web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një shtet sovran që po i nxjerr të paditur

24 Shtator 2024, 10:59, Editorial Elvi FUNDO
Një shtet sovran që po i nxjerr të paditur
Kryegjyshata Botërore në Shqipëri

Nga gazeta “New York Times”, shqiptarët mësuan se kryeministri Edi Rama do të lejonte, do të vepronte për ndërtimin e një shteti sovran sipas Urdhrit Bektashi në Tiranë. (Lexo këtu)

“New York Times” kishte hapur faqen e saj të parë edhe me një foto të Baba Mondit, me një propozim të kryeministrit, që më pas ky i fundit e tha edhe në OKB. (Lexo këtu)

Menjëherë në Shqipëri plasën komentet, plasën reagimet, disa e morën me të qeshur, disa me inat, dikush me ligësi, por në thelb u duk që kishte dhe shumë padituri. Reagimet në shumicë nuk ishin aspak të qeta dhe shumica totalisht të paqartë. Pak njerëz e panë butë apo me racionalitet, u dukën në këtë diskutim ku shkëlqenin inati, ligësia dhe padija.

Një shtet sovran që po i nxjerr të paditur
Kryegjyshata Botërore në Shqipëri

Për faktin se propozimi erdhi nga Rama, normal për opozitarët, kur propozohet nga kryeministri, mund të jetë thjesht dhe vetëm një gjë e keqe që do ta bëjë ai për vete dhe që të ndërtojë kulla, që të vjedhë apo të pastrojë para me krimin e organizuar. Akuza politike të pandalshme.

Në fakt, unë jam një gazetar që kurrë nuk e kam votuar Edi Ramën dhe besoj që nuk do ta votoj kurrë për kryeministër të vendit tim, kam qëndrim diametralisht të kundërt me të, por kur lexon dhe shikon disa reagime pas ndonjë propozimi të Ramës, kupton se sa shumë po i shërbejnë në këtë rast duke ia rritur vlerat me shfaqje të paditurish.

Një shtet sovran që po i nxjerr të paditur
Kryeministri Edi Rama

Ndërsa tentova ta shihja me gjakftohtësi këtë propozim të kryeministrit, për disa ditë vëzhgova reagimet e mediave çfarë thoshin, nëpër televizione, nëpër gazeta, nëpër rrjetet sociale, ajo që vura re ishte dhe se një padije e madhe dhe një budallallëk i pakufi, që thjesht dhe vetëm i jepte pikë më shumë Edi Ramës dhe na tregonte se sa të palexuar ishin disa njerëz, sa të mllefosur disa të tjerë dhe sa ligësi mbartte gjithë kjo histori.

Mynxyra e reagimeve

Përtej Edi Ramës, dolën ekraneve, të pretenduar intelektualë, profesorë dhe sociologë, që shkuan deri te pyetjet më idiote se pas kësaj gjësë së Urdhrit të Shtetit Sovran të Bektashinjve do të kërkonin dhe katolikët shtetin e tyre. Si mundet një intelektual të jetë kaq injorant dhe të mos e dijë që katolikët e kanë shtetin e tyre?

Një shtet sovran që po i nxjerr të paditur
Kryeministri Edi Rama

Si mundet një tjetër të flasë broçkulla dhe të na thotë se mund të ngrihen orthodhoksët të kërkojnë shtetin e tyre kur kanë patriarkanat e tyre, kur kanë shtetet e tyre?

Si mundet një injorant tjetër të thotë mund të kërkojnë dhe myslimanët shtetin e tyre? Ka shumë shtete që e kanë fenë myslimane zyrtare, ka shtete si Shqipëria që janë laike, kanë bashkëjetesë fetare, myslimanët kanë Mekën, katolikët kanë Vatikanin, janë patriarkanat e të krishterëve e kështu me radhë.

Një shtet sovran që po i nxjerr të paditur
Meka, vendi i shenjtë i myslimanëve

Një tjetër thoshte se si do të hyjnë në këtë shtet. E shikonte me mure të larta, me polici, me dogana, me tela me gjemba. Injorancë e pakufi!

Bektashinjtë kanë Kryegjyshatën Botërore në Shqipëri, e kanë në Tiranë, por përtej reagimit të dalë në media, në shënime të nxituara nga njerëz çuditërisht jo të pamend, të cilët shpesh dukeshin të mllefosur dhe të pakuptueshëm, çfarë shikon dhe çfarë kupton?

