Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj prej vitesh tashmë duket se nuk kanë një raport të mirë mes tyre.
Rama nuk ka mbajtur rezerva, por e ka shprehur disa herë publikisht pakënaqësinë që ka ndaj Veliajt, madje e ka trajtuar edhe si një qen të rrahur keqazi.
Mjafton të kujtojmë vetëm disa raste për të kuptuar mesazhet e drejtpërdrejta që kreu i qeverisë i ka adresuar kryebashkiakut të tij, që tashmë i ka drejtorët në burg.
Në 31 dhjetor të 2018-ës, Rama pranoi publikisht se Veliaj kishte nisur një komplot kundër tij me ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Asokohe, kreu i qeverisë paralajmëroi kryebashkiakun e tij, në konferencë për mediat, se do të varet në pemë.
“Erion Veliaj mund të dalë në televizor sa të dojë, mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë në një nga ato pemë do të varet, do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore do vazhdojnë të marrin goditjen e tyre”, u shpreh ai.
Një tjetër rast ku Rama e ka degjeneruar Lalin e bashkisë së zhytur në korrupsion është ai i 27 qershorit 2019, ku gjatë një takimi me qytetarë i kërkoi llogari për Kopshtin Zoologjik.
“Do bëhet Kopshti Zoologjik apo jo? Në çfarë procesi është? E ke premtim të pambajtur Kopshtin Zoologjik”, iu drejtua kryeministri.
Një tjetër ultimatum Rama i dha Veliajt më 2 dhjetor të 2019-ës, për shkallët një pallati në Shkozë, ku kishte shkuar për një vizitë në familjen Lala.
“Bojën, nesër në mëngjes të vish këtu. Unë dal në 5:30 për të vajtur në punë, ti të dalësh në 4:30. Nesër t’i kesh lyer, more vesh? Mora thuaj!”, urdhëroi kryeministri kryebashkiakun.
Rasti i radhës kur kreu i qeverisë turpëroi Veliajn ishte ai me lopën. Më 9 tetor të 2020-ës, Rama detyroi Veliajn të blejë një lopë për një familje në Baldushk, ku kishin shkuar për vizitë.
“Të bëjë Lali si të bëjë, ditën e hënë në mëngjes ta sjellë lopën këtu. O të gjejë atë që ke shitur, ose të gjejë tjetër”, theksoi ai.
Rasti i fundit që po sjellim është në 28 janar të 2021-shit. Kryeministri i dha urdhër të prerë Veliajt që të punonte me 3 turne në lagjen “5 maji” të kryeqytetit, për të rregulluar kanalet.
“Këtu duhet punuar me 3 turne, kjo është taksative. Me tre turne, të vihen prozhektorët”, nënvizoi kreu i qeverisë.
Këto janë vetëm disa nga rastet kur Rama e ka trajtuar Veliajn si një qen të rrahur dhe e ka bërë lolo në sy të të gjithë shqiptarëve, duke i dhënë urdhra të prerë, madje edhe duke e paralajmëruar.
Dhe Veliaj, me bishtin ndër shalë ka ngrënë turpin me bukë. Pavarësisht se do gjë ka qenë publike, kryebashkiaku i drejtorëve hajdutë sërish tenton të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë, por tashmë nuk rri ndryshe veçse kokulur./ CNA
Bashkia e Tiranës e Erion Veliajt është zhytur në korrupsi...
Ekrem Spahiu, bashkëkryetar i LZHK-së, ka reaguar për ...
Të martën e 11 qershorit do të mbahet Asambleja Kombëtare ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, u shpreh nga selia...
Deputeti Flamur Noka ka reaguar në lidhje me lajmet se...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi shumi...
Kryetari i partisë "Mundësia", Agron Shehaj është opti...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i zhytur në prob...
Që prej muajit janar, CNA ka denoncuar çdo lëvizje të ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e opo...
Parlamenti miratoi këtë të enjte për anëtarët e Komisionit...
Teksa zgjedhjet parlamentare të 2025-ës po afrohen, prezen...
Prej disa javësh Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit në ba...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh sot në k...
Grupi Parlamentar i PD-së po bën ‘spastrime’ në komisionet...
Dashnor Sula, deputeti i PD-së, i kërkoi Lindita Nikollës ...
Vijon të ketë tensione në seancën e sotme të Kuvendit. Kry...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u shpr...
Kuvendi i Shqipërisë nuk ka miratuar kërkesën e Gazmen...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...