Në hetim nga SPAK?/ Noka: Nuk kam dijeni, jam i pastër
Deputeti Flamur Noka ka reaguar në lidhje me lajmet se...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, u shpreh nga selia blu se vetëm një qeveri teknike do të sigurojë kushtet për një proces zgjedhor të pranueshëm.
Këtë deklaratë ai e bëri pasi analizoi situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi.
Bozdo nënvizoi se 44% e shqiptarëve jetojnë në varfëri dhe pensioni mesatar në Shqipëri është më i ulëti në Evropë.
Ai shtoi se Shqipëria po zbrazet dhe renditemi të tretët në botë si azilkërkues.
Deklarata e plotë:
Shqipëria thyen edhe një rekord tjetër të zi, nën kujdesin e kuratorit të të gjitha të zezave, Edi Ramës. Pensioni mesatar në Shqipëri është më i ulëti në Evropë. Sipas Eurostat, pensioni mesatar në Shqipëri është 131 euro në muaj, duke i renditur gjyshërit, nënat dhe etërit tanë në listën e mjerimit evropian. Bullgaria, në vendin e parafundit, ka një pension mesatar 226 euro në muaj, apo 58% më të lartë se Shqipëria. Mesatarja e vendeve të BE është 1294 euro në muaj, apo afro 10 herë më e lartë se pensioni në Shqipëri.
Kjo është e vërteta tronditëse me fakte e shifra, jo me logje krenariste të narkoqeverisë. Ky është niveli i mjerimit ku jetojnë më shumë se 650 mijë pensionistë shqiptarë, të cilët mbajnë frymën me paratë që u dërgojnë bijtë dhe bijat, që ua përzë Edi Rama.
Tej deklaratave qeveritare për reformën e pensioneve, tej propagandës bajate për rritje ekonomike, për 10 milionë turistë në Shqipërinë fanarndriçuese, faktet që Eurostat publikon tregojnë se varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Me këtë ritëm, do të na duhen dekada për të arritur minimumin e standardit evropian për pagat dhe pensionet.
Asgjë nuk ka për të ndryshuar për mirë sa kohë Edi Rama qeveris Shqipërinë. Sipas INSTAT, rreth 44% e shqiptarëve jetojnë në varfëri. Sipas Eurostat rreth 75% e shqiptarëve që janë në moshë pune rrezikojnë varfërinë. (https://citizens.al/2022/08/08/eurostat-rreth-70-e-popullsise-ne-shqiperi-e-rrezikuar-nga-varferia/)
Lulëzon vetëm ndërtimi, nën kujdesin e veçantë të Edi Ramës, që e ka kthyer këtë sektor në lavatriçe të parave të krimit të organizuar vendas dhe të huaj.
Shqiptarët nuk mund të rrinë indiferentë kur kryeministri tregohet me gisht nga bashkëpunëtori më i ngushtë, si kumbar i mafias dhe zhbërës i zgjedhjeve të lira. Kur mediat e huaja e cilësojnë pushtetin e tij si narkoshtet.
Kur shqiptarët renditen të tretët në botë si azilkërkues. Vendi i tyre nuk është në luftë si Siria dhe Afganistani, por qeverisja është një talebanizëm i veshur me Brioni dhe lustruar me reklama të paguara në mediat e vendit dhe të huaja.
Edi Rama po e dërrmon vendin, dhe kur ai kërkon ta dërrmojë kundërshtarin me votë, nuk ka ndërmend zgjedhje të lira, por vjedhje të tyre.
Partia Demokratike është në ballë të kesaj beteje me të keqen. Vetëm një qeveri teknike do të sigurojë kushtet për një proces zgjedhor të pranueshëm.
Gjyshërit e fëmijëve tanë meritojnë një Shqipëri që nuk i trajton si robër lufte./CNA
Deputeti Flamur Noka ka reaguar në lidhje me lajmet se...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi shumi...
Kryetari i partisë "Mundësia", Agron Shehaj është opti...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i zhytur në prob...
Që prej muajit janar, CNA ka denoncuar çdo lëvizje të ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e opo...
Parlamenti miratoi këtë të enjte për anëtarët e Komisionit...
Teksa zgjedhjet parlamentare të 2025-ës po afrohen, prezen...
Prej disa javësh Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit në ba...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh sot në k...
Grupi Parlamentar i PD-së po bën ‘spastrime’ në komisionet...
Dashnor Sula, deputeti i PD-së, i kërkoi Lindita Nikollës ...
Vijon të ketë tensione në seancën e sotme të Kuvendit. Kry...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u shpr...
Kuvendi i Shqipërisë nuk ka miratuar kërkesën e Gazmen...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa...
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltez...
Argita Berisha Malltezi ka ngritur akuza ndaj kryemini...
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, ka reaguar pas ak...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje për krit...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...