Goditja ndaj eskortave/ Klodiana Lala: Kontrolle në qytetet bregdetare
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për goditjet ndaj prostit...

Emisioni investigativ ‘Plug’ ka denoncuar se si prona shtetërore u grabit me firmë të Erjon Veliaj dhe Fatmir Xhafajt, në një operacion të dyshuar korruptiv. Me dokumente, u faktua se si Erjon Veliaj i dha Armand Lilos leje për ndërtimin e kompleksit ‘Square 21’ mbi truall dhe godina shtetërore, dhe më pas me një angazhim personal të tij dhe Fatmir Xhafajt, u krye dhe kopsitja e dokumenteve. Kjo aferë i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej miliona euro, ndërkohë që dosja edhe pse është në SPAK, prokuroria nuk e heton.
Ristartoi këtë të mërkurrë në SYRI TV, emisioni investigativ Plug, duke denoncuar një tjetër skandal korruptiv e pastrim parash, ku rezultojnë të përfshirë kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. I gjithë operacioni duket të jetë i ndërtuar mbi kompanitë e kunatit të Xhafës, që pas ardhjes në pushtet të socialistëve ka nisur ngritjen e një perandorie financiare.
Në puntatën e parë, u publikuan dokumente, se si Kompleksi ‘Square 21’, në Rrugën e Kavajës është ndërtuar mbi grabitjen e pronës shtetërore dhe falsifikimit të dokumenteve.
Zanafilla e këtij projekti daton më 21 shtator 2017, me miratimin e lejes së ndërtimit nga Erjon Veliaj, duke i hapur rrugën uzurpimit të trojeve shtetërore, godinave, dhe lulishtes publike.
Ndërsa Armand Lilo ndërtonte mbi pronat shtetërore, Erjon Veliaj dhe Fatmir Xhafaj u angazhuan personalisht për të ndryshuar dokumentacionin e nevojshëm, që t’i ligjëronin edhe pronën që do të sillte një dëm miliona euro ndaj buxhetit të shtetit.
Fillimisht nga Ndërmarrja Industriale nr. 1 që kishte administrimin e godinave ekzistuese, u kërkua shembja e tyre, në një kohë që ky akt ishte kryer nga Armand Lilo që prej marrjes së lejes për ndërtim nga Erjon Veliaj. Kjo i hapi rrugë procedurës nga Erjon Veliaj dhe Fatmir Xhafaj, që vunë në lëvizje institucionet respektive për dokumentacionin e nevojshëm.
Nga njëra anë Fatmir Xhafaj, i propozon Këshillit të Ministrave ndryshimin e pronësisë së këtyre trojeve e godinave, që nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të kaloni për llogari të Bashkisë së Tiranës, dhe kjo aferë u firmos nga kryeministri Edi Rama me VKM të datës 18 Maj 2018.
Tashmë që bashkia ishte bërë pronare e truallit dhe godinave, të shembura ndërkohë nga Lilo, iu hap rrugë Erjon Veliajt që të avaconte me procedurën shkresore. Veliaj angazhoi një grup të posaçëm pune dhe Këshillin Bashkiak që pronën t’ja kalonin Armand Lilos nëpërmjet një marrëveshje që Bashkia e Tiranës do të nënshkruante me kompaninë ‘Arlis’, një marrëveshje që do t’i sillte pasoja të rënda pronës dhe pasurisë shtetërore.
Pas disa vendimeve të njëpasnjëshme, Erjon Veliaj do të lidhte marrëveshje me Armand Lilon, ku do t’i kalonte atij të gjitha pronat dhe godinat shtetërore. Nga kjo marrëveshje Armand Lilos ju ligjërua grabitja e të paktën 6400 m2 truall dhe afro 6 mijë m2 ndërtesa shtetërore, në Rrugën e Kavajës, një prej zonave më të preferuara në kryeqytet. Sipas aktmarrëveshjes, së firmosur mes Erjon Veliajt dhe Ferzilet Hajdërit, përfaqësuese e Armand Lilos, bashkia do t’i jepte të gjithë hapsirën Armand Lilos, për të përfituar vetëm 4400 m2 godinë, sipërfaqe kjo disa herë më e vogël edhe se ajo e godinave që Arlis do të shembte, e për më tepër, duke mos respektuar as ligjin por as rregullat për përfitimet në rastet e marrëveshjeve të tilla. E gjithë procedura shkresore, ndodhte në një kohë, kur Armand Lilo, sipas lejes së miratuar kohë më parë nga Erjon Veliaj, kishte kryer pjesën më të madhe të ndërtimit mbi pronën shtetërore, e madje u favorizua edhe me falje taksash, çështje e cila tashmë ka përfunduar në SPAK./ Syri
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për goditjet ndaj prostit...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 2...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka h...
Kreu i Kryegjyshatës Botërore, Baba Mondi në vitin 201...
Shemsi Prençi një nga emrat e parë që kandidoi për poz...
Drejtuesi i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elba...
Komisioni i Venecias pranon kërkesën e Kuvendit të Rep...
Sot me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar ...
Qeveria ka marrë vendimin për të mbyllur veprimatrinë e ko...
SPAK në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol kanë kryer një...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Ditën e sotme avokatët e kreut të PD-së Sali Berisha d...
Revista prestigjoze amerikane, “Forbes”, ka nxjerrë disa t...
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) pu...
Një studim i publikuar së fundmi për punën e SPAK, jep...
Kryeministri Edi Rama foli në OKB dhe tha se mund të k...
Delegacioni i BE-së në Tiranë i është përgjigjur interesit...
Pas deklaratave të kryeministrit Rama për prestigjioze...
Një denoncim i fortë u bë këtë të mërkurë për kryebash...
Rreth një javë më parë dha dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...