
2024-a, të paktën deri në muajin shtator, ka pasur shumë "rastësi" mediatike, të cilat lidhen me akuza dhe goditje të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, skandale dhe çështje ndodhin në momente krejt të rastësishme.
Të gjitha pa përjashtim kanë filluar menjëherë pas arrestimit të drejtorëve të Erion Veliajt, plasjes së skandalit të dosjes “5D” dhe thirrjes së kryebashkiakut të Tiranës në SPAK për rreth 7 orë. (Lexo këtu)

Mjafton të shohësh ngjarjet në mënyrë kronologjike me detaje dhe kupton se ka shumë rastësi.
Për ata që e njohin sjelljen e 99-çave dhe të Erion Veliajt, të gjithë e kuptojnë se ai bën gjithçka për propagandë, për të ruajtur imazhin e tij dhe për të tërhequr vëmendjen.
Është krejt "i rastësishëm" fakti se në momentet që Erion Veliaj ishte në ditët më të zeza dhe asnjë analist, asnjë media nuk e mbështeste, përjashto Carlo Bollino-n dhe ndonjë lëpirës tjetër pushteti që është zhytur në koncesione apo llokma servilizmi, që i jepen për t’i mbajtur moralin lart, të gjithë të tjerët, edhe më vasalët, ishin kundër Erion Veliajt. Afera “5D” i la të gjithë pa gojë. (Lexo këtu)

Në atë moment plasi skandali “Olsi Rama” nga mediat shqiptare, rikthehet si çështje me gjoja një paralajmërim nga Gazment Bardhi.
Më pas shkon Erion Veliaj në SPAK dhe plas një emision i “RAI3” në mediat italiane, një emision që në fakt dihej se po bëhej gati pikërisht në momentet e arrestimit të drejtorëve të dosjes “5D”.
Nuk mjaftoi me kaq. Sapo dolën lajme për hetime të reja për drejtorët, për masa sigurie, për inceneratorët, plasi një tjetër skandal, sulmet ndaj Ëngjëll Agaçit. (Lexo këtu)

Shkojmë më tej. SPAK-u shpall dosje, masa sigurie, arrestime, mediat e huaja një pas një shkruajnë ndaj kryeministrit. Edhe pse ka një dosje të madhe si ajo “5D” dhe afera e inceneratorëve, ku drejtpërdrejt përgjegjës është kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, asnjë media nuk shkruan. (Lexo këtu)
Edhe pse inceneratori i Tiranës shkon si aferë 1 miliard euro, edhe pse dosja “5D” ishte 30 milionë euro, askush nuk flet, pa folur më tej për dëmet e tjera dhjetëra miliona euro me Teatrin, me shembjet te “5 Maji”, me ndërtimet pa leje, me katet shtesë e kështu me radhë.

Kemi pasur sistematikisht media që godasin dhe vjen një moment që sulmin e marrin mediat e huaja, siç thamë në fillim, italianët, dhe tani në fund na del edhe “Der Spiegel”. Një gazetar vjen në Tiranë dhe përveç takimeve me kolegë të tij, ka edhe me politikanë të rëndësishëm dhe një sulm frontal ndaj kryeministrit, pikërisht në momentin kur Erion Veliajt po i kopsiten dokumentet për një hetim të thellë pasuror.
Të gjitha këto duket të jenë të rastësishme, edhe pse gjuha e përdorur duket që mund të jetë ajo e Fatmir Xhafajt, njeriut në krah të djathtë të Erion Veliajt, atij që doli dhe pati kurajën të mbronte edhe publikisht tufën e hajdutëve të Bashkisë së Tiranës, bashkë me të vetëquajturin zdroms që drejton organizatën, që vetë e ka quajtur organizatë hajdutësh. (Lexo këtu)

