
Sot gjatë mocionit për debat për çështjen McGonigal, kryeministri Rama në strategjinë e tij për daravitur diskutimin dhe për të mos informuar publikun hodhi edhe një bombë tjetër: “Shumë shpejt do të ketë një tjetër të shpallur non grata” aludoi ai.
“Si mund ta mendoni që SHBA furnizohen nga unë dhe gjiza ime”, vazhdoi Rama duke iu referuar informacioneve që e shpallën ‘non grata’ Sali Berishën.
“Ju presim më 14 maj për të na mundur siç na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve. Deri atëherë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe hokllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë”, tha Rama.
Menjëherë pas kësaj deklarate në parlament mediat që mbështesin qeverinë dolën me titujt për shpalljen e një personi tjetër Non Grata.

Duke u nisur nga precedenti se edhe mandatin e sekretarit Blinken kundër Sali Berishës Rama e kishte paralajmëruar i pari po nga e njëjta foltore e kuvendit, Lapsi.al iu drejtua ambasadës së SHBA në Tiranë me këtë pyetje: “Kërkojmë një koment nga ju për deklarimin e kryeministrit Rama në Kuvend se do ketë një 'non-grata' tjetër”.
Qëllimi i saj ishte për të mësuar të vërtetën dhe së dyti për të ditur nëse kryeministri i një vendi të tretë ka të drejtë të flasi në emër të SHBA-së.
Nuk kaluan as 40 minuta dhe erdhi përgjigjja e shoqëruar me një link. Sipas zyrës së shtypi të ambasadës qëndrimi qe i njëjtë me atë që kryediplomatja Yuri Kim kishte thënë në një intervistë me Erla Mëhillin në janar 2022. Atëhere zonja Kim tha: “Shikoni, thuajse çdo javë, dakord, jo çdo javë, por çdo muaj, shoh një artikull apo ndonjë gazetar që thotë: e di kush është personi tjetër që do shpallet; do të ketë përcaktime. Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm”.
Pra po ta adoptojmë për ditën e sotme ajo që ka thanë Rama ka pak gjasë të jetë e besueshme. Kjo qe përgjigja për një nga qëllimet e pyetjes së Lapsi.al. Për tjetërn, komentin se a ka të drejtë kryeministri të flasë në emër të SHBA, asnjë koment. Po nuk është çudi se ambasada e ka toleruar Ramën edhe kur thoshte në fushatën e zgjedhjeve lokale moniste 2019, se ‘Amerika nuk do ti japë vizë atyre që i prishin këto zgjedhje”, ndërkohe që politikanët rivalë me të i godiste publikisht kur mbanin në tubime flamurin amerikan.
Kështu që këtë radhë nuk dihet kujt i duhet besuar, Ramës të cilit i ka dalë fjala së paku një herë, apo asaj që zonja Kim ka thënë në Erla Now?/ Lapsi.al
Debatet mes mazhorancës dhe opozitës nuk kanë munguar ...
Komuniteti Shqiptar në Greqi ka bërë me dije se po kër...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, mbi rastin e Dan H...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folu...
Seanca e sotme ka nisur me një minutë heshtje për ngjarjen...
Seanca e sotme ka nisur me një minutë heshtje për ngjarjen...
DPSHTRR ka reaguar në lidhje me pezullimin e marrëveshjes ...
Irfan Hysenbelliu është zhytur në borxhe ndaj shtetit me k...
Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 01.03...
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrups...
Irfan Hysenbelliu me kompaninë “Birra Korça”, është “m...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në Komisionin e Ligj...
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Greqi në orë...
Apeli i GJKKO-së ka shtuar dënimin për ish-kryebashkia...
Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço ka reaguar ashpë...
Politika shqiptare ka reaguar pas aksidentit me 38 vik...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aksidentit tragji...
Gazetari Hysni Gurra ka reaguar pas vendimit të qeverisë p...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, priti në nj...
Duhet pranuar që në fillim ndarja e dosjes së inceneratorë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...