
Bëhen 11 vite që Sokol Olldashi është ndarë nga jeta.
Dikush e quan sypatrembur, dikush me fjalën shpatë, dikush një djalë me karakter të fortë, me një natyrë ndryshe, dikush politikanin e munguar të PD-së.
Në fakt, PD-ja kishte shpresë te Sokol Olldashi, por ndodhi ndryshe. Megjithëse është një përvjetor i dhimbshëm, shprehja ‘karma is a b*tch’ i shkon shumë politikës së sotme të opozitës.
Atëherë mendonte se kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha duhet të merrte PD-në, ta drejtonte, do të ringrihej, ishte një politikan virtuoz, një diplomat i shkëlqyer, në fakt doli që ishte një hiç.

Dhe Sokoli i humbur, diku atje në një cep të Parajsës, sot qesh nga lart me dhimbje, me dhimbjen se si është sot opozita, me dhimbjen që ai u anatemua, u sulmua, u akuzua, u vodh padrejtësisht për të çuar opozitën në një gjendje të tillë, pa asnjë diskutim edhe Shqipërinë, sepse me një Sokol do të kishim një opozitë Sokolash dhe jo një opozitë Lulashësh të pavlerë.
Ishte ironik, kishte humor, ishte poet, këndonte, ishte ministër i suksesshëm, politikan i zgjuar, u tradhtua, humbi por nuk u dorëzua, humbi se e vodhën, siç ia vjedhin opozitës votat.
Brenda opozitës ka një tragjikomedi sepse i vodhi votat të ardhmes së saj dhe e ardhmja e saj ishte Sokol Olldashi, i cili nuk është më, por është më i fortë dhe më ekzistent se kurrë.
Sokol Olldashi kujtohet, respektohet dhe nderohet. Ata që e vodhën, ata që i morën PD-në duke e konsideruar pronë, ata që e drejtuan PD-në duke e mjelë sot janë të neveritur, të pështirë, të braktisur, të pavlerë.
Sokoli do të kujtohet dhe do të kujtohet gjithmonë, pikërisht për një arsye të thjeshtë, ishte i vërtetë në një garë të drejtë, u tradhtua, u vodh, por zgjodhi të ishte i përjetshëm.

Ky ishte Sokol Olldashi, një nga miqtë më të mirë të demokratëve, një nga miqtë më të mirë të gazetarëve, një nga miqtë më të mirë të politikanëve, një djalë ndryshe, sa virtuoz aq edhe melodioz, sa politikan aq edhe qytetar, sa djalë i mbarë edhe pak “rrugaç”, sa i drejtpërdrejtë aq edhe i mendueshëm, kurrë nuk ishte naiv, ishte i ditur.
Për gjithçka dha apo ndodhi, sot Sokoli kujtohet, do të kujtohet, ndërsa ata të cilët menduan se e kishin përballë dhe e mundën e kanë humbur betejën. Edhe pse në mungesë, Sokoli fitoi pa qenë prezent në një betejë, të cilën e ka fituar në përjetësi./ CNA
SPAK-u ka regjistruar rreth 6 çështje, të cilat po het...
Dje, sërish ka qarkulluar një lajm i madh në opinionin...
Prej disa muajsh, me ardhjen e zotit Altin Dumani në k...
Një institucion që askush se besonte se në rast të një...
Qytetarët e Tiranës, por edhe shqiptarët sot mësuan se...
Një institucion i krijuar pas Reformës në Drejtësi dhe...
Më në fund BE u zgjua. Europa e mplakur, e përçarë, burokr...
Më në fund, mazhoranca, nëpërmjet Komisionit për Ekono...
Që në daljet e para publike të liderëve të partisë së ...
Fatmir Xhafaj e cilëson veten si “babain” e Reformës...
Krokodili është një predator që rritet në ujëra, ushqehet ...
Çështja e Aldor Ninit si fenomen në shoqërinë shqiptare nu...
Prej tre muajsh kompania mediatike “City News Albania”...
Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit...
Është realitet, ndoshta dikush është gëzuar, dikush ës...
Në një reagim të tij në rrjetet sociale deputeti Ervin...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i zhytur në ska...
Nga gazeta “New York Times”, shqiptarët mësuan se krye...
Përgjegjësinë nuk e kanë gazetarët që rrinë tek oborri i S...
Ky titull i shkon për shtat Erion Veliajt, që në fakt ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...