Pranverë në Credins!
Mars, muaji i pranverës, luleve dhe begatisë, por jo ...

Duke filluar nga 18 marsi i këtij viti shtetasit shqiptarë mund të shkojnë pa viza në Republikën Popullore të Kinës. Marrëveshja ndërmjet qeverive të të dyja vendeve për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe ato të zakonshme ishte nënshkruar në Tiranë më 16 janar 2023. Në fakt qeveria shqiptare e kishte zbatuar që prej vitit 2018 politikën e heqjes së vizave për shtetasit kinezë gjatë sezonit turistik, ndërsa një vit më vonë, përgjatë të gjithë vitit.
Ndërsa shtetasit shqiptarë mund të udhëtonin pa viza drejt pjesës kontinentale të Kinës, vetëm në provincën tropikale Hainan, ku gjenden edhe plazhet e mrekullueshme të Sanyasë, të njohura si “Phuketi” kinez. Shqiptarët gjithashtu udhëtojnë pa viza edhe në Rajonet e Posaçme Administrative, Hong Kong e Makao.
Sipas marrëveshjes që hyn në fuqi në 18 mars 2023, shtetasit e të dyja vendeve, të cilët posedojnë pasaporta të zyrtarëve publikë apo të zakonshme, përjashtohen nga kërkesat për vizë kur qëndrojnë në vendin tjetër jo më shumë se 90 ditë, çdo 180 ditë nga data e hyrjes. Për shtetasit shqiptarë që synojnë një qëndrim më të gjatë se tre muaj, ose të angazhohen në aktivitete të tilla si studimi, punësimi, qëndrimi afatgjatë etj., duhen zhvilluar procedurat përkatëse të aplikimit për vizë.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje Shqipëria bëhet vendi i katërt europian që heq vizat për shtetasit kinezë, bashkë me Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë e Bjellorusinë. COVID-19 ndërpreu fluksin e pritur të turistëve kinezë drejt Shqipërisë, duke ditur se para pandemisë ata renditeshin në vendin e parë në botë si kontribuuesit më të mëdhenj në industrinë e turizmit.
Çdo vit numri i kinezëve që dilnin jashtë vendit për turizëm llogaritej deri në 130-140 milionë, me shpenzime turistike që arrinin nga 115 deri 130 miliardë dollarë. Vetëm gjatë 9 muajve të parë të vitit 2019, kur kishte nisur aplikimi i heqjes së vizave, Shqipërinë e vizituan rreth 18 mijë shtetas nga Kina. Ndërsa në vitet paraardhëse ky numër shkonte maksimumi deri në 6 mijë. Por tashmë që Kina është hapur plotësisht, marrëveshja mes dy vendeve do të marrë një tjetër vlerë. Vetëm para pak ditësh, Kina dhe Shqipëria nënshkruan edhe "Memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin turistik” ndërmjet dy ministrive të Kulturës dhe Turizmit.
Nga ana tjetër, 18 marsi më shumë se për turizmin, do të jetë një shtysë e madhe për biznesin dhe biznesmenët shqiptarë. Në tri vitet e fundit dhjetëra prej tyre pothuajse ndërprenë lidhjet me kompanitë e tyre furnizuese për shkak të pandemisë dhe derivateve të saj, sidomos shumëfishimin e çmimeve të transportit dhe krizës globale. Megjithatë Kina vazhdoi të ishte një ndër partneret kryesore tregtare të Shqipërisë.
Sipas të dhënave nga Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT) Kina renditet ndër katër partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë gjatë 2022-shit (Italia, 24 për qind, Zvicra, 11.1, Turqia, 7.7 për qind). Vitin e kaluar, vëllimi i tregtisë ndërmjet dy vendeve arriti në 770 milionë dollarë, me një rritje prej 17.6 % në krahasim me vitin 2021. Ndërsa në vitin paraardhës ky vëllim ishte rritur me 26 për qind. Vlen të përmendet se gjatë vitit 2020 importet e Kinës nga Shqipëria pësuan një “boom” të vërtetë, duke u rritur 102.6 për qind në krahasim me një vit më parë.
Me heqjen e vizave dhe kufizimeve antiepidemike, eksportet shqiptare me Kinën pritet të rriten më ndjeshëm, pasi në dhjetëra panairet e mallrave të konsumit që zhvillohet çdo vit në Kinë, tashmë kanë mundësi të vijnë më shumë kompani shqiptare, duke prezantuar produktet e tyre si vaji i ullirit, mjalti, bimët mjekësore, vera, etj., të cilat pëlqehen shumë./ CNA.al
Mars, muaji i pranverës, luleve dhe begatisë, por jo ...
Shoqëria "Albecorp" sh.p.k., në pronësi të Irfan Hysenbell...
Irfan Hysenbelliu është zotërues 100% i kuotave të shoqëri...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se do të nd...
Përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë ka shkaktuar d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në mocionin e t...
Prej disa muajsh CNA.al ka raportuar se biznesmeni Irfan H...
Sot gjatë mocionit për debat për çështjen McGonigal, k...
Debatet mes mazhorancës dhe opozitës nuk kanë munguar ...
Komuniteti Shqiptar në Greqi ka bërë me dije se po kër...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, mbi rastin e Dan H...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folu...
Seanca e sotme ka nisur me një minutë heshtje për ngjarjen...
Seanca e sotme ka nisur me një minutë heshtje për ngjarjen...
DPSHTRR ka reaguar në lidhje me pezullimin e marrëveshjes ...
Irfan Hysenbelliu është zhytur në borxhe ndaj shtetit me k...
Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 01.03...
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrups...
Irfan Hysenbelliu me kompaninë “Birra Korça”, është “m...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në Komisionin e Ligj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...