
Ka individë që besojnë tek struktura e SPAK-ut, ka njerëz që kanë shpresë ka dhe disa që nuk e besojnë fare, që quhen një kazermë politike e kontrolluar nga Rama e kështu me radhë.
Në fakt, jemi përballë shumë detajeve që lidhen me standartet e institucionit dhe rastet janë të shumta.
Për shembull pronat e ushtrisë në Sarandë dhënë për ndërtim sekuestruan nga SPAK-u, asnjë nga firmëtarët e saj nuk shkoi pas hekurave ndërsa në Himarë thuajse në të njëtën situatë ka ikur pas hekurave kryetari i Bashkisë, firmëtarët e kështu me radhë.
Kërkohet një lloj standardi nga të gjithë, kërkohet si për proceset e hetimit pasuror për ish-ministrat, kërkohet që kjo procedurë të kryhet dhe për drejtorët e arrestuar të Veliajt. Pse nuk thirret Veliaj në SPAK e të tjera si këto.
Në fakt, janë të gjitha pjesë të vogla të një puzzle të madh që e ka emrin SPAK.
Po është e vërtetë që fajin e ka SPAK-u sepse dosja “5D” dhe drejtorët e arrestuar në fakt, nuk janë arrestuar prej tyre.
Që të gjithë e kanë marrë vesh, klasa politike se kush janë hajdutët në Bashkinë e Tiranës, si janë përfshirë ata në korrupsion e me radhë, nuk i hetoi SPAK-u.

Ranë nga qielli për disa.
Koncesionet nuk po i heton SPAK-u, ata ministrat që janë nëpër burgje, zyrtarët e tjerë të lartë, skandali i aferës së inceneratorëve, sado që media u përpoq, zbardhi, luftoi, në fund ishte SPAK-u që veproi, ishin prokurorët e këtij institucioni. As ata nuk ranë nga qielli.
Dosja e Sterilizimit, mirë ose keq, me standarde ose jo, u çua në gjykatë. Ka një tjetër ministër nën akuzë dhe këtë nuk e ka bërë SPAK-u.
Ka kryetarë bashkish, ish-kryetarë bashkish, ministra, ish-zyrtarë nën akuzë ka hetime, ka persona në hetim, ka grupe kriminale, ka banditë të arrestuar edhe këto dsipas disave, nuk i ka bërë SPAK-u, janë bërë vetë. Ky është rasti ku ka fajin SPAK-u se, gjitha këto i ka bërë vetë.
E vërteta është që SPAK ka rezultate. Dikush kërkon më shumë, dikush më pak por faktet janë përpara dhe të palëkundura.
Çështja e standardeve, çfarë kërkohet më tej deri ku do të shkohet, është një gjë tjetër , por e vërteta është një dhe vetme.
SPAK-u mund të bënte ndoshta më shumë, por ka bërë shumë dhe për këtë fajtor është vetëm SPAK-u./ CNA
Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pë...
Arrestimi i drejtorëve, bashkëpunëtorëve të tij më të ngus...
Në njësinë administrative të Shënkollit në Bashkinë e ...
Ish-futbollisti i njohur, Gjergji Muzaka, pritet të je...
KPA ka rrëzuar vendimin e KPK-së për prokurorin Juljan...
Sot është mbledhur grupi i dialogut për Reformën Zgjed...
Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka bërë me dije s...
Deborah Keçi, Drejtoreshë e Klubit të Sportit "Tirana"...
Pastori Akil Pano ka reaguar pas debateve në një panel tel...
Gazetari Zamir Dule ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeç...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë një di...
Qindra qytetarë të Tiranës u mblodhën para Bashkisë së Tir...
Pak pasi akrepat e orës shënuan 11:00, para Bashkisë së Ti...
Këshilltarët bashkiakë të opozitës janë lejuar pas rreth d...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berish...
Qytetarët po vijojnë protestën para Bashkisë së Tiranës. ...
Qindra qytetarë të Tiranës janë duke protestuar para b...
Qytetarët kanë hedhur mollë drejt Bashkisë së Tiranës. Në...
Qindra qytetarë të Tiranës janë mbledhur para bashkisë...
Gjykata e Posaçme, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçm...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...