëpërmjet saj firmoset dhe zbardhja e lejes së ndërtimit, bazuar në po ketë Aneks Kontratë./CNA
Këtë të enjte ishte parashikuar mbajtja e seancës për ...
Shqipëria do të dërgojë 22 ushtarë dhe një anije “Ilir...
Prej disa javësh është raportuar për ndryshime në ligjin p...
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të enjte disa n...
22 nëntori, Dita e Alfabetit do të jetë festë zyrtare....
Carlo Bollino është kallëzuar penalisht në SPAK ditën ...
Të enjten, Akademia e Shkencave ka shkarkuar drejtorët...
Të enjten pritet të zhvillohet Konferenca e Kryetarëve...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, mbajti këtë t...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Emisioni "Fiks Fare" solli detaje tronditëse nga ngjarja e...
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizim...
Ditën e sotme banorët e e Postribës në Shkodër u janë ...
"Booking.com", platforma e akomodimit në internet, ka ...
Gazetarja Glidona Daci ka folur për hetimet që po kryhen n...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ...
Emisioni ‘Plug’ i rikthehet përsëri Carlo Bolinos. Pa...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...