LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

8.8 mln euro detyrime në shtet me tre kompani/ Irfan Hysenbelliu, biznesmeni-piramidë?

4 Mars 2023, 10:30, Aktualitet CNA

8.8 mln euro detyrime në shtet me tre kompani/ Irfan Hysenbelliu,

Irfan Hysenbelliu ka krijuar profilin e një biznesmeni borxhliu.

Të dhënat zyrtare të institucioneve shtetërore, konfirmojnë se Hysenbelliu është i mbytur në borxhe me kompanitë e tij.

Ditët e fundit, CNA.al ka raportuar për detyrime të papagura të Irfan Hysenbelliut në shtet, me dy kompanitë e birrës.

Me “Birrën Korça” dhe me “Birrën Tirana”, borxhet e Hysenbelliut shkojnë në miliarda lekë.

Me kompaninë  “Birra Korça”, me numër NIPT-i, J64103004E,  Hysenbelliu rezulton se ka detyrime të papaguara në vlerën e 2.4 miliardë lekëve.

Ndërsa me kompaninë “Birra Tirana", me numër NIPT-I, J61821051F, detyrimet e papaguara të Hysenbelliut , kapin shifrën e rreth 3.9 miliard lekëve.

Në total me dy kompanitë e birrave, Hysenbelliu është borxhli ndaj institucioneve shtetërore në vlerën 6.3 miliardë lekëve.

Një tjetër kompani në pronësi të Irfan Hysenbelliut që ka detyrime  marramendëse të papaguara në shtet, është dhe "Albecorp".

Sipas Tatimeve, nëpërmjet mosdeklarimit të të ardhurave përllogaritet që Irfan Hysenbelliu me këtë kompani, t’i ketë shkaktuar shtetit një dëm potencial prej 108 milionë lekësh tatime të shmangura.

Vlera aktuale e përllogaritur që Shoqëria i detyrohet shtetit është 266 milionë lekë, ose 2.5 milionë euro detyrime.

Vetëm me këto tre kompani, pa përmendur këtu kompani të tjera të Hysenbelliut,  për të cilat kemi raportuar më herët se janë në borxh me shtetin, vlera e detyrimit të papaguar shkon në shifrën e 8.8 milion eurove.

Biznesmeni-piramidë, siç mund të quhet ndryshe Hysenbelliu, për shkak të borxheve ndaj shtetit, kredirave e të tjera, sulmon, shantazhon, pa u ndalur, institucionet.

Sulmon, kur i kërkohet të paguajë borxhet, sulmon për proceset gjyqësore, civile e penale në drejtësi, kur “rrëzohet” prej tyre dhe sulmon duke përdorur mediat e tij.

Sapo institucionet e vënë në dijeni për borxhin, ashtu siç ka ndodhur me Tatimet, Hysenbelliu, kundërpërgjigjet me sulme në mediat e tij.

Një ditë më parë CNA.al. duke iu referuar burimeve pranë biznesmenit Hysenbelliu zbardhi shkresën e tatimeve, dërguar atij.

Shkresa mban Nr.2948, dt.24.02.2023 dhe ka si objekt "Kërkesë për informacion dhe dokumentacion" drejtuar edhe z.Irfan Hysenbelliu, pronar me 100% të aksioneve të shoqërisë “Albecorp”.

8.8 mln euro detyrime në shtet me tre kompani/ Irfan Hysenbelliu,

Me anë të kësaj shkrese, Tatimet i kërkojnë Hysenbelliut vënien në dispozicion të dokumenteve, që kanë lidhje me vendimet e gjykatës, me pasqyrat financiare, si dhe të dokumentacionit të detajuar mbi huadhëniet te shoqëri dhe individë si dhe transaksionet bankare të shoqërisë “Albecorp".

Hysenbelliu është kundërpërgjigjur duke sulmuar institucionin e Tatimeve dhe drejtuesin e tij me anë të mediave që ai ka në pronësi./CNA.al

Lajmet e fundit nga