
Prej disa muajsh, me ardhjen e zotit Altin Dumani në krye të SPAK-ut, opozita ka filluar një sulm frontal.
Të njëjtin sulm e bëjnë edhe mediat e pushtetit, por janë më të kujdesshme me individë të caktuar, me media anonime, godasin, sulmojnë prokurorë të caktuar, për çështje të caktuara.
Sali Berisha del në mënyrë të drejtpërdrejt, sulmon Dumanin, prokurorin që drejton SPAK-un, që nuk ka asnjë lidhje me dosjen e tij, tjetër kush e ka bërë atë dosje. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër, kujtojmë sulmet e “Top Channel”, mediat e paguara nga inceneratorët dhe në ortakëri me ta ndaj prokurorëve të tjerë të SPAK-ut, të cilët kishin pikërisht çështjen e inceneratorëve, Klodian Brahon, Ened Nakuçin, Dritan Prençin e kështu me radhë. (Lexo këtu)
Politika dhe media, të gjithë kundër SPAK-ut.
Dikush ndoshta edhe e ka frikë Dumanin, dikush nuk e sulmon sepse mendon që ky i fundit mund ta ndihmojë apo ta lehtësojë. Në fakt, ata që e thonë këtë nuk e njohin këtë zyrtar të shtetit që plot dinjitet po i qëndron përballë fort, si asnjëherë tjetër, luftës me krimin dhe korrupsionin.

Përtej broçkullave politike faktet janë fakte. Kurrë nuk ishte parë dhe nuk ishte dëgjuar kjo frikë ndaj drejtësisë.
Në fakt, duhej një prokuror si Altin Dumani që të tregonte se ka edhe burra që të bashkohen dhe të luftojnë për drejtësi në këtë vend, për drejtësinë e qytetarëve, në një vend ku duan të rrisin fëmijët e tyre shumë shqiptarë, por ikin për shkak të korrupsionit dhe krimit në vend.
Sot ambasada amerikane ka dhënë një përgjigje ndaj të gjitha këtyre akuzave apo sulmeve që i bëhen SPAK-ut.

Në një njoftim të thjeshtë të ambasadës së SHBA-së bëhet e ditur se zoti Dumani ka udhëtuar drejt Brazilit, një lajm që dihej nga mediat, ikja e tij, për disa ditë kthimi, 3 çështje të rëndësishme. Zyrtarë dhe prokurorë të lartë të Brazilit, së bashku me zotin Dumani kanë shkëmbyer informacione për krimin e organizuar dhe për sasitë e kokainës nga Amerika e Jugut në Europë. (Lexo këtu)
OPDAT-i që ka mundësuar vizitën, sipas njoftimit të ambasadës amerikane, është financuar nga Byroja Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit (INL) e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve.
Pra, gjithçka e financuar për SPAK-un dhe prokurorët e këtij institucioni nga SHBA, nga një prej zyrave më të rëndësishme.

Në fjalinë e fundit të njoftimit të ambasadës amerikane thuhet se zoti Altin Dumani shoqërohej nga katër prokurorë të tjerë të SPAK-ut, këshilltari ligjor i SPAK-ut, një hetues i BKH-së, këshilltari ligjor amerikan dhe një agjent i FBI-së të vendosur pranë SPAK-ut.
Nga kjo kuptojmë se në krah të zotit Dumani dhe SPAK-ut qëndron një këshilltar ligjor amerikan dhe një agjent i FBI-së.
Gjithashtu, lëvizjet, të cilat në këtë rast ishin edhe transoqeanike deri në Brazil financohen sërish nga SHBA-ja, nga një nga zyrat më të rëndësishme të saj.

Pra, kjo është përgjigja që amerikanët në mënyrë aspak diplomatike, por të drejtpërdrejtë tregojnë kë po financojnë, kë po mbështesin dhe kush është Altin Dumani.
Ata që mendojnë se sulmet politike mund të ulin integritetin apo kokën e një individi, apo edhe të një institucioni, tashmë e kanë gabim. (Lexo këtu)
Ambasada amerikane ka dalë hapur, ne jemi me ata, ata janë me ne, ndaj shqiptarët duhet të neverisin çdo sulm dhe shpifje të bërë ndaj zotit Dumani dhe një pjesë të prokurorëve të SPAK-ut.
Ndoshta duhet thënë se jo të gjithë kanë të njëjtin integritet, por instucioni i SPAK-ut ka një drejtues dhe prokuror të mbështetur nga amerikanët, të financuar nga amerikanët, për të luftuar krimin dhe korrupsionin në Shqipëri./ CNA
Një institucion që askush se besonte se në rast të një...
Qytetarët e Tiranës, por edhe shqiptarët sot mësuan se...
Një institucion i krijuar pas Reformës në Drejtësi dhe...
Më në fund BE u zgjua. Europa e mplakur, e përçarë, burokr...
Më në fund, mazhoranca, nëpërmjet Komisionit për Ekono...
Që në daljet e para publike të liderëve të partisë së ...
Fatmir Xhafaj e cilëson veten si “babain” e Reformës...
Krokodili është një predator që rritet në ujëra, ushqehet ...
Çështja e Aldor Ninit si fenomen në shoqërinë shqiptare nu...
Prej tre muajsh kompania mediatike “City News Albania”...
Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit...
Është realitet, ndoshta dikush është gëzuar, dikush ës...
Në një reagim të tij në rrjetet sociale deputeti Ervin...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i zhytur në ska...
Nga gazeta “New York Times”, shqiptarët mësuan se krye...
Përgjegjësinë nuk e kanë gazetarët që rrinë tek oborri i S...
Ky titull i shkon për shtat Erion Veliajt, që në fakt ...
2024-a, të paktën deri në muajin shtator, ka pasur shu...
Gazetari dhe analisti rilindas, Lorenc Vangjeli, në nj...
Në media po publikohet dosja e ish-kryeministrit Sali ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...