LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hysenbelliu “mbytet” në Tatime dhe dogana/ Pas 1.7 milionë euro borxh, kapet në shkelje dhe me “Birrën Korça”

17 Dhjetor 2022, 11:02, Aktualitet CNA

Hysenbelliu “mbytet” në Tatime dhe dogana/ Pas 1.7 milionë

Irfan Hysenbelliu me kompaninë “Birra Korça”, është më borxh me tatimet dhe doganat.

Pasi ka kaluar mall pa fatura, akcizë, dhe duke i shmangur detyrimeve doganore.

Burime nga tatimet konfirmojnë për CNA.al edhe një rast konkret kur “Birra Korça”, është kapur në shkelje të ligjit.

Me 26.06.2022, strukturat tatimore kanë ndaluar kamionin e  “Birra Korça”  dhe nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se 1 512 copë Birra “Korça” kanaçe bionde 0.5L kanë qenë pa faturë tatimore.

Kjo është konstatuar pas verifikimit fizik.

Të njëjtat burime nënvizojnë se shoqëria “Birra Korça” ka kryer shmangie të detyrimeve tatimore dhe doganore, akcizë, bazuar në diferencat në inventar në : Lëndën e parë Malto dhe Produkt në proces.

Është evidentuar fakti se për një periudhë katër mujore të kontrolluar nga administrata tatimore është konstatuar aktivitet i paligjshëm i shoqërisë ‘Birra Korça” , pasi kanë shmangur kryerjen e vlerave tatimore dhe doganore.

Në aktin e konstatimit me numër 1131593 dhe 1131594, datë 26.07.2022, thuhet se gjatë kontrollit të ushtruar te subjekti “Birra Korça”, janë konstatuar produkte birrë pa dokumentacion tatimor, konkretisht pa faturë dhe për pasojë nga inspektorët tatimorë është mbajtur procesverbali i gjobës.

Edhe për “Birra Tirana”,kujtojmë se ndaj Irfan Hysenbelliut ka një padi të dorëzuar në prokurorinë e Tiranës për evazion fiskal nga  Drejtoria e Tatimeve.

1.7 milion euro borxh në tatime

Hysenbelliu “mbytet” në Tatime dhe dogana/ Pas 1.7 milionë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në kuadër të zbatimit të detyrave funksionale për krijimin, sigurimin dhe mbledhjen e të ardhurave tatimore si dhe forcimin e luftës kundër evazionit fiskal ka ushtruar kontroll në subjektin “Birra Tirana” sh.a., gjatë të cilit kanë rezultuar një sërë parregullsish dhe shkeljesh ligjore.

Kontrolli në këtë subjekt është iniciuar pasi ai kishte detyrime të prapambetura tatimore, që arrinin në vlerën e 1.7 milionë eurove si dhe për të kishte një denoncim të mbërritur në rrugë zyrtare pranë Administratës Tatimore.

Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë muajve janar  prill 2022, ka rezultuar se shoqëria “Birra Tirana” sh.a. ka kryer shitje të produkteve pa dokumentacion tatimor në vlerën 18 milionë lekë, të konstatuara në kushtet e flagrancës. Ky subjekt ka kryer shmangie të detyrimeve tatimore dhe doganore bazuar në diferencat në inventar në:

Lëndë të parë Malto; Produkt i gatshëm; Ambalazhe;

Mallra pa dokumentacion tatimor (faturë tatimore) te distributorët.

Lidhur me shkeljet e konstatuara, DPT ka kryer kallëzim penal pranë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë.

Ndërkohë detyrimet e prapambetura të subjektit “Birra Tirana” sh.a. lidhen me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatim-Fitimin, Tatimin e Mbajtur në Burim, ndërsa kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve nuk janë paguar që prej vitit 2019.

Detyrimet e këtij viti duhet të ishin shlyer brenda tre muajve të parë të vitit 2020 dhe ato përfshinin: Rreth 127 milion lekë TVSH e paderdhur bashkë me gjobën për shkak të vonesës, nga të cilat:

Rreth 82 milion lekë TVSH e pashlyer dhe 44 milion lekë gjoba për tejkalim të afateve.

Rreth 15.6 milion lekë detyrime, që burojnë nga tatim-fitimi, bashkë me gjobën për shkak të vonesës.

Rreth 5.6 milion lekë Tatimi në Burim, bashkë me gjobën për vonesat.

Rreth 39 milion lekë detyrime të papaguara të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve, bashkë me gjobën përkatëse për vonesat.

Në total, detyrimet e “Birra Tirana” sh.a. arrijnë në rreth 188 milionë lekë, ose rreth 1.7 milion euro.

Për arkëtimin e tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur masën e bllokimit të llogarive dhe pasurive të tjera në emër të kompanisë “Birra Tirana” sh.a./CNA.al

Lajmet e fundit nga