Krokodili është një predator që rritet në ujëra, ushqehet me peshq, me zogj dhe çdo kafshë tjetër që shkon në territorin e tij.
Shqiptarët kanë një shprehje për krokodilin, thonë shpesh për dikë që nuk e besojnë, apo për dikë që qan kot, apo do të viktimizohet me lotët e tij se janë lot krokodili.
Të dyja këto fraza i shkojnë Fatmir Xhafajt, enveristit të fundit, hetuesit të diktaturës, i cili dje në një emision të mirëpërgatitur, që dukej i gatuar fort në zyrat e Rilindjes, doli në një revansh për t’u shfajësuar, për t’u viktimizuar, për t’u heroizuar, kur në fakt ai ishte një djall i veshur me pafajësi e lot.
Ndoshta në prag të pensionit kërkon të ngelet në politikë, ndoshta diku i duhet Edi Ramës për interesat e tij, siç e konfirmoi dhe vetë, por kjo nuk ka shumë rëndësi tashmë.

Për Fatmir Xhafajn kanë rëndësi faktet e renditura më poshtë një e nga një, po të dojë edhe drejtësia mund t’i zhbirilojë me dokumente dhe me data konkrete.
Fatmir Xhafaj nuk u pyet a është ai subjekt i ligjit antimafie dhe a i duhet hetuar atij pasuria?!
Ai është subjekt i ligjit antimafie, pasi vëllai i tij ka qenë trafikant, i dënuar nga drejtësia italiane dhe ky është fakt. Sapo u denoncua nga opozita rasti i Agron Geron Xhafajt, ai u ekstradua në Itali, ku vuajti edhe dënimin.
Fatmir Xhafaj ka qenë në dijeni të dënimit të vëllait të tij dhe megjithëse e dinte shumë mirë, ai mori detyrën e ministrit të Brendshëm.
Pra, ka qenë në detyrë në Shqipëri, ministër i Brendshëm, një subjekt i ligjit antimafie dhe vëllai i një trafikanti. Askush nuk e pyeti dje, as Blendi Fevziu, a duhet t’i hetohet atij pasuria dhe pse nuk i është hetuar.
Shumë e thjeshtë, ai mund të mos ketë përfituar asgjë, mund të jetë i ndershëm, por është subjekt i ligjit dhe ai duhet hetuar. (Lexo këtu)
Videoja “Babale” është gjë tjetër, për atë që ka bërë Ervin Salianji me vëllain e tij, ish-deputeti po vuan dënimin, por Fatmir Xhafaj duhet të hetohet. (Lexo këtu)

Ndershmërisë së enveristit Fatmir Xhafaj, ish-hetuesit të diktaturës, i kujtojmë pishinat e Tiranës, privatizimin e tyre. Nuk po flasim për kohën kur ky ishte sekretar i Përgjithshëm në qeverinë e Nanos, në mandatin e parë të socialistëve, kur ka qenë edhe ministër Drejtësie me bëmat dhe gjëmat e tij.
A i kujtojnë gjë Fatmir Xhafajt pishinat?
Dje Fatmir Xhafaj na tha një të vërtetë se Erion Veliaj nuk i mbledh votat vetë, por i mbledh me drejtorët.
Pyetja e tretë është, a është Fatmir Xhafaj deputet i dosjes “5D”?

Këtë e dimë të gjithë, ai na tha se votat i bëjnë drejtorët e Veliajt dhe nga fakte e prova të padiskutueshme drejtorët e Erion Veliajt, disa në burg e të tjerë rrugës për në burg janë njerëz që në zgjedhjet e 2021-shit kanë punuar për të nxjerrë Fatmir Xhafajn deputet, pasi ishte në fund të listës.
Çfarë e ka përzier Fatmir Xhafajn me drejtorët e “5D”-së, korrupsionin e Bashkisë së Tiranës dhe Erion Veliajn konkretisht? (Lexo këtu)
Të tjera fakte
Dhëndri i Fatmir Xhafajt, Ditjon Baboçi, ka qenë drejtor i Urbanistikës në bashkinë e Erion Veliajt, ku janë dhënë leje skandaloze, me problematika ligjore. (Lexo këtu)