Të gjitha këto janë të rastësishme, sa te “RAI3”, sa te “Der Spiegel”, sa te mediat shqiptare dhe të gjitha këto shpërthyen rastësisht menjëherë pas dosjes “5D” dhe thirrjes së Erion Veliajt në SPAK. (Lexo këtu)
Të gjitha ndodhin "rastësisht" sapo SPAK-u shkon dhe bën ndonjë kontroll në Bashkinë e Tiranës, të gjitha ndodhin rastësisht sapo SPAK-u merr ndonjë zyrtar apo kthen në burg, apo nxjerr dokumente, dosje e fakte në lidhje me inceneratorët dhe hajdutëritë në Bashkinë e Tiranës. Janë të gjitha të rastësishme.
Një zhurmë shumë e madhe mbyll një zhurmë të madhe, një më e madhe akoma i mbyll të dyja.
E kush do të ishte një zhurmë e madhe sesa skandalet e Erion Veliajt, patjetër sulmet ndaj kryeministrit Rama, të kryera nga mediat e huaja. (Lexo këtu)
Mediat shqiptare vazhdojnë e raportojnë atë çka ndodh çdo ditë në Shqipëri, ndërsa mediat e huaja të servirura me informacion nga njerëz që i shërbejnë kryebashkiakut Veliaj, në ortakëri me njerëzit e tij, ata të inceneratorëve apo dosjes “5D”, qartazi qëndrojnë pas urdhrave të kryebashkiakut zdroms që kërkon të godasë drejtpërdrejt kryeministrin e tij dhe që më pas duke përdorur mediat e huaja, përdor edhe jashtëqitjet e tij personale në kryeqytet si sulme për të rritur zhurmën, për të rritur “skandalet” që shpik ai, për interesat e tij dhe interesat e kusarëve të tij dhe ky është fakti.

Sapo ka diçka për Erion Veliajn, shpërthen një skandal kundër Ramës.
Gjëra që mediat shqiptare i kanë thënë me qindra herë, por të shkruara në gjuhë të ndryshme të Europës, i bëjnë mirë Edi Ramës, siç deklaron vetë Veliaj në tavolinat e tij konfidente me ata që ai u premton se shumë shpejt ai do të jetë e ardhmja e PS-së, se "pazarin e ka mbyllur me të gjatin dhe për këtë është garant Aleksi".
Ndaj dhe duhen këto sulme, zullume dhe thika pas shpine kryeministrit, që t’i garantojnë të ardhmen kryetarit të një organizate hajdutësh, që me aeroplanin e tij pa bisht, pritet të ulet sërish shumë shpejt në oborrin e SPAK-ut./ CNA
Gazetari dhe analisti rilindas, Lorenc Vangjeli, në nj...
Në media po publikohet dosja e ish-kryeministrit Sali ...
Në kryeqytet dje është zhvilluar Asambleja e Socialist...
Kryeministri Edi Rama ka shpallur një reformë të madhe...
CNA shpesh ka bërë shkrime, ka raportuar dhe ka thek...
Fatmir Xhafaj u përmend nominalisht nga Rama kur ky i ...
"Kështu është katandisur drejtësia kur ja le çetës së ...
Dje dhe sot u publikuan disa ftesa, njoftime në lidhje...
Dje u zhvillua mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku p...
Në fakt edhe ta quash plehraxhi, Erion Veliajn do ta v...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve e cila sipas p...
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon prej gati 9 muaj...
Ardian Krasta, moderator, gazetar, prezantues, por jo ...
Ka një konflikt të madh brenda mediave, ata që raportojë, ...
Njihet si një frikacak në polikë, prej muajsh i trembu...
Deri ditën që Erion Veliaj u bë kryetar i Bashkisë Tir...
Sezoni paralamentar në pjesën e parë të këtij viti u m...
Kontrollit të Lartë të Shtetit prej 4 muajsh po i bëhe...
Çdo ditë po qartësohet se si Komisioni “Xhafaj” në bas...
Gjithnjë e më shumë po konfigurohet një grup brenda Partis...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...