Një shtet sovran që po i nxjerr të paditur
Kryegjyshata Botërore në Shqipëri

Kur nuk lexojnë...

Kupton se ka një ligësi brenda që nga përkthimi i shkrimit të “New York Times”, i cili duket që nga fjalia se asnjë nga gazetarët, edhe ata më elitarë, nuk e kanë lexuar deri në fund apo qartazi edhe me shënime, sepse ka një gënjeshtër që po e përdorin të gjithë: Thonë se do të ndërtohet një shtet sovran në 27 hektarë, është e pavërtetë, nuk është thënë kështu në “New York Times”, është në 27 akra, mirë të paditurit nuk lexojnë, por të paktën të pyesin dikë për të përkthyer.

Ka dhe plot të ditur që po duken si budallenj, 27 akra nuk janë 27 hektarë, por janë 11 hektarë, është një sipërfaqe trualli që ndodhet te Kryegjyshata Botërore që ka ngelur bosh dhe që e ka në pronësi, që edhe mund ta rrethojë, mund të ndërtojë sipas kërkesave që ka, sipas rregullave urbanistike, sepse atje është Kryegjyshata, por le të shkojmë më tej.

Te shumë nga faktet dhe qëndrimet shkon shprehja "ti mund të kesh një diplomë master, por sërish ngelesh injorant". Kjo shprehje fatkeqësisht në këtë rast ngelet shumë e vërtetë.

Çfarë mund të jetë një shtet sovran i Urdhrit Bektashi?

Baba Mondi dhe vetë kryeministri thanë, sipas Vatikanit, një formë. Vatikani në fakt është një fjalë e madhe, ka bankë, ka institucione, sistem qeverisës etj., por kush ka shkuar atje kupton që është pjesë e Romës, hyn lehtësisht, ka vetëm një zinxhir sigurie kur ti hyn brenda në kishë apo në disa vende të kufizuara për të lëvizur, por kalon thjesht sikur je brenda Romës. 

Për ata që duan të mësojnë disa statistika, Vatikani i sjell GDP-së së Romës gati 30% të totalit të saj, që ndoshta është më e madhe sesa buxheti i shtetit shqiptar. (Lexo këtu)

Një shtet sovran që po i nxjerr të paditur
Vatikani

A nuk mund të shihet në këtë aspekt një Shtet Sovran Bektashi, 11 kilometra, në një pronë që ata e kanë, që ekziston, që mund të jetë një qytet i ndërtuar prej tyre, ku qëndron e keqja?

Nuk duket se do të ketë Parlament, kryeministër, pushtet. Problemi është se do të marrin pasaportat, po mund të printojnë 200 apo 300 pasaporta. A duhen shembuj? Patjetër, Vatikani ka diku te 850 pasaporta.

A duhet të ketë një shembull tjetër? Po, është Urdhri i Ushtarëve të Maltës, janë sovranë, janë në Itali, kanë një pallat të tyre, ka dhe një ambasador në Shqipëri. Kanë një histori 970-vjeçare, janë një urdhër i njohur që nga Papa para 970-ës që i la jashtë kontrollit të kishës katolike. (Këtu mund të shikoni videon).

Një shtet sovran që po i nxjerr të paditur
Pallati i Urdhrit të Ushtarëve të Maltës

Flitet për bektashinjtë, a janë një terrikat, janë brenda komunitetit mysliman, janë jashtë tij, këto janë diskutime që u përkasin komuniteteve fetare.

Ata janë jashtë kontrollit të komunitetit mysliman, ndaj dhe mund të jenë edhe me versionin e Urdhrit të Ushtarëve të Maltës që shërben për ndihma, kontribute, çështje sociale, të cilat mund t’i lexoni "këtu" kush mundet në anglisht, kush i do në shqip mund t’i lexojë edhe në faqen e ambasadës (Kliko këtu për faqen e ambasadës), sepse janë edhe në Tiranë.

Ndaj dhe përtej ligësisë për ta parë me inat, që vjen nga pseudointelektualë që i shikon në ekrane televizive, se do të na kërkojnë edhe katolikët shtet të tyre, apo reagimeve të nxituara të komuniteteve fetare, apo edhe ndoshta qëndrimeve të Baba Mondit deri diku edhe të tepruara për ndonjë çështje të caktuar, duhet vlerësuar krejt ndryshe propozimi, pasi të diskutohet për gjithçka pozitive që sjell, duke vlerësuar dhe kritikat, por jo kokat e nxehta. (Lexo këtu)

Një shtet sovran që po i nxjerr të paditur
Baba Mondi

Shembuj të ngjashëm

Në rast se do të kishte një shtet sovran në formën e Urdhrit të Maltës apo Vatikanit, e cila në përfundim nuk sjell asgjë të keqe, thjesht dhe vetëm vëmendje për turizmin, sjell më shumë të ardhura në Tiranë.  

