
CNA zbardh detaje të reja nga kallëzimi i PD-së në SPAK për tokën tek “ish-Reparti i Orëve”, në të cilën sot Carlo Bollino ka ndërtuar godinën për televizionin që ka në pronësi.
Padia në SPAK nuk është bërë vetëm për Bollino-n, por edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, ish-ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Arian Kraja, Ledia Totës, ish-Drejtore e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.
Sipas PD-së, Bollino, zyrtarët e ish-zyrtarët kanë kryer 10 vepra penale.
PD kërkon që pas depozitimit të padisë, Prokuroria e Posaçme të nisë menjëherë me hetimet për personat e përfshirë në këtë aferë dhe kërkon të pezullohen nga detyrat që mbajnë deri më tani.
"Në këto kushte, do kërkoja, që pas kryerjes së disa veprimeve hetimore paraprake, të kërkohej nga organi i akuzës dhe të vendosej nga Gjykata, masa ndaluese e sigurimit personal 'Pezullimi i ushtrimit të detyrës publike' që ata mbajnë dhe çdo funksioni tjetër të dhënë deri në përfundimin e hetimeve të kësaj çështjeje, parashikuar nga neni 240 i Kodit të Procedurës Penale", thuhet në padi.
Ndër të tjera, PD kërkon që gjatë periudhës së hetimit të sekuestrohen telefonat e Carlo Bollino-s, dhe të përsonave të përmendur në këtë kallëzim, për të evidentuar lidhjet dhe komunikimet që kanë pasur ndërmjet tyre, apo përmes tyre.

Po kështu kërkohet edhe marrja e të dhënave dhe komunikimeve prej adresave elektronike të shoqërisë ”MTSC” (në pronësi të Bollino-s), Edi Rama, Anila Denaj, Ledia Tota dhe më pas të çdo adrese elektronike të re në lidhje me të kallëzuarit apo personave të tjerë të përfshirë.

Një kërkesë tjetër nga selia blu është që vendoset sekuestro konservative mbi pasuritë e tundshme dhe të patundshme të subjektit ”MTSC”, pra të Bollino-s./CNA
10 akuza penale janë ngritur në SPAK për përfitimet e Carl...
Ish-Turizmi i vjetër në Pogradec është kthyer në një “...
Një ditë më parë, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind ...
Këtë të enjte ishte parashikuar mbajtja e seancës për ...
Shqipëria do të dërgojë 22 ushtarë dhe një anije “Ilir...
Prej disa javësh është raportuar për ndryshime në ligjin p...
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të enjte disa n...
22 nëntori, Dita e Alfabetit do të jetë festë zyrtare....
Carlo Bollino është kallëzuar penalisht në SPAK ditën ...
Të enjten, Akademia e Shkencave ka shkarkuar drejtorët...
Të enjten pritet të zhvillohet Konferenca e Kryetarëve...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, mbajti këtë t...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Emisioni "Fiks Fare" solli detaje tronditëse nga ngjarja e...
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizim...
Ditën e sotme banorët e e Postribës në Shkodër u janë ...
"Booking.com", platforma e akomodimit në internet, ka ...
Gazetarja Glidona Daci ka folur për hetimet që po kryhen n...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...