Dhëndri i tij është një nga kolegët dhe bashkëpunëtorët e organizatës së Erion Veliajt, organizatës së hajdutëve, të cilën e drejton i vetëquajturi zdroms i Tiranës.
Më pas, dhëndri është larguar jashtë dhe është kthyer në Shqipëri duke kryer lëvizje nëpërmjet personave të tretë me investime në infrastrukturën energjetike. Diku nuk shfaqet emri i tij. Fatmir Xhafaj duhet të ketë dijeni, apo jo?
Ka disa veprime të zotit Xhafaj kur ka qenë ministër i Brendshëm, në lidhje me privatizimin e një trualli ku duhet të ndërtohej një shkollë siç pretendojnë privatët, dhënë nga qeveria shtetasit Carlo Bollino, kaluar sa te Fatmir Xhafaj, sa te Bashkia e Tiranës, një procedurë që po hetohet nga SPAK-u. (Lexo këtu)

I ka qejf pronat publike Fatmir Xhafaj, nuk është e vetmja.
Fatmir Xhafaj ka bërë edhe privatizimin, pas lejeve të ndërtimit, të tokës së shtetit te policia bashkiake, dhënë për ndërtim kjo.
Pse hesht Xhafaj për privatizimet?
Ndaj dhe lotët e krokodilit nuk i duhen askujt. Lotët e Fatmir Xhafajt janë lotët e një enveristi, të një ish-hetuesi të diktaturës, të përfshirë në privatizime kur ka qenë zyrtar. (Lexo këtu)

Ai mohon lidhjet me bizneset, askush nuk priste që të dilte e të thoshte unë kam ortakëri me këtë biznesmen apo me atë biznesmen, por Tirana është e vogël.
Faktet dhe provat për këto që ne përmendëm janë aty, në zyra, mjafton që SPAK-u t’i mbledhë dhe të bëjë një hetim për Fatmir Xhafajn, për të kuptuar se çfarë krokodili kishin përballë dje shqiptarët, i cili me lotët e tij donte të na tregonte ndershmërinë, që nuk ka asnjë lidhje me zotin Xhafaj.
Faktet që ne përmendëm më sipër nuk janë informacione tavolinash, janë fakte të kryera me data, ka dokumente, janë publikuar, janë denoncuar, por thelbi i gjithçkaje është një fjali, Fatmir Xhafaj është në politikë, deputet dhe ish-ministër, edhe gjatë kohës që vëllai i tij kërkohej nga drejtësia italiane si trafikant ndërkombëtar droge dhe për këtë arsye ai është subjekti i ligjit antimafie dhe duhet t’i hetohet pasuria.

Ky është thelbi i gjithçkaje, privatizimet, pishinat, dhëndri në urbanistikë, privatizimet e tjera apo krenaria e tij si deputet i dosjes “5D” janë pjesë e rrugës së tij politike.
E vërteta është një, kemi pasur ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti, pse Xhafajt si është hetuar pasuria sipas ligjit?
Apo kur je rilindas dhe deputet i “5D”-së, apo krokodil me lot, nuk hetohesh?!/ CNA
Çështja e Aldor Ninit si fenomen në shoqërinë shqiptare nu...
Prej tre muajsh kompania mediatike “City News Albania”...
Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit...
Është realitet, ndoshta dikush është gëzuar, dikush ës...
Në një reagim të tij në rrjetet sociale deputeti Ervin...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i zhytur në ska...
Nga gazeta “New York Times”, shqiptarët mësuan se krye...
Përgjegjësinë nuk e kanë gazetarët që rrinë tek oborri i S...
Ky titull i shkon për shtat Erion Veliajt, që në fakt ...
2024-a, të paktën deri në muajin shtator, ka pasur shu...
Gazetari dhe analisti rilindas, Lorenc Vangjeli, në nj...
Në media po publikohet dosja e ish-kryeministrit Sali ...
Në kryeqytet dje është zhvilluar Asambleja e Socialist...
Kryeministri Edi Rama ka shpallur një reformë të madhe...
CNA shpesh ka bërë shkrime, ka raportuar dhe ka thek...
Fatmir Xhafaj u përmend nominalisht nga Rama kur ky i ...
"Kështu është katandisur drejtësia kur ja le çetës së ...
Dje dhe sot u publikuan disa ftesa, njoftime në lidhje...
Dje u zhvillua mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku p...
Në fakt edhe ta quash plehraxhi, Erion Veliajn do ta v...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...