web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot, 5 komisione parlamentare/ Olsian Çela raporton te "Ligjet"

14 Maj 2024, 08:30, Politikë CNA

Sot, 5 komisione parlamentare/ Olsian Çela raporton te "Ligjet"

Këtë të martë të 14 majit do të mblidhen 5 komisione parlamentare.

Konkretisht do të mblidhen Komisioni për Çështjet Ligjore, Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Komisioni për Sigurinë Kombëtare, Komisioni për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese.

Në Komisionin e Ligjeve, i cili do të mbahet në orën 10:00, do të ketë një raport vjetor të veprimtarisë së Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, gjatë vitit 2023.   

Komisioni i Ekonomisë do të shqyrtojë një propozim të Eduart Shalsit në projektligjin “për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”.

Sa u përket komisioneve të tjera, do të shqyrtojnë ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare./ CNA





Lajmet e fundit nga