
Irfan Hysenbelliu është zotërues 100% i kuotave të shoqërisë "Albecorp" sh.p.k.
Kjo shoqëri e themeluar që në vitin 1995, ka si objekt të aktivitetit,eksport-import të mallrave të ndryshme industriale, bujqësore, ushqimore, mjekësore, etj., shitjen e tyre me shumicë e pakicë apo tregtim të drithërave, perimeve dhe frutave, si dhe të gjitha llojeve të tjera të produkteve ushqimore dhe përpunimit të tyre si dhe tregtimin e pijeve alkoolike, freskuese të ujit, duhanit, e cigareve dhe punimin e përpunimin e tyre e deri te prodhimi dhe përpunimi i lëkurës tekstile e konfeksione.

"Albecorp", sipas të dhënave zyrtare të bërë publike nga Tatimet, është drejt falimentimit, për shkak të borxheve që Hysenbelliu ka në shtet.
Sipas Tatimeve, nëpërmjet mosdeklarimit të të ardhurave përllogaritet që Irfan Hysenbelliu me këtë kompani, t’i ketë shkaktuar shtetit një dëm potencial prej 108 milionë lekësh tatime të shmangura.
Vlera aktuale e përllogaritur që Shoqëria i detyrohet shtetit është 266 milionë lekë, ose 2.5 milionë euro detyrime.
Bëhet fjalë për shmangie nga detyrimet tatimore përgjatë vitet 2016 – 2017.
Në vend që të paguajë milionat euro borxh, Hysenbelliu ka zgjedhur të manovrojë, siç deklarojnë Tatimet, në njoftimin e tyre për media.

Sipas Tatimeve, në llogarinë e shoqërisë "Albecorp" sh.p.k. në një nga bankat në vend në periudhën mars 2016 - maj 2017 është kredituar shuma 605,991,973 lekë, si pagesë për ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës Nr.3535, datë 17.03.2014 dhe vendimit Nr.2147 datë 03.11.2015.

Këto fonde më pas u janë shpërndarë disa shoqërive të tjera, sërish në pronësi të shtetasit Irfan Hysenbelliu, por nuk është paguar borxhi për kompaninë "Albecorp".
Administrata Tatimore është njoftuar për këtë lëvizje të Hysenbelliut nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave përmes shkresës Nr.3723/45 dt.06.02.2023 për një transaksion të kryer nga kjo shoqëri.
Më pas Tatimet kanë nisur verifikimet përkatëse, ku duke konstatuar se nuk janë deklaruar të ardhurat për vitet 2016-2017, ndërkohë që nga verifikimi i kryer në QKB rezulton se statusi i shoqërisë është "Pezulluar" në datën 23.05.2017.

Për këtë borxh në fillim të këtij muaji është informuar me anë të një kërkese edhe kompania në fjalë, por edhe vetë, zoti Hysenbelliu, I cili në vend të një përgjigjeje ka nisur sulmet ndaj institucioneve të tatimeve.
Duke përdorur mediat e tij, pothuajse në baza ditore, po sulmon dhe shantazhon institucionin dhe drejtuesit e tatimeve, ndërkohë borxhi, prej 2.5 milionë eurosh mbetet aty, i papaguar./CNA.al
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se do të nd...
Përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë ka shkaktuar d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në mocionin e t...
Prej disa muajsh CNA.al ka raportuar se biznesmeni Irfan H...
Sot gjatë mocionit për debat për çështjen McGonigal, k...
Debatet mes mazhorancës dhe opozitës nuk kanë munguar ...
Komuniteti Shqiptar në Greqi ka bërë me dije se po kër...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, mbi rastin e Dan H...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folu...
Seanca e sotme ka nisur me një minutë heshtje për ngjarjen...
Seanca e sotme ka nisur me një minutë heshtje për ngjarjen...
DPSHTRR ka reaguar në lidhje me pezullimin e marrëveshjes ...
Irfan Hysenbelliu është zhytur në borxhe ndaj shtetit me k...
Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 01.03...
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrups...
Irfan Hysenbelliu me kompaninë “Birra Korça”, është “m...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në Komisionin e Ligj...
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Greqi në orë...
Apeli i GJKKO-së ka shtuar dënimin për ish-kryebashkia...
Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço ka reaguar ashpë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...