Nuk do të fitojnë vetëm bektashinjtë, do të ketë më shumë turistë, do të ketë zhvillim, do të ketë të ardhura, të cilat i shkojnë kryeqytetit dhe nuk fitojnë vetëm bektashinjtë, por fitojnë edhe myslimanët, edhe orthodhoksët, edhe katolikët, ateistët, fitojnë të gjithë.

Në rast se gjithçka që propozohet si ide shikohet me ligësi pa lexuar më parë dhe pa kuptuar a ka raste të tilla të ngjashme, a kanë sjellë ndonjë dëm diku?

Nuk është se po i shkëputet ndonjë copë tokë Shqipërisë, nuk është se po vjen dhe po shpallet ndonjë shtet i pavarur që flet një gjuhë tjetër, nuk është se do të ketë ushtri, nuk është se do të ketë doganë, nuk është se do të ketë polici, nuk është se do të ketë tatime, nuk do të ketë Parlament, nuk do të ketë Këshill Bashkiak, nuk do të ketë bashki, do të ketë një strukturë menaxhimi të territorit të saj siç e ka aktualisht.

Është një sipërfaqe e caktuar trualli që ka një pallat, ku është Kryegjyshata Botërore, ku ka një muze, ku ka një histori, ku ka një zhvillim dhe që nuk duket të ketë të këqija në rast se nuk do të shihet me ligësinë e syve të injorancës, të mendjeve dhe kokëve të nxehta, të cilat shkojnë deri te copëtimi i Shqipërisë dhe për shkak se po afrohen zgjedhjet dhe se propozimi ka ardhur nga Edi Rama, çfarë nuk po thonë.

I ka kapur kaq të papërgatitur dhe të paditur sa thjesht po i bën më shumë se qesharakë.

Një shtet sovran që po i nxjerr të paditur
Kryeministri Edi Rama

Askush nuk mendon se propozuesi i vërtetë mund të jenë vetë komuniteti i bektashinjve, intelektualë të saj, të cilët e shikojnë si një ëndërr dhe kryeministrit i është dukur një gjë trendi për turizmin, për zhvillimin e vendit, në 11 hektarë tokë pronë e tyre, të cilën ata mund ta zhvillojnë dhe kur nuk kanë asgjë që cenon sovranitetin e Shqipërisë, pra një shtet sovran bektashi, brenda Shqipërisë, sipas formulave që mund të lexoni më sipër apo formave të tjera nuk i cenon asgjë vendit tonë.

Kompetencë ekstraterritoriale dhe një pallat që në fakt ekziston. 

Më shumë sesa një shtet i vërtetë sovran siç e mendojmë kokët e nxehta, është një shtet teorik sovran, që ka një administratë, por nuk është i rrethuar me polici, nuk ka tanke, nuk ka helikopterë, nuk bën luftë, nuk ka armë, nuk ka pistoleta. Nuk ka tela me gjemba, kush ka qenë në kufijtë e Zvicrës me Gjermaninë apo në Luksemburg, shtetet sovrane i ndan e njëtja rrugë në mes të qytetit.

Një shtet sovran që po i nxjerr të paditur
Kryegjyshata Botërore në Shqipëri

Prandaj edhe të gjitha ato broçkulla që thuhen pa ndalim thjesht dhe vetëm tregojnë një detaj, injoranca e shprehur në mendje të ditura thjeshtë dhe vetëm i shton pikë Edi Ramës dhe kjo është ajo që të çudit më shumë ndonjëherë, si ka mundësi të bëhen kaq budallenj duke i shërbyer kaq devotshmërisht Edi Ramës në mënyrë të palodhur.

Bëhet apo jo ky shtet sovran është një çështje që duhet të presim më tej dhe do të shikojmë, por sido që të përfundojë, ky propozim tregoi se ata që janë opinionbërës dhe pretendojnë se janë elita, shumë janë shfaqur deri tani, jo vetëm nuk dinë, por edhe nuk lexojnë më, mjafton të shkojnë e të dalin studiove apo të shkruajnë për të nxjerrë inatin./ CNA





Lajmet e fundit nga