Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Pas deklaratave të kryeministrit Rama për prestigjiozen “New York Times” lidhur me krijimin e shtetit bektashi, ka pasur reagime të shumta në të gjithë vendin, ndër to edhe në komunitetet fetare.
Dy ditë më parë, Komuniteti Mysliman Shqiptar ka bërë një reagim ku shpreh shqetësimin e tyre për këtë nismë të marrë nga vetë kryeministri pa pasur konsultim apo informim, si edhe janë shprehur se do të ndjekin rrugën ligjore konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë për këtë çështje.
Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, në një reagim për CNA TV, ka treguar se me këtë çështje u njohën nga mediat, duke mos e besuar në fillim, por më pas është trajtuar si një temë serioze dhe shumë e ndjeshme. Për myftiun kjo nismë minimizon harmoninë ndërfetare pasi sipas tij diferencohet një komunitet fetar duke i dhënë më shumë vlera.
“Besoj se si të gjithë që e morët vesh nga mediat, edhe ne si komunitete fetare nga mediat na u përcoll si lajm. Normalisht në fillim nuk po e besonim për çfarë bëhej fjalë, është një shaka, diçka e tillë, bëhet fjalë për një temë mjaft të ndjeshme dhe një temë mjaft serioze. Edhe për këtë gjë, KMSH para dy ditësh reagoi duke e përcjellë me shqetësim këtë lloj nisme pasi sipas nesh minon pjesën e harmonisë ndërfetare sepse hapur diferencohet një komunitet fetar duke i dhënë më shumë vlera dhe të tjerat i bie që mbesin më inferiore, gjë për të cilën edhe ne kemi ngritur zërin. Është shqetësuese sipas nesh”, u shpreh ai.
Sipas Cikalleshit, në Shqipëri janë 5 komunitete fetare ku asnjëra nga fetë nuk ka lindur në vendin tonë, por janë fe lindore. Besimtarët kanë pranuar njëri-tjetrin duke krijuar formulën e harmonisë, respektit dhe tolerancës mes tyre. Myftiu ndalet te meritat, duke thënë se KMSH ka numrin më të madh të besimtarëve por këta të fundit nuk e kanë përcjellë në këtë formë.
Shqipëria nuk shihet si kryeqendra e bektashizmit dhe sipas tij nuk janë të lidhur me një lider shpirtëror. Më tej ai shton se kjo nismë do të sjellë diferencim dhe pakënaqësi në komunitetet e tjera fetare.
“Në vendin tonë ne kemi pesë komunitete fetare zyrtare. Asnjë nga fetë nuk është që ka lindur në Shqipëri, pra të gjitha janë fe lindore. Besimtarët, shqiptarët e kanë pranuar njëri-tjetrin si të tillë, me këtë dallim nga njëri-tjetri mes besimeve dhe është krijuar formula e harmonisë dhe respektit, tolerancës ndaj njëri-tjetrit. Kjo nuk është formulë që i përket një feje apo një besimi të caktuar, kjo është një meritë më shumë sesa gjithë të tjerët. Nëse flasim për meritat, ka ai që ka numrin më të madh, pra mazhoritar, të besimtarëve që është KMSH. Por ne nuk e kemi parë në këtë formë, as e kemi përcjellë në këtë formë, që të themi është merita jonë, por është meritë e të gjitha komuniteteve fetare, sepse nuk mundet që formula të funksionojë ndryshe.
E parë në këtë aspekt, edhe komuniteti bektashi është si komunitetet e tjera fetare, që funksionimin e tij e ka brenda vendit tonë. Pjesa e komunitetit bektashian në Shqipëri funksionon vetëm për besimtarët shqiptarë, pra nuk njihet në Turqi, apo në Siri, Iran etj. Nuk shihet Shqipëria si kryeqendra e baktashizmit sepse në vetë sistemin bektashi nuk ka një sistem si ai katolik ku është sistemi i Papatit, që janë të lidhur me një lider shpirtëror. Bektashizmi nuk është i tillë, prandaj t’i japim një komuniteti fetar diçka më shumë seç e meriton, normalisht do bëhet diferencim dhe kjo do sjellë pakënaqësi në komunitetet e tjera. Këtë e përcjellim si shqetësim që do dëmtojë harmoninë dhe tolerancën ndërfetare mes nesh”, tha myftiu.
Myftiu Cikalleshi thotë se janë në pritje të ardhjes së kryeministrit Rama i cili do të sqarojë e do të japë shpjegime për këtë nismë, e më pas do të merren hapat e mëtejshëm nga ana e komunitetit mysliman edhe nëpërmjet rrugës ligjore.
“Ne jemi në pritje të ardhjes së kryeministrit, që të sqarojë idenë e tij nëse kjo ide do mbetet vetëm ide apo do ketë hapa të mëtejshëm. Normalisht do i shpjegohet opinionit publik dhe ne institucioneve përkatëse, ne kemi reaguar që është një ide e gabuar të cilën edhe pjesa e juristëve thonë që është diçka e pamundur sepse cenon mjaft nene të Kushtetutës. Ne do bëjmë punën tonë, do e përcjellim si shqetësim pastaj se si do vazhdojë jemi në pritje. Përveç deklaratës në OKB apo te “New York Times”, s’kemi parë diçka më tutje. Do presim dhe do reagojmë”, deklaroi ai.
Pas reagimeve kundërshtuese të komuniteteve fetare, pritet që kryeministri Rama të bëjë me dije më konkretisht planin e kësaj nisme dhe do të shihet nëse kjo nismë do të marrë hapa të mëtejshëm./ CNA
Një denoncim i fortë u bë këtë të mërkurë për kryebash...
Rreth një javë më parë dha dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës...
Gjatë protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, ...
Media prestigjioze britanike “The Guardian” dhe francezja ...
Qytetarët kanë nisur protestën para Bashkisë së Tiranë...
Që nga ora 09:00 ka nisur seanca dëgjimore me 11 kandidatë...
Skandali që ka përfshirë drejtorët e Bashkisë Tiranë t...
Rritja me ritme të larta e numrit të turistëve dhe konsumi...
Ndryshon skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi 2024. Fe...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve krye...
Kanë nisur përgatitjet për zgjerimin e autostradës Tiranë-...
Eksperti i IT-së, Blerim Gjeladini ka folur për sulmin...
Pas procesit të verifikimit pritet që nesër të nisë interv...
Kjo është situata në Shkodër ku akset kryesore rrugore jan...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur për ni...
Historiani Paskal Milo ka deklaruar se nisma për kriji...
Për deputetin Agron Shehaj nisma e kryeministrit Edi R...
Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktu...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa lajme të rëndësish...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur rreth nismës së kry...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...