E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Një debat ka pasur midis gazetarit Lorenc Vangjeli dhe sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, në lidhje me ekstradimin ose jo nga Shqipëria të shtetasit Agron Geron Xhafaj, i njohur si vëllai i Fatmir Xhafajt, njeriut që u vetëquajt “babai” i Reformës në Drejtësi dhe sot është kthyer në armikun më të madh të saj. (Lexo këtu)
Lorenc Vangjeli meriton jo një përgjigje, ashtu sikundër e meriton Flamuri, por të dy palët kanë qenë të pavërtetë në daljen e tyre mediatike.
Flamur Noka thoshte se në rast se Agron Geron Xhafaj do të hetohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda (për audion Babale) në atë kohë, sot SPAK, menjëherë ndaj Fatmir Xhafajt do të fillonte hetimi pasuror dhe për këtë arsye ai u ekstradua për dënimin e parë në Itali dhe u la çështja e Ervin Salianjit. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër, Lorenc Vangjelit i dukeshin çudira të mëdha këto deklarata të Flamur Nokës dhe thoshte se ishin ëndrra të vërteta, etj, dukej pak i përçartur me arrogancën e tij, në rolin e një Rilindasi të paepur, nën shkëlqimin e këshilltarit të Elisës së inceneratorëve, Spiropalit të shkretë që tashmë duhet të shikojë edhe Lencin në televizor dhe ta injorojë duke mos folur më si ai.
Gjithçka vërtitej rreth çështjes Salianji apo opozitës. Në fakt, Salianji politikisht ndoshta vlen më pak sesa letra higjienike që përdoret në burgun ku po vuan dënimin, por si i tillë nuk duhet të përfundojë as Lenc Vangjeli dhe as Flamur Noka.

Që të dy ta kuptojnë dhe të jenë të qartë.
Së pari, Flamuri mund të kishte pyetur ndonjë nga ata juristët e PD-së, por ndoshta nuk ka faj se Gaz Bardhin nuk e pyet dot, le më ta pranojë si jurist të mençur, Mulit i duhen më shumë budallenj në oborr.
Nga ana tjetër, Lorenc Vangjeli, duke u sjellë si një paranojak Rilindas, i produktit të 99-çave spiropalistë, kur duhet pyet dhe juristë, por në këtë rast do të duket i paditur me qëllim.

Sipas ligjit anti-mafia, të cilin e cituan të dyja palët, nuk kishte rëndësi që shtetasi Agron Geron Xhafaj të hetohej në Shqipëri, për një çështje të dytë.
Mjaftonte vendimi i gjykatës italiane, ai që ishte publikuar nga Partia Demokratike, nga Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, që Prokuroria e Krimeve të Rënda të asaj kohe, të fillonin hetimin pasuror për atë personalisht Agronin apo Geronin, për vëllezërit e tij Fatmiri etj., nga nëna dhe babai, apo edhe djemtë e xhaxhallarëve e familjarët e tjerë.
Hetimi duhet të kryhej, e kishte shtuar pasurinë sipas aktivitetit kriminal të vendimit të gjykatës italiane në Shqipëri apo jo, kjo është diçka tjetër.

Ligji antimafia në Shqipëri e ka të mirëpërcaktuar se ndaj shtetasit Agron Geron Xhafaj duhet të kishte filluar hetim pasuror, ndaj vëllait të tij Fatmir Xhafajt, ndaj vëllezërve të tjerë dhe familjarëve, vetëm sipas vendimit të gjykatës italiane. Pse?
Për shkak të krimit, trafikut të drogës, shitjes së drogës, grupit të strukturuar kriminal, etj., fakte që po i dëgjojmë çdo javë apo dy herë në javë nga SPAK, që thotë se sekuestruam pasurinë e një x personi për trafik droge e shpërndarje droge, që janë ku e ku me vendimet e gjykatave të Agron Geron Xhafajt, vëllezërve, familjarëve etj, persona që shteti iu sekuestron pasuritë.

