
Fatmir Xhafaj u përmend nominalisht nga Rama kur ky i fundit konfirmoi që Xhafaj do të vazhdonte të drejtonte komisionin "Antikorrupsion". (Lexo këtu)
Se sa antikorrupsion është Fatmir Xhafaj si pronar në hije me kompani ndërtimi dhe agroturizëm, nuk ka mbetur buf pa e kuptuar.
Por nominimi i Ramës i shërben Fatmir Xhafajt si relaksues për hipotezën e futjes së tij sërish në listë zjarri për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin.
Rama nuk e listoi Fatmir Xhafajn te lista e emrave që do të përfshihen në zonën e sigurt të listës.

Rama tha që Fatmir Xhafaj do të vazhdonte të mbetej kryetar i komisionit "Antikorrupsion" për të përfunduar misionin e nisur.
Kjo fjali nga Xhafaj përkthehet minimalisht si nevojë e tij personale, që Komisioni të mos arrijë rezultate brenda këtij mandati. Në këtë mënyrë e vetmja mundësi që ka Rama që të ia mos presë në mes Xhafajt ëndrrën antikorrupsioniste, është që ta vendosë në listë në zonën e gjelbër.
Fatmir Xhafaj dhe portali tek i cili është bashkëpronar në hije bashkë me Lali Erin, prej muajsh janë vënë në shërbim të kauzave të të korruptuarve. (Lexo këtu)

Mbrojtja e pronarëve në letra të inceneratorit të Tiranës, është e mjaftueshme për të kuptuar se kush është pronari faktik i atij inceneratori. (Lexo këtu)
Kush më shumë sesa pronari faktik është i interesuar të mbrojë edhe mediatikisht një prestanome?
Fatmir Xhafaj, më shumë sesa një herë, është duartrokitur nga Lali Eri dhe portali në fjalë si njeriu që do t'ia tregonte qejfin SPAK-ut që po i binte më qafë pak si shumë Erion Veliajt me soj e sorrollop. (Lexo këtu)
Duartrokitjet, si rregull bëhen për udhëheqësin, ndaj ne që në atë kohë kemi cilësuar se Fatmir Xhafaj po sillej si koka e skemës "5D". (Lexo këtu)

Duartrokitjet në nivelin e adhurimit, minimalisht flasin për këshilluesin e grupit të organizuar kriminal, por kur ky i adhuruari rezulton që të jetë edhe pronar në hije me kompani ndërtimi, atëherë bëhet e qartë që roli nuk ndalet te dhënia e këshillave atërore.
Por kohët kanë ndryshuar!
Jemi në vigjiljen e listave për deputetë. Halli më i ri bën të harrohet i vjetri. Fatmir Xhafaj ka harruar si është koha kur nuk ishte deputet. Dhe Fatmiri e di (se e ka bërë edhe vetë sa herë ka pasur rast) se çfarë të ndodh "kur të rrëshqet një çikë këmba".
Ndaj Fatmir Xhafaj sot është mes dilemës së mbështetjes pa kushte ndaj Lali Erit, apo devijimit të të gjitha energjive të veta për sigurimin e mandatit personal.

Fatmir Xhafaj e di që Lali Eri do të bindet që nga gjithë grupi i organizuar kriminal, duhet ruajtur të paktën njëri që grupi të vazhdojë të sigurojë një tub ajrimi me pushtetin. (Lexo këtu)
Ndaj kur Fatmir Xhafaj ta braktisë (për nja 6 muaj), sa të kapë një mandat në zonë të sigurtë, Lali Eri do të rrijë urtë. Sa kohë që qoftë edhe një anëtar i bandës mbetet gjallë në pushtet edhe për bandën ka shpresë.
Të tjerët duhet të sakrifikojnë ose të sakrifikohen./ CNA
"Kështu është katandisur drejtësia kur ja le çetës së ...
Dje dhe sot u publikuan disa ftesa, njoftime në lidhje...
Dje u zhvillua mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku p...
Në fakt edhe ta quash plehraxhi, Erion Veliajn do ta v...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve e cila sipas p...
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon prej gati 9 muaj...
Ardian Krasta, moderator, gazetar, prezantues, por jo ...
Ka një konflikt të madh brenda mediave, ata që raportojë, ...
Njihet si një frikacak në polikë, prej muajsh i trembu...
Deri ditën që Erion Veliaj u bë kryetar i Bashkisë Tir...
Sezoni paralamentar në pjesën e parë të këtij viti u m...
Kontrollit të Lartë të Shtetit prej 4 muajsh po i bëhe...
Çdo ditë po qartësohet se si Komisioni “Xhafaj” në bas...
Gjithnjë e më shumë po konfigurohet një grup brenda Partis...
Një ditë më parë u njoftua ardhja në Shqipëri e të nga...
Në fakt nuk duhet quajtur një realitet i humbur i o...
Që prej gushtit të vitit 2023, David Wisner është amba...
Ish-zëvendëskryeministri, ish-deputeti i PS-së, ish-mi...
Është një histori e vjetër “Alibaba me 40 hajdutë”, në...
Erion Veliaj, kryebashkiaku skandaloz i Tiranës, i aku...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...