
Menjëherë sapo ka mbaruar mbledhja e djeshme e Kryesisë, Erion Veliaj është përpjekur që nëpërmjet mediave të tij, përfituesve të parave të inceneratorëve, të dosjes “5D” dhe personave në hetim nga SPAK-u, të shpërdajnë informacione se kryeministri Rama ka qenë i qartë në detyrat që ka dhënë.
Sipas papagajve të Rilindjes, hajdutëve dhe servilëve të pushtetit, të cilët kërkojnë të shpëtojnë Erion Veliajn nga zullumet që po hetohen nga SPAK-u, kreu i qeverisë ka theksuar se Erion Veliaj do të jetë drejtues politik i Qarkut Tiranë, ndërsa dy zonjat Spiropali dhe Manastirliu, e para do të drejtojë 4 bashki dhe e dyta Bashkinë e madhe të Tiranës.
Kjo është një gënjeshtër e madhe dhe për më tepër tregon se mediat e pushtetit të lali Erit thjesht dhe vetëm e bëjnë për budalla Edi Ramën.

Në rast se Erion Veliaj do të ishte drejtues i Qarkut të Tiranës, atë do ta theksonte kryeministri dhe kryetari i PS-së në mbledhjen e Asamblesë. Qartazi në Asamble Rama do të theksonte se Qarku i Tiranës drejtohet nga Erion Veliaj dhe do të asistohet, do të ndihmohet nga Manastirliu dhe Spiropali. Në fakt, Edi Rama tha jo, lexoi Elisa Spiropalin, Erionin dhe më pas Ogerta Manastirliun.
Dje në Kryesi, kryeministri Rama ka theksuar një të vërtetë që e thonë dhe mediat e pushtetit, bashkitë Kamëz, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë do të drejtohen nga Elisa Spiropali, ndërsa Bashkia e Tiranës, PS, organizimi i fushatës dhe gjithçka tjetër do të drejtohet nga Ogerta Manastirliu. (Lexo këtu)

Deri këtu gjithçka është e vërtetë, por sipas mediave të Veliajt Rama e ka vendosur drejtues qarku. Pra, këto të bëjnë punën dhe ky i udhëzon, ky është drejtuesi politik i qarkut. Mashtrim publik për ti dhënë frymë dhe shpresê "të vdekurit" politikisht.
Erion Veliajt, në kryesi i është kërkuar të merret me detyrën e tij si kryetar Bashkie dhe me asgjë tjetër politike, pasi sipas edhe sondazheve të bëra nga Partia Socialiste, Erion Veliaj rezulton një nga njerëzit më të urryer në kryeqytet.
Erion Veliaj ështê i tribluar dhe jashtë fushatës të socialistëve në Tiranê. Qartazi po i bëhet dalje me kujdes që pas rrugës që ka marrë kur të pêrfundojë tek VENDI KU KA ANTARËT E ORGANIZATËS QË DREJTON, të shkojë me besim tek partia./ CNA
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën, B...
Mbledhja e Kryesisë së PS-së, e zhvilluar ditën e djes...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të martë Lulzim Bashën...
Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë janë dhënë detyrat ...
Gazetarja Klodiana Lala foli në një dalje televizive p...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi është...
Paraditen e së martës u mblodh grupi socialist, një ta...
Mbledhjet e socialistëve nuk kanë të ndalur. Teksa ka ...
Partia Socialiste ka zhvilluar këtë të enjte një mbled...
8 komisione parlamentare do të mblidhen këtë të martë ...
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka folur p...
Ka degjeneruar në sharje dhe fyerja deabti mes Gazment Bar...
Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Gazment Bardhi është...
Motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2025 j...
Kreu i PD-së Sali Berisha komentoi rënien e numrit të ...
Pasditen e sotme u mblodh në selinë rozë Kryesia e Re e PS...
Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Kë...
Kryeministri Edi Rama në prezantimin e platformës “Dep...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në pre...
Ervin Salianji ose ndryshe siç e njohin të gjithë “Bab...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...