Prandaj dhe Flamuri nuk ka pse të duket si doktor i pakryer kurrë, edhe pse me thinja në kokë, apo Lorenci të bjerë nën gjunjët e lodhura të një 99-çi, që mund ta përqeshë edhe Elisa Spiropali për të shkuar në një përfundim.
Ndaj shtetasit Agron Geron Xhafaj nuk duhet të kishte filluar hetimi se fliste në një audio-përgjim ose jo të Ervin Salianjit.
Ndaj shtetasit Agron Geron Xhafaj, vëllait të tij Fatmir Xhafaj dhe familjarëve të tjerë sipas ligjit anti-mafia të shtetit shqiptar, në momentin që është bërë një denoncim dhe deklarim publik me dokumente zyrtare nga selia e PD-së, duhet të fillonte hetimin pasuror. Po të kishte ndodhur siç duhet Fatmir Xhafajn mund të mos e kishim më deputet, vëllain e Geronit trafikant. E jo më të pretendonte se do bënte reformat anti-korrupsion në rrugën drejt BE-së.

Çështja Agron Geron Xhafaj me akuzat në Itali është thelbi i gjithçkaje. Ai ka qenë një person i akuzuar si trafikant, është dënuar atje dhe për shkak se ka bërë një aktivitet kriminal në Itali duhet t’i hetohet në Shqipëri pasuria. Kjo nuk ka diskutim sipas ligjit Antimafia, pse nuk ndodh këtë e dinë organet përkatëse.
Ervin Salianji mori përsipër të bënte një skenar, etj., etj. por po vuan pasojat për shkak se është akuzuar për manipulimin e audio-përgjimit.
Pra, Agron Geron Xhafaj pretendon se ai audio-përgjim nuk ekziston, por nuk mohon se ka pasur një aktivitet kriminal dhe është dënuar nga Italia.
Shkoi në Itali dhe vuajti dënimin, ndërkohë në Shqipëri, personi që dyshohet se ka kryer mashtrimin dhe manipulimin e videos është në burg.
Janë të dyja çështje krejt të ndryshme, por sërish shtetasit Agron Geron Xhafaj dhe familjarëve të tij duhej t’ju ishte hetuar pasuria dhe SPAK duhet ta kishte filluar kryesisht.
Në qoftë se nuk e ka filluar është vonë dhe nuk duhet ta bëjë për shkak të kallëzimkeve që vijnë nga Salianji sepse do të ishte e paragjykuar politike, por duhet të ishte kryer.
Pastaj sekuestrohen pasuritë, nuk sekuestrohen, ka përgjegjësi, nuk ka përgjegjësi, ka Fatmir Xhafaj shtim pasurie në mënyrë të paligjshme, nuk ka shtim pasurie, Geron Xhafaj nga lekët e aktivitetetit kriminal nuk ka sjellë asnjë qindarkë në Shqipëri, ka ushtruar ose nuk ka ushtruar asnjë lloj aktiviteti tjetër kriminal, kjo është diçka tjetër.
Fakti është një dhe vetëm një, hetimi pasuror ndaj shtetasit Agron Geron Xhafaj dhe familjarëve të tij, me të parin Fatmir Xhafajn, duhet të ishte kryer me kohë./ CNA
Planet e qeverisë për të replikuar një proces në dukje të ...
Leonard Qyra, Drejtor i Gatishmërisë dhe Koordinimit të Pë...
Situata nga përmbytjet paraqitet mjaft problematike në Vlo...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar për situatën ...
Në Shqipëri skema e mashtrimit me mikrokreditë, që po heto...
Bashkia Shkodër do të shtojë parkimet e automjeteve me...
Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu, Policia e ...
Pas refuzimeve masive nga institucionet e drejtësisë, Kësh...
Këshilli i Lartë Gjyqësor refuzon pjesëmarrjen në Komision...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar faktin q...
Pas marrjes së detyrës si drejtori i Policisë së Shtetit, ...
Shqipëria është pushtuar nga reshjet e shiut. Disa nga qyt...
SPAK-u ka kërkuar 1 vit e 5 muaj burg për ish-kryebashkiak...
Gjykata e Lartë ka përcaktuar datën 15 tetor, ora 13.20, p...
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) organizoi dje në Ti...
Në pak minuta shi, lagjet e Tiranës janë përmbytur. CNA p...
Shqipëria ka marrë një rol të rëndësishëm në luftën kundër...
Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj është paraqitur ditën e...
Që prej mëngjesit të sotëm, reshjet e shiut kanë nisur thu...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar mjaft problemati...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...