
Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura, për rreth dy orë, me anëtarët e Asamblesë së socialistëve në Tiranë.
Kryesocialisti ka dhënë orientimet për përgatitjet e fushatës elektorale, anëtarësimet dhe propozimet e emrave si kandidatë për deputetë.
Në takim kanë marrë pjesë edhe dy drejtuesit politikë të Bashkisë Tiranë, Ogerta Manastriliu dhe Erion Veliaj, ndërsa mungonte Elisa Spiropali. (Lexo këtu)

Siç ka raportuar CNA më herët, Rama në mbledhjen e së shtunës mbrëma, ashtu si në mbledhjen e kryesisë së PS-së dhe të Asamblesë, ka izoluar Erion Veliajn, duke e lënë Qarkun e Tiranës në drejtimin e dyshes Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali, ndërsa Veliaj do të merret vetëm me punët e kryeqytetit, por jo me fushatën e socialistëve. (Lexo këtu)
Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, mediat e Veliajt raportuan se kryebashkiaku i Tiranës do të ishte drejtues politik i Tiranës dhe dy zonjat do t’i asistonin atij. Në fakt, Rama ka larguar Veliajn nga drejtimi i fushatës në kryeqytet dhe CNA ka mësuar në mënyrë ekskluzive se drejtimin e Tiranës e ka marrë Ogerta Manastirliu, ndërsa Veliaj është “mbyllur” në bashki.
Ashtu siç CNA e konfirmoi më herët, strukturat e socialistëve në Bashkinë e Tiranës do të drejtohen nga Ogerta Manastirliu, ndërsa Spiropali do të drejtojë bashkitë e tjera. Edi Rama ka thënë se Elisa Spiropali do të marrë drejtimin e Kamzës dhe Vorës, bashki që ajo i ka pasur edhe më parë. Gjithashtu, do t’i shtohen edhe Kavaja dhe Rrogozhina. Kryeministri ka theksuar se Veliaj do të qëndrojë në bashki. (Lexo këtu)
Mësohet se në mbledhjen e kësaj të shtune Rama ka thënë se në Bashkinë e Tiranës ka ndodhur diçka e rëndë, referuar këtu aferës “5D” me drejtorët, por kreu i socialistëve ka theksuar se nuk duhet harruar si ka qenë bashkia në vitin 2013 kur socialistët erdhën në pushtet. Për këtë shkak, ai i ka kërkuar Veliajt të merret vetëm me punët e bashkisë, duke qëndruar larg fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

“Në Bashkinë e Tiranës ka ndodhur diçka e rëndë, por mos harroni si ka qenë në vitin 2013 kur erdhëm ne në pushtet. Imazhi i Bashkisë Tiranë është përtokë, beteja digjitale po fitohet nga opozita”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhje. Më pas e ka marrë fjalën kryebashkiaku Veliaj, i cili ka thënë: “Avioni im tani do të punojë me dy motorë”.
Pas kësaj, mësohet se Rama e ka ironizuar kryebashkiakun duke thënë: “Lali ka qejf avionin, por më mirë të rrijë te lokomotiva. Kur fluturon shumë lart nuk dihet ulja në pistë”.

CNA prej kohësh e ka theksuar se Rama nuk i beson më fushatën Veliajt dhe këtë fakt e ka rikonfirmuar në mbledhjen e së shtunës në Asamblenë e PS-së në Tiranë, ku duket se Rama ka izoluar Veliajn në bashki, duke e lënë jashtë fushës së “betejës” për zgjedhjet e 2025-ës./ CNA
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e cila publikisht e k...
Deputetja e PS-së, Evis Kushi ka folur për listën e Ra...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat u sh...
Juristi Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me aktakuzë...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur sërish për akuzat ndaj ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, prezantoi sot masa...
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorjan Teliti e ka quajt...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka vlerësuar qëndresën e protest...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar në l...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për media...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka nxj...
Disa nga mbështetësit e dikurshëm të Lulzim Bashës u b...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar ...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Një thirrje e fortë është bërë nga protesta përpara Ba...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, e cilësoi Bashkinë e ...
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit...
Më 8 shtator, kryebashkiaku Erion Veliaj, nxori një fo...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...