
Dje u zhvillua mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku pati një debat të fortë ndaj deputetit Vullnet Sinaj, ky i fundit një personazh jo i përfolur, jo i lakuar nga socialistët, një biznesmen që akuzohet se ka përfituar tenderë publikë me vlerën 20 apo 30 milionë lekë.
Në fakt, Vullnet Sinaj është një kontribues i madh në buxhetin e shtetit si pronar i rrjetit “Big Market” dhe bëhet fjalë për 20 apo 30 milionë lekë të vjetër në total përfitim nga fondet, nga garat në prokurime, por jo fitim. Në total, fitimi i atyre vlerave mund të jetë shumë herë më i vogël, mund të jetë 2 apo 3 milionë lekë të vjetër, ndoshta edhe diçka më shumë. (Lexo këtu)

Politika kështu e ka, ndoshta ai nuk duhet t’i fitonte këto shuma parash, nuk duhet të kishte marrë pjesë në tenderë. Tashmë opozita e ka kapur me një thërrime dhe kërkon që thërrimen ta bëjë bukë, ta thekë mirë dhe pastaj ta grijë, siç ndodh zakonisht dhe është në të drejtën e saj.
Por ajo që është problematike është fakti se pse Gazment Bardhi dhe një pjesë e madhe e grupit parlamentar të PD-së nuk kanë të njëjtin vullnet si ndaj Sinajt për të qenë kundër Erion Veliajt. (Lexo këtu)

Vullnet Sinajt i bëhet gjyqi për 2 apo 3 milionë lekë, apo 5 maksimumi fitim, ndërkohë që paguan qindra miliona lekë taksa dhe që ka paguar dhjetëra apo qindra miliona të tjera donacione e ndihma.
Shumë nga këta deputetë, përfshi këtu dhe Gazment Bardhin, që kapen pas Sinajt nuk shkojnë në protestë kundër kryebashkiakut të Tiranës, nuk merren me Veliajn, me kreun e organizatës së “5D”-së, kryetarin e bashkisë, ku të gjithë drejtorët janë kapur në një skemë hajdute. Për herë të parë Shqipëria u skandalizua sepse nuk kishte korrupsion dhe ryshfet, por vetë drejtorët kishin hapur kompani për të marrë tenderë dhe për të fituar para. (Lexo këtu)

Nuk dalin për Erion Veliajn e inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston dhe që kryebashkiaku e ka paguar rreth 60 milionë euro direkt dhe rreth 60 milionë indirekt për shkak të skemës së dherave.
Nuk ka të njëjtin vullnet kundër Veliajt as Agron Gjekmarkaj, as Dhurata Çupi, as Ervin Salianji, as Saimir Korreshi, të cilët nuk i shikon në protestën kundër kryebashkiakut, nuk i shikon as të protestojnë për lirimin e Berishës, por janë një grup pazarxhinjsh të vegjël, pjesë e strukturës së Gazment Bardhit, që nuk flasin për Veliajn dhe Tiranën e mbuluar nga plehrat. (Lexo këtu)

Sikur opozita dhe këta personazhe të kishin vullnetin që kanë kundër Sinajt ndaj Erion Veliajt, atëherë do të ishin më të vërtetë. Por duke u marrë me thërrimet, duke braktisur dhe duke bërë sikur nuk kuptojnë një kryehajdut, një abuziv, një skandaloz që ka 6 dosje hetimore në SPAK siç është Erion Veliaj, tregojnë standardet e dhimbshme të opozitës që duket se nuk vuri mend kurrë./ CNA
Në fakt edhe ta quash plehraxhi, Erion Veliajn do ta v...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve e cila sipas p...
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon prej gati 9 muaj...
Ardian Krasta, moderator, gazetar, prezantues, por jo ...
Ka një konflikt të madh brenda mediave, ata që raportojë, ...
Njihet si një frikacak në polikë, prej muajsh i trembu...
Deri ditën që Erion Veliaj u bë kryetar i Bashkisë Tir...
Sezoni paralamentar në pjesën e parë të këtij viti u m...
Kontrollit të Lartë të Shtetit prej 4 muajsh po i bëhe...
Çdo ditë po qartësohet se si Komisioni “Xhafaj” në bas...
Gjithnjë e më shumë po konfigurohet një grup brenda Partis...
Një ditë më parë u njoftua ardhja në Shqipëri e të nga...
Në fakt nuk duhet quajtur një realitet i humbur i o...
Që prej gushtit të vitit 2023, David Wisner është amba...
Ish-zëvendëskryeministri, ish-deputeti i PS-së, ish-mi...
Është një histori e vjetër “Alibaba me 40 hajdutë”, në...
Erion Veliaj, kryebashkiaku skandaloz i Tiranës, i aku...
Një komision me një qëllim politik, goditjen e SPAK-ut...
Më shumë se 6 muaj më parë CNA raportoi se gjoja në em...
Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend pasi bëri lid...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...