
Që në daljet e para publike të liderëve të partisë së shpallur, por ende të paregjistruar, kemi parë një protagonizëm personal.
Me pretendimin e shpallur që në denominimin e deklaruar të subjektit të ri (ende të paregjistruar), se këta qenkan të djathtët e parë që ka parë toka shqiptare që nga vitit 1912, duken më shumë si pordhacë sesa si lider.
Ajo që përforcon pordhacërinë e këtyre të djathtëve "të vërtetë", është kakofonia dhe mungesa e koordinimit mes tyre.
Kështu, nëse Alibeaj si aktor i dobët dhe teatral, reciton kushte për bashkëpunim me këdo që pranon ato që liston ai, Kulluri nga ana tjetër, më i strukturuar, më i artikuluar dhe pa poza ngërçesh të tipit Alibeaj, është i qartë kur deklaron se PD e ka kryer misionin e vet dhe me të nuk ka kuptim bashkëpunimi.

Nuk ka shumë dyshime në aftësinë e Alibeajt për të mos bashkëpunuar dot me asnjë frymor që i rri përqark. Alibeaj nuk di të lexojë mendimet e të tjerëve dhe as të punojë në ekip. Puna në grup për Alibeajn do të thotë që ai të lexojë materialet e përgatitura nga grupi dhe pastaj të ulet e të shkruajë një gjë, me synimin që të kundërshtojë totalisht çfarë ka konkluduar grupi. Ky është i vetmi talent i Alibeajt!
E ky talent nuk jep shumë shpresa kur shfrytëzohet për të ngritur një subjekt të ri politik.
Kulluri nga ana tjetër, ka më shumë eksperiencë në të folurën publike, pasi kohën e vet larg PD-së e ka shfrytëzuar duke u trajnuar si analist në studio televizive.

Por vështirë se Alibeaj e pranon si lider, ndaj konkurrenca që është shfaqur pa kursim dhe për gallatën e të gjithëve, mos u habisni që të degjenerojnë në krijimin e 2 grupeve brenda kësaj partie të re që nuk është regjistruar ende si e tillë.
Lexoni vetë se çfarë thonë në dy ditët e para të eksperiencës së të dyve si lidership i ri.
Kështu, ndërsa Alibeaj nuk përjashton koalicion me Bashën, Kulluri Bashës i kërkon të regjistrohet si subjekt politik e pastaj të ulen të diskutojnë.
Ajo që dallohet që pa u regjistruar akoma si subjekt politik në regjistrin e posaçëm, është tendenca për t'u paraqitur si konservatore dhe hedhja në treg e tezave në mbrojtje të familjes.
Në fakt, konservatorët kudo kanë si tezë të qenësishme temën e familjes dhe mbrojtjen e saj.
Në këtë pikë, të paktën Alibeaj bashkohet me Kullurin. Por është bashkim në demagogji dhe jo në bindje e qëndrimi personal. Kjo sepse menaxhimi që i kanë bërë deri tani familjeve të veta, i nxjerr pak zbuluar jo vetëm Alibeajn e Kullurin, por një pjesë të mirë të këtyre konservatorëve të Shqipërisë së vitit 2024.
Ndaj është vështirë të besohet se shqiptarët do dynden pas këtyre demagogëve të radhës.

Alibeaj: "Ato që janë çështje që duhet të na puqin bashkë… synimi i koalicionit është, a arrijmë t’i bëjmë bashkë shqiptarët në teren?
Ajo që i bën bashkë shqiptarët dhe këtë e tregojnë sondazhet është mbështetja ndaj drejtësisë së re, e dyta a janë dakord shqiptarët që duan të kenë një sistem zgjedhor me lista të hapura që deputetët t’i zgjedhin vetë.
Një nga kushtet për koalicion është që të përdoren listat e hapura.
Dhe një çështje që duhet të na bëjë bashkë është që Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie të shëndosha me komunitetin ndërkombëtar''
Kulluri: “Basha bën diku diplomantin në Këshillin e Europës, diku analistin, kur të kenë një subjekt, do ulemi të flasim ç’a na bashkon ç’a na ndan. Jo më parti imagjinare, nëse do e bëjnë parti dhe do heqin dorë nga qëndrimi jashtë dyerve të gjykatave, do bashkëpunojmë me këdo."

Më herët Kulluri do deklaronte: "Ne besojmë tek individi dhe të drejtat natyrore, politike e ekonomike e të patjetërsueshme, për jetën, lirinë, ndërgjegjen, fjalën e lirë dhe ushtrimin e lirë të fesë. Të drejtën për të qenë i lumtur, për të pasur pronë, për të ndërtuar pasuri dhe për të mbrojtur veten dhe familjet. Dinjiteti i njeriut është baza themelore e lirisë së tij.
Familja është ë baza e zhvillimit shoqëror për ne. Rritja e një familje të shëndetshme, mbi baza të traditës dhe barazisë shoqërore, është boshti i ndërtimit të shtetit dhe mirëqenies së individit."/ CNA
Fatmir Xhafaj e cilëson veten si “babain” e Reformës...
Krokodili është një predator që rritet në ujëra, ushqehet ...
Çështja e Aldor Ninit si fenomen në shoqërinë shqiptare nu...
Prej tre muajsh kompania mediatike “City News Albania”...
Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit...
Është realitet, ndoshta dikush është gëzuar, dikush ës...
Në një reagim të tij në rrjetet sociale deputeti Ervin...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i zhytur në ska...
Nga gazeta “New York Times”, shqiptarët mësuan se krye...
Përgjegjësinë nuk e kanë gazetarët që rrinë tek oborri i S...
Ky titull i shkon për shtat Erion Veliajt, që në fakt ...
2024-a, të paktën deri në muajin shtator, ka pasur shu...
Gazetari dhe analisti rilindas, Lorenc Vangjeli, në nj...
Në media po publikohet dosja e ish-kryeministrit Sali ...
Në kryeqytet dje është zhvilluar Asambleja e Socialist...
Kryeministri Edi Rama ka shpallur një reformë të madhe...
CNA shpesh ka bërë shkrime, ka raportuar dhe ka thek...
Fatmir Xhafaj u përmend nominalisht nga Rama kur ky i ...
"Kështu është katandisur drejtësia kur ja le çetës së ...
Dje dhe sot u publikuan disa ftesa, njoftime në lidhje...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...