"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Këta rreshta për Shvejkun më poshtë, janë ndërtuar nga “The ECONOMIST”, pak pasi plasi lufta e Rusisë me Ukrainën, si rekomandim për ushtarët rusë që ta lexonin librin dhe të kuptonin se ku po shkonin.
Në fakt këta rreshta na tregojnë një realitet të dhimbshëm shqiptar të këtyre javëve.
Jozef Shvejk i thotë me krenari oficerit të tij epror: “Zoti kolonel, unë raportoj para jush me përkushtim, sepse jam një idiot!” Ai ishte përjashtuar njëherë nga ushtria austro-hungareze për shkak të të qenit budalla. Që atëherë e siguronte bukën e gojës në Pragë duke shitur qen të vjedhur.
Në rast se do ta shikonim te politika, Fatmir Xhafaj do të ishte Shvejku më i famshëm i politikës për momentin.

P.sh. Shvejku shkonte përpara kolonelit, Fatmir Xhafaj raporton përpara Veliajt, atë njeh kolonel. Nuk ka faj apo ndoshta e ngatërron si Shvejk arkidukën Ferdinand.
Kur dëgjoi lajmin e vrasjes së Franc Ferdinandit, Shvejku e ngatërroi në fillim arkidukën me një tjetër Ferdinand që merrej me pastrimin e rrugëve nga jashtëqitja e qenve. Në luftën që pasoi Shvejku thirret sërish nën armë për t’i shërbyer perandorisë.
“Aventurat fatale të ushtarit të mirë Shvejk gjatë Luftës Botërore” (i njohur më shumë si “Ushtari i mirë Shvejk”) përshkruajnë rrugëtimin e budallait të vetëshpallur për në frontin e luftës.

Shvejku është një shejtan-budalla që lëviz sa andej-këtej duke iu bindur padronëve të ndryshëm. Ai zbaton verbërisht urdhrat që i jepen. I thuhet të kujdeset për çdo dëshirë të bashkëshortes së togerit, dhe Shvejku bën çfarë të dojë kjo e fundit, madje edhe fle me të.
Kur urdhërohet t’i gjejë togerit një qen, ai i vjedh atë një koloneli. Për ta ndëshkuar, ky i fundit dërgoi front të gjithë batalionin ku bënte pjesë Shvejku.
Njëherë i përjashtuar nga lufta, ndërsa Xhafaj i hequr si ministër, jo se ka përshkrimet e Shvejkut, por për shkak të vëllait të tij, i cili ishte dënuar në Itali për aktivitet kriminal.
A nuk i ka shërbyer sa Ramës, sa amerikanëve dhe tani Veliajt, deputeti Xhafaj? Në fillim me amerikanët për Reformën në Drejtësi, tani kundër amerikanëve duke dashur të vendosë nën kontroll SPAK-un. Duan reformë, bënë reformë, duan antireformë, bënë antireformë në emër të reformës së suksesshme.
Gjithsesi, Shvejku arrin të hidhet nga treni që po udhëtonte në frontin lindor në provincën austro-hungareze të Galicisë.
Vazhdon të ecë në këmbë, por të vetët e ngatërrojnë për një dezertor rus, dhe mezi i shpëton togës së pushkatimit. Ai i ribashkohet batalionit, dhe romani përfundon para se Shvejku të përjetojë luftimet në front.

Por nëse kjo do të ishte e saktë, Shvejku do të ishte thjesht një idiot. Në fakt ai është një mjeshtër i mashtrimit, një njeri i vockël që e mban veten jashtë luftës së regjimit, thjesht duke ndjekur urdhrat. Vetë jeta e Hashek ishte thuajse po aq kaotike sa ajo e personazhit të tij.
Fatmir Xhafaj nuk është thjesht një idiot, gjithçka që vepron e ka me qëllim të caktuar dhe finale të mirëmenduar. Vetëm se në këtë rastin e fundit po kthehet në një “Shvejk” të Erion Veliajt./ CNA
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në fjalën e tij n...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, në fjalë...
Këtë të martë të 14 majit do të mblidhen 5 komisione parla...
Pasi lexon Draft-Rezolutën e shpërndarë nga eksponentë të ...
Rreth 4 muaj më parë, konkretisht më 17 janar, CNA rap...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha, tha...
Të dielën kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me emig...
Shefi i kabinetit në Partinë Demokratike, Akil Kraja, ...
GJKKO ka shtyrë këtë të hënë seancën për ish-ministrin e S...
Kryeministri Edi Rama shkoi këtë të diel në Athinë, ku u t...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, e ka...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me shqiptarët në Ath...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi taki...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vo...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh për k...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi, ironizoi pasditen...
Një akuzë e fortë është ngritur nga Belind Këlliçi, dr...
Edi Rama, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e përgjit...
Njeriu që e pretendon veten si “babain” e Reformës në Drej...
Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të diel një takim me...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...