EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Në kryeqytet dje është zhvilluar Asambleja e Socialistëve, një asamble e thirrur nga kryeministri Edi Rama menjëherë pas asaj kombëtare, ku kreu i PS-së dhe kryeministri, Edi Rama, zgjodhi drejtuesit politikë të qarqeve.
Një asamble e detyruar e Ramës, e cila erdhi menjëherë pas veprimeve të Erion Veliajt, kryebashkiakut të kryeqytetit, i cili raportoi në mediat e tij se kryeministri dhe kreu i PS-së e kishte ngarkuar me detyrën e kryekoordinatorit të Tiranës, ai ishte kryedrejtuesi, detyrat do t’i ndante ai, ndërsa Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali do të ishin zaret e tij, shërbëtoret e tij, do t’i raportonin për gjithçka që ndodhte. (Lexo këtu)

Në fakt, e vërteta ishte krejt ndryshe, mediat e Veliajt gënjyen, propaganda e 99-çave dhe servilëve të pushtetit dështoi.
Edi Rama, i ndodhur përballë këtij fakti dhe presionit të dy drejtueseve të tjera poliike, ka reaguar menjëherë, ka thirrur Asamblenë e PS-së në Tiranë.
Në këtë Asamble, Rama është mësuar të ketë thënë se në Bashkinë e Tiranës ka ndodhur diçka e rëndë, ai nuk do të merret me drejtimin e fushatës, por do t’u shërbejë qytetarëve në bashki. (Lexo këtu)

Kryeministri ka theksuar se do të kemi dy shinat e fushatës, Ogerta Manastirliu, e cila do të drejtojë strukturat dhe PS-në në Tiranë, Elisa Spiropali do të drejtojë 4 bashkitë e tjera të Vorës, Kamzës, Rrogozhinës dhe Kavajës, ndërsa Erion Veliaj do të merret me punët e bashkisë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Veliajt në atë moment, ku ka thënë se tashmë “avioni i tij do të punonte me dy motorë”. Kryebashkiaku i Tiranës ka dashur të theksojë se do të jetë në maksimum të punës së tij, do të fluturojë ditë e natë në shërbim të fitores së zgjedhjeve të 2025-ës, për t’i shërbyer kryeministrit Rama.
Kuptohet servilizmi dhe lëpirja e Ramës e bërë në sy të anëtarëve të të gjithë Asamblesë, por reagimi kryeministrit ka qenë i menjëhershëm: “Mjafton të qëndrosh si lokomotivë sepse kur fluturon shumë lart ulja nuk dihet”. (Lexo këtu)

Në fakt, Erion Veliaj është një aeroplan pa bisht, që tashmë ka fluturuar shumë lart dhe ulja e tij duket se është e destinuar të shkojë drejt 313-ës, pasi SPAK-u e ka kapur në ajër nga të gjitha skandalet, aferat dhe po e heton për çështjen e inceneratorëve, për çështjen e dosjes “5D”, për çështjen e Teatrit Kombëtar, për çështjen e shembjeve te “5 Maji”, si dhe po bën një hetim pasuror ndaj tij dhe familjarëve të tij. (Lexo këtu)
Një aeroplan pa bisht është Erion Veliaj dhe asgjë më shumë sesa kaq. Jo pa qëllim, kryeministri Edi Rama e ka marrë dhe e ka izoluar duke e mbyllur në Bashkinë e Tiranës dhe duke u dhënë strukturave të kryeqytetit një emër tjetër, Ogerta Manastirliun.
Këtë lëvizje, Rama ndoshta e ka bërë për të shkarkuar disi urrejtjen që strukturat kanë ndaj kryebashkiakut Veliaj, një fytyrë që as vetë socialistët e Tiranës nuk e pranojnë më, jo më qytetarët. (Lexo këtu)

Kryeministri tashmë këtë e ka kuptuar, ndoshta duke lexuar sondazhet dhe informacionet që ai mbledh në kryeqytet për mllefin, urrejtjen dhe pakënaqësinë që kanë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të gjitha këto Edi Rama kërkon t’i shmangë që të mos i përkthehen vota kundër tij në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Për këtë arsye ka larguar Erion Veliajn nga strukturat e partisë së Tiranës, duke qenë se ky i fundit nuk kishte çfarë të jepte, nuk jepte dot energji dhe nuk nxiste dot më organizimin e bazës së partisë. Këtë detyrë tashmë do ta ketë Ogerta Manastirliu, ndërsa Veliaj është dërguar te cepi dhe është mbyllur në zyrën e tij në bashki./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka shpallur një reformë të madhe...
CNA shpesh ka bërë shkrime, ka raportuar dhe ka thek...
Fatmir Xhafaj u përmend nominalisht nga Rama kur ky i ...
"Kështu është katandisur drejtësia kur ja le çetës së ...
Dje dhe sot u publikuan disa ftesa, njoftime në lidhje...
Dje u zhvillua mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku p...
Në fakt edhe ta quash plehraxhi, Erion Veliajn do ta v...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve e cila sipas p...
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon prej gati 9 muaj...
Ardian Krasta, moderator, gazetar, prezantues, por jo ...
Ka një konflikt të madh brenda mediave, ata që raportojë, ...
Njihet si një frikacak në polikë, prej muajsh i trembu...
Deri ditën që Erion Veliaj u bë kryetar i Bashkisë Tir...
Sezoni paralamentar në pjesën e parë të këtij viti u m...
Kontrollit të Lartë të Shtetit prej 4 muajsh po i bëhe...
Çdo ditë po qartësohet se si Komisioni “Xhafaj” në bas...
Gjithnjë e më shumë po konfigurohet një grup brenda Partis...
Një ditë më parë u njoftua ardhja në Shqipëri e të nga...
Në fakt nuk duhet quajtur një realitet i humbur i o...
Që prej gushtit të vitit 2023, David Wisner është amba...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...