
Irfan Hysenbelliu prej tri vitesh nuk paguan sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve të tij.
Bëhet fjalë për kompanië “Birra Tirana”, e cila është evidentuar nga Tatimet me miliona euro detyrime.
Në total, Hysenbelliu rezulton se ka 1.7 milionë euro ose 188 milionë lekë detyrime ndaj Tatim-Taksave.
Sipas Tatimeve kompania e Hysenbelliut ka detyrim që shkon në rreth 127 milionë lekë TVSH e paderdhur bashkë me gjobën për shkak të vonesës, nga të cilat rreth 82 milionë lekë TVSH e pashlyer dhe 44 milionë lekë gjoba për tejkalim të afateve, rreth 15.6 milionë lekë detyrime, që burojnë nga tatim-fitimi, bashkë me gjobën për shkak të vonesës dhe rreth 5.6 milionë lekë Tatimi në Burim, bashkë me gjobën për vonesat.

Po sipas Tatim-Taksave edhe 39 milionë lekë të rinj janë sigurime të papaguara apo rreth 400 milionë lekë të vjetër me kohën që po kalon pasi nuk janë paguar ende.
“Në total, detyrimet e 'Birra Tirana' sh.a. arrijnë në rreth 188 milionë lekë ose rreth 1.7 milionë euro.
Detyrimet e prapambetura të subjektit 'Birra Tirana' sh.a. lidhen me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatim-Fitimin, Tatimin e Mbajtur në Burim, ndërsa kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve nuk janë paguar që prej vitit 2019.
Rreth 39 milionë lekë detyrime të papaguara të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve, bashkë me gjobën përkatëse për vonesat”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Tatim-Taksave ku nënvizohet se është vendosur masa e bllokimit të llogarive dhe pasurive të tjera në emër të kompanisë “Birra Tirana”.
Pra, për tri vite Hysenbelliu ka mbajtur punonjës në të zezë pa kontrata pune dhe pa sigurime, ndërkohë nga ana tjetër del dhe sulmon organet tatimore për shkelje ligji, etike dhe jo vetëm.
Hysenbelliu i cili ka disa kompani është i zhytur në borxhe dhe në kredi.
Në disa raste negocion dhe bën pazar, në të kundërt ndërmerr sulme duke u fshehur pas mediave të tij. Media të cilat i ka lënë peng në bankë për shkak të kredive.
Siç është rasti i shoqërisë “Focus Group SHPK”, ka nënshkruar një marrëveshje “barrë siguruese” me një bankë të nivelit të dytë./CNA.al
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat mbi situa...
Irfan Hysenbelliu, njeriu i cili ka marrë para nga afera m...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar rregulloren për...
Në fillim të këtij muaji Jonada Avdia, një vajzë shtatëvje...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje...
Amber Kotrri, butiku i së cilës fitoi një gjyq kundër ...
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Beli...
Më datë 8 gusht, Digitalb koordinoi publikimin e dy kr...
Avokati Ndue Pjetra ka treguar shifrën e shqiptarëve t...
Një skandal i biznesmenit Irfan Hysenbelliu, që bën moral ...
Pasi hakuan dhe publikuan materiale nga email-i i kryemini...
Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e festës më të madhe...
Avokati Genc Gjokutaj ka inskenuar një çështje gjyqëso...
"Top Channel" ka nisur fushatën e sulmeve ndaj platformës ...
Mediat italiane i kushtuar artikuj aktit tragjik që nd...
Për shkak se edhe Gjermania po përballet gjithnjë e më shp...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një emision televiziv...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presid...
Ministria e Mbrojtjes ka pasqyruar situatën e zjarreve...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përkujtuar Havzi Nelën në 